By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barack dhe Michelle Obama mbështesin Kamala Harrisin për garën presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Barack dhe Michelle Obama mbështesin Kamala Harrisin për garën presidenciale
Ballina 2Rajon / Botë

Barack dhe Michelle Obama mbështesin Kamala Harrisin për garën presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 11:52 AM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, kanë mbështetur Kamala Harrisin për garën e saj për Shtëpinë e Bardhë.

Nënpresidentja amerikane tani ka marrë një mbështetje të rëndësishme nga dy nga demokratët më popullorë në Shtetet e Bashkuara.

Mbështetja, që u bë publike më 26 korrik përmes një videoje ku shfaqet Harris duke biseduar në telefon nga çifti Obama, vjen në kohën kur Harris po vazhdon të ndërtojë momentum, teksa me gjasë ajo do të fitojë nominimin partiak për presidente.

Synimi i Harrisit për të garuar për presidente vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, u tërhoq nga gara për nënpresidente dhe ofroi mbështetje për zëvendësen e tij për të garuar kundër kandidatit republikan, ish-presidentit Donald Trump.

“Të telefonuam për të të thënë se Michelle dhe unë jemi shumë krenarë që të mbështesim dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të shkoni në Zyrën Ovale”, i tha ish-presidenti Harrisit.

Ndërkaq Michelle Obama tha se “Kamala, jam shumë krenare me ty”.

Harris, e cila e njeh çiftin Obama që para se Barack Obama të fitonte zgjedhjet e 2008, i falënderoi për miqësinë e tyre dhe tha se mezi pret që të jenë bashkë në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Barack dhe Michelle Obama ndoshta janë figurat e fundit të larta të partisë që mbështesin Harrisin zyrtarisht.

Sipas një hulumtimi të Associated Press, Harris veçse ka siguruar mbështetjen publike të shumicës së delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili do të mbahet nga 19 gushti deri më 22 gusht në Çikago.

Biden e kishte mbështetur menjëherë Harrisin pasi njoftoi për tërheqjen nga gara, mes shqetësimeve se presidenti 81-vjeçar nuk mund të mposhtë Trumpin.

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, lideri i demokratëve në Dhomë, Hakeem Jeffries, ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Cliton, janë disa nga figurat që kanë mbështetur Harrisin.

Çifti Obama, megjithatë, pas tërheqjes së Bidenit nuk e mbështetën menjëherë Kamala Harrisin. Në deklaratën fillestare pas tërheqjes së Bidenit, Barack Obama nuk e përmendi Harrisin, por lavdëroi Bidenin për punën e bërë.

Çifti Obama kishin marrë pjesë në fushatën e Hillary Clintonit më 2016 dhe më 2020 të Bidenit.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

TAGGED: #Michelle Obama
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fluturimi i Putinit për në Alaska do të planifikohet me kujdes: Një fluturim vajtje si e vetmja mundësi

Kosova Times Kosova Times August 13, 2025
Kosova të mos kushtëzohet, rruga e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE duhet të shkurtohet
Xhevahiri i liqenit të Komos që duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetë
Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme
Ukraina nis kundërsulmet në sektorët e Kursk, Pokrovsk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?