By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Azerbajxhani kërcënon me veprim ushtarak kundër Armenisë pas “provokimeve” në kufi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Azerbajxhani kërcënon me veprim ushtarak kundër Armenisë pas “provokimeve” në kufi
Ballina 2Rajon / Botë

Azerbajxhani kërcënon me veprim ushtarak kundër Armenisë pas “provokimeve” në kufi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/25 at 9:46 PM
Kosova Times Published July 25, 2024
Share
SHARE

Azerbajxhani ka kërcënuar të enjten me veprim ushtarak të shkallës së gjerë kundër Armenisë, si përgjigje ndaj atyre që i ka cilësuar “provokime” armene përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka pretenduar që ushtria armene ka përdorur “armë të rënda” dhe dronë zbulues në atë zonë.

Ministria, gjithashtu, i ka bërë thirrje Armenisë dhe sponsorëve të vet, “të përmbahen prej krijimit të një vatre të re lufte” në Kaukazin e Jugut.

“Nëse nuk ndalen këto veprime provokative, do të merren hapat e duhur, duke përdorur gjithë arsenalin e forcave të armatosura të Azerbajxhanit, për qëllime të vetëmbrojtjes”, është thënë në deklaratë.

Ministria i ka dënuar edhe fuqitë perëndimore që kanë rritur bashkëpunimin ushtarak me Armeninë, duke cituar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të kryera prej Shteteve të Bashkuara në Armeni këtë muaj, një marrëveshje për armët me Francën dhe alokimin e 10 milionë eurove prej Bashkimit Evropian si ndihmë ushtarake për Jerevanin.

Ministria ka pretenduar se këto veprime mund të inspirojnë Armeninë “të kryejë provokime të reja dhe të përgatitet për një tjetër luftë me Azerbajxhanin”.

Ministrja e Jashtme armene i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Zëdhënësja, Ani Badalian, ka insistuar që Jerevani vazhdon të jetë i përkushtuar për “agjendë paqësore” dhe “nuk do të devijojë prej asaj strategjie”.

Ajo ka thënë se Bakuja e ka injoruar një propozim armen, të bërë së fundmi, për të kryer hetime rreth shkeljeve të armëpushimeve, për të cilat palët e fajësojnë njëra-tjetrën.

Badalian ka thënë se blerja e armëve prej Francës dhe kombeve tjera ka vetëm qëllim “mbrojtjen e territorit të njohur ndërkombëtarisht”.

Ministria e Jashtme armene ka pretenduar më 19 qershor se Azerbajxhani mund të jetë duke planifikuar “agresion të ri” kundër Armenisë.

Kërcënimet e fundit të Azerbajxhanit vijnë dy javë pasi ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve janë takuar në Uashington për bisedime, dhe nikoqir i tyre ka qenë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Palët nuk kanë raportuar për përparim drejt nënshkrimit të një traktati të paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Këto dy shtete fqinje kanë negociuar traktat të paqes prej kur Azerbajxhani e ka rimarrë kontrollin e Nagorno-Karabakut, në shtator të vitit 2023, përmes një ofensive të shpejtë.

Armenia, aleate dhe partnere tradicionale e Rusisë, është rikthyer së fundmi drejt Perëndimit dhe ka ftohur lidhjet me Moskën, të cilën Jerevani e fajëson që ka dështuar ta mbështesë në konfliktin me Azerbajxhanin.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

TAGGED: #Armeni, #Azerbajxhan, #Nagorno Karabak
Kosova Times July 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot me diell dhe vapë, temperatura deri në 36 gradë Celsius

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Gjykata e Shkupit e ndërpret gjykimin për rastin “afera e përgjimeve”
Pse po i rrit shqetësimet qëndrimi i Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Maqedonci: Së bashku do të sigurojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
Osmani: Beogradi synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?