By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?
August 7, 2025
Sorensen: Rruga drejt integrimit evropian çon përmes përparimit të rëndësishëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës
August 7, 2025
Ky është vendi më fotozhenik në botë
August 7, 2025
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë u regjistrua në lagjen italiane të L’Aquila-s
August 7, 2025
Sllovenia prezanton një javë pune më të shkurtër për punëtorët e moshuar, ata mund të zgjedhin se si do të punojnë
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria hedh hapat e parë drejt ringritjes së industrisë ushtarake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria hedh hapat e parë drejt ringritjes së industrisë ushtarake
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria hedh hapat e parë drejt ringritjes së industrisë ushtarake

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 6:53 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri po hidhen aktualisht disa hapa konkrete për rigjallërimin e industrisë ushtarake. Disa komisione të Kuvendit shqyrtuan dhe miratuan sot krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. Nisma më e re ligjore synon të afrojë Shqipërinë me standardet e NATO-s në prodhimin e armatimeve dhe t’i japë fund teknologjive të prapambetura, që trashëgoi nga regjimi komunist. Por deputetët e opozitës kërkuan më shumë transparencë mbi bazën ligjore dhe planet e biznesit të kësaj nisme të re.

Komisionet e Kuvendit për ekonominë dhe financat, për çështjet ligjore dhe për sigurinë kombëtare shqyrtuan dhe miratuan sot projektligjin e përgatitur nga ministria e Mbrojtjes mbi krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.

Nisma cilësohet si hapi i parë për rijetësimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë pas shumë vitesh tranzicion, kur i duhej të ndahej nga armatimet dhe teknologjitë e vjetra të para viteve 90.

Zyrtarët e mbrojtjes pohuan para deputetëve se me themelimin e shoqërisë shtetërore nis ngritja e një strukture të përshtatshme për të vepruar në një treg konkurrues.

Sipas tyre, shoqëria do të ketë të gjithë mekanizmat juridikë dhe financiarë, që të jetë aktive në treg, të tërheqë partnerë seriozë dhe të zhvillojë industrinë ushtarake në përputhje me synimet strategjike të vendit.

Zëvendës ministri Dorian Tola tha në komisionin e ekonomisë se miratimi i këtij projekt-ligji shërben si akt themelimi i kësaj shoqërie shtetërore, përbën një ndër hapat e parë dhe më thelbësorë për rijetësimin e industrisë ushtarake në Shqipëri.

“Mbi të gjitha ne në këtë treg ofrojmë cilësitë tona, jemi vend anëtar i NATO-s, jemi një vendet kryesore të Korridorit 8, jemi të sigurt, prodhojmë afër BE-së, prodhojmë me standardet e NATO-s, vendosja gjeografike, si dhe kemi traditën tonë “Made in Albania”, tha zoti Tola.

Projekti krijon shoqërinë shtetërore për projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, tregtimin e ligjshëm brenda dhe jashtë vendit të gjithë llojeve të armëve ose pjesëve të tyre, përfshirë edhe armë ushtarake, municione, teknologji dhe pajisje ushtarake, si dhe çdo aktivitet tjetër në këtë fushë, në funksion të sigurisë kombëtare si dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake të forcave tona të armatosura.

Ajo është një shoqëri aksionare, ku aksionar i vetëm është shteti dhe përfaqësues është ministria e mbrojtjes. Deputetët e opozitës pohuan se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duhet të jetë edhe përfituese edhe kontribuuese në gjirin e Aleancës.

Por deputetja e Partisë Demokratike të opozitës Jorida Tabaku, kundërshtoi futjen e ligjit në program me procedurë të përshpejtuar, kur meriton një diskutim të gjerë.

Ajo vërejti se projekti kishte disa paqartësi ligjore, ekonomike në lidhje me pronat e ushtrisë, që shoqëria do të marrë, veprimtarinë konkrete të saj në prodhim si shoqëri shtetërore dhe në raport me kompanitë private, si dhe për planet e saj të biznesit.

“Shoh që ligji nuk na sqaron qartësisht elementë me proceset që lidhen dhe kanë të bëjnë me detyrimet e kësaj kompanie ndaj shtetit dhe bashkërendimin me institucione të tjera. Projektligji fokusohet vetëm tek ngritja e një kompanie, por jo modalitetet e operimit të saj, duke pasur parasysh që puna e saj lidhet edhe me sigurinë kombëtare”, thotë zonja Tabaku.

Ndërsa sipas deputetëve të shumicës socialiste, nisma synon të modernizojë industrinë ushtarake të Shqipërisë në përputhje me standardet e NATO-s, duke forcuar rëndësinë e saj strategjike në rajon, rolin e saj për sigurinë ndërkombëtare, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, theksoi se nisma e këtij ligji synon të rritë kapacitetet operacionale të Shqipërisë, nivelin e rezervës në municione dhe armatime, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të vazhdueshme të mjedisit të sigurisë.

“Ringritja dhe fuqizimi i industrisë ushtarake është një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit, pasi do të prodhojë vende pune, si dhe do të rritë të ardhurat në ato vende, ku do të vendoset kjo industri. Kështu ka lindur nevoja dhe domosdoshmëria për rivitalizimin e industrisë ushtarake në vendin tonë përmes krijimit të kësaj shoqërie shtetërore”, tha zonja Dhima.

Projekt-ligji për shoqërinë e re të prodhimit të armëve po shqyrtohet në Kuvend njëkohësisht me Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura për 10 vitet e ardhshme 2024-2033, si dhe me Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

Mbi 3 milionë euro janë parashikuar për krijimin e shoqërisë së re, ndërsa mbi 3 milionë të tjera janë për likuidimin e detyrimeve të disa industrive, që kanë pezulluar veprimtarinë, si Uzina e lëndëve plasëse në Mjekës, Uzina mekanike e Gramshit, Kombinati mekanik Poliçan,

Aktualisht ato janë në proces mbyllje, ndërsa pasuritë e tyre i kalojnë shoqërisë së re tregtare. Pas vitit 90 këto industri u përqendruan në proceset e demilitarizimit dhe shkatërrimit të armëve të vjetra, ndërsa gjendjen e tyre e rënduan më tej teknologjitë e vjetruara, kostot e larta të prodhimit dhe mungesa e specialistëve.

You Might Also Like

Sorensen: Rruga drejt integrimit evropian çon përmes përparimit të rëndësishëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë u regjistrua në lagjen italiane të L’Aquila-s

Sllovenia prezanton një javë pune më të shkurtër për punëtorët e moshuar, ata mund të zgjedhin se si do të punojnë

Ambasada ruse thote se “mbijetesa” e BiH si shtet është në rrezik

Si i përgjonte RDGJ-ja qytetarët e saj DW

TAGGED: #Forcat e Armatosura, #Shqipëri
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Xhaka para ndeshjes me Anglinë: Besojmë në forcat tona

Kosova Times Kosova Times July 4, 2024
Parashikimi i motit, e enjte, 5 dhjetorShqiperi
Evropa ka nevojë për një plan B dhe C për Trumpin dhe Rusinë
Inteligjenca britanike: Kina ka filluar të furnizojë Rusinë me armë vdekjeprurëse
Trafiku Urban i liron sot nga pagesa të gjitha gratë dhe vajzat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?