By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mega Qeveria e Malit të Zi: Kosto e lartë, përfitim pak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mega Qeveria e Malit të Zi: Kosto e lartë, përfitim pak
Ballina 2Rajon / Botë

Mega Qeveria e Malit të Zi: Kosto e lartë, përfitim pak

Kosova Times
Last updated: 2024/07/25 at 1:01 PM
Kosova Times Published July 25, 2024
Share
SHARE

Qeveria më e madhe në historinë politike të Malit të Zi është rezultat i krijimit të portofoleve sipas nevojave të partive, e jo të qytetarëve, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik, Marko Pejoviq.

Kuvendi i Malit të Zi votoi për rikonstruktimin e Qeverisë më 23 korrik.

Qeveria ka tani 26 ministri dhe shtatë zëvendëskryeministra, përkatësisht nëntë anëtarë më shumë se Qeveria e formuar nga kryeministri Millojko Spajiq vetëm dhjetë muaj më parë.

Asaj iu bashkuan partitë e Frontit Demokratik prorus dhe Partia Boshnjake.

Pejoviq beson se me shtimin e sasisë, qytetarët nuk do të fitojnë cilësi.

“Nuk mund të presim që qytetarët të kenë përfitime. Me siguri që gjithçka do t’iu kushtojë shumë. Për paratë që do të shpenzohen për departamentet e reja, ata nuk do të marrin shërbime më të mira nga pushteti ekzekutiv”, thotë ai.

Përmasat e kabinetit të Spajiqit i kritikoi edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili tha se qëllim i Qeverisë më të madhe në histori është mbrojtja e interesave individuale, për të cilat qytetarët do të paguajnë shumëfish.

“Gjithçka derisa të rehatohet edhe funksionari i fundit partiak”, shkroi Millatoviq në rrjetin X.

E, kryeministri i parë pas rënies së Partisë Demokratike të Socialistëve në vitin 2020, Zdravko Krivokapiq, e cilësoi rikonstruktimin qeveritar si “një ekstravagancë politike”, të cilën, siç tha, do ta paguajë populli.

Qeveria e Krivokapiqit i kishte 12 ministra, mes të cilëve ishin edhe Spajiq e Millatoviq.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Financave të Malit të Zi se sa do të jetë më e lartë kostoja, për shkak të zgjerimit të administratës, por nuk mori përgjigje.

Paraardhësi i Spajiqit në pozitën e kryeministrit, Dritan Abazoviq, nxori, siç tha, një vlerësim të përafërt, sipas të cilit Qeveria do t’i shpenzojë rreth 420 mijë euro më shumë në muaj.

Qeveria nuk e kontestoi këtë vlerësim.

Opozita kritikon numrin e lartë të ministrive

Mali i Zi, i cili ka pak më shumë se 620.000 banorë, me 32 anëtarë të Qeverisë dhe me 54 sekretarë shtetërorë, ka Qeverinë më të madhe në Evropë.

“Imagjinoni, ne kemi një kabinet me mbi 30 anëtarë të Qeverisë. As Kina me një miliard e gjysmë banorë nuk e ka. Ajo ka 24 ministri”, tha Andrija Nikolliq, deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve, që është subjekti më i madh opozitar.

Millosh Konatar, nga Lëvizja Ura, tha se në sallën e Kuvendit janë vetëm 25 vende për ministra.

“Kur të vijë ora e ardhshme e kryeministrit, do të vijnë mbi 30 anëtarë të Qeverisë. Duhet të blihen karrige që ministrat e rinj të kenë ku të ulen”, tha Konatar.

Si u krijuan ministritë e reja?

Spajiq arriti në 26 ministri duke i ndarë disa ministri ekzistuese në disa më të vogla dhe duke krijuar disa të reja.

Kështu, me punët e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të merren dy zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve është Ervin Ibrahimoviq, kryetar i Partisë Boshnjake dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Zëvendëskryeministri i dytë është ish-ministri i Punëve të Jashtme, Fillip Ivanoviq, doktor i filozofisë dhe poliglot.

Me infrastrukturën dhe zhvillimin rajonal do të merren: zëvendëskryeministri Millun Zogoviq, ministri i Planifikimit Urban, Sllaven Radunoviq, ministri i Zhvillimit Verior, Damjan Qullafiq, si dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve, Ernad Suleviq.

Me ndërtimin e rrugëve dhe përmirësimin e industrisë detare do të merren ministrja e Transportit, Maja Vukiqeviq, dhe ministri i Punëve Detare, Fillip Radulloviq.

Për energjetiken do të kujdeset ministri i Energjisë, Sasha Mujoviq, e veçanërisht me naftën, gazin dhe minierat do të merret ministri i ri, Admir Shahmanoviq.

Mali i Zi, përndryshe, nuk ka burime të naftës dhe gazit, ndërsa vetëm një minierë e ka në funksion.

Duke vënë në dukje këtë fakt, deputeti socialdemokrat, Nikolla Zirojeviq, me ironi tha se duhet të emërohet një drejtor i metrosë – gjë të cilën Mali i Zi nuk e ka.

“I bëj thirrje kryetarit të Komunës së Plevlës që ta sjellë Partinë Boshnjake në pushtet dhe t’ia ndajë postin e drejtorit të metrosë, sepse ajo ekziston në Plevle, po aq sa nafta dhe gazi në Mal të Zi”, tha Zirojeviq.

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve është gjithashtu përgjegjëse për bashkëpunimin me organizatat joqeveritare.

Ministri i vetëm pa portofol është përgjegjës për marrëdhëniet e Qeverisë me Kuvendin e Malit të Zi.

Nuk priten rezultate

“Është krijuar një numër i madh i ministrive që nuk kanë memorie institucionale, prandaj nuk duhet të presim rezultate”, thotë Pejoviq, i cili është drejtor i programeve në OJQ-në “Uzor” në Mal të Zi.

Sipas tij, ministritë e reja nuk kanë personel e as përvojë të mëparshme.

Ai beson se, pas rikonstruktimit të gjerë të Qeverisë, është i nevojshëm një sistemim i ri dhe organizim i brendshëm i pushtetit ekzekutiv.

“Atëherë, do të dimë se sa drejtori do të jenë, se sa njerëz do të punësohen në departamentet e reja. Është e sigurt që gjithçka do të kushtojë shumë më tepër se tani”, thotë Pejoviq.

Ai shton se krahas punësimeve në Qeveri, priten edhe punësime në kompani të themeluara nga shteti dhe pushteti vendor.

“Punësimet janë pjesë e marrëveshjes politike. Shpenzimet në bazë të kontratave të punës do të rriten ndjeshëm”, thotë Pejoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Spajiq, është zotuar se Qeveria e rikonstruktuar do të mbetet e përqendruar në rrugën evropiane, por opozita beson se pas përfshirjes së Frontit Demokratik prorus, ajo do të jetë nën ndikimin e Serbisë dhe Rusisë, qëllimi i të cilave nuk është hyrja e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

TAGGED: #Mali i Zi, #Qeveria
Kosova Times July 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

U paraqit si punonjës i Inspektoratit Policor, ndalohet i dyshuari

Kosova Times Kosova Times November 24, 2023
Tahiri: 30 maji, dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit
DPS propozon Gjukanoviqin kandidat për president
Numri i rekrutëve rusë do të rritet me më shumë se 2 milion
Zelensky: Lukashenko do të paguajë për lejimin e pushtimit të Rusisë nga Bjellorusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?