By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Britania nuk do të sfidojë GjNP-në rreth fletarrestimit për Netanyahun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Britania nuk do të sfidojë GjNP-në rreth fletarrestimit për Netanyahun
Ballina 2Rajon / Botë

Britania nuk do të sfidojë GjNP-në rreth fletarrestimit për Netanyahun

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 5:21 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Qeveria e re e Britanisë së Madhe nuk do ta sfidojë kërkesën e një prokurori të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP) për lëshim të fletarrestimit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të premten.

Qeveria e ish-kryeministrit britanik, Rishi Sunak, pati thënë se synon të sfidojë kërkesën e prokurorit Karim Khan në maj, për të lëshuar fletarrestime për Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me dyshimet për krime lufte në Gazë.

Britania ka pasur afat që të bëjë kërkesën deri të premten, mirëpo Qeveria e sapozgjedhur e Laburistëve, ka konfirmuar se nuk do t’i çojë përpara planet e Sunakut.

“Ky ka qenë propozim i Qeverisë paraprake, dhe kërkesa nuk është dorëzuar para zgjedhjeve, dhe unë mund të konfirmoj që Qeveria nuk do t’i çojë përpara këto plane, pasi vendimi i takon gjykatës”, ka thënë një zëdhënëse e Qeverisë britanike.

Laburistët, në krye me Keir Starmerin, janë ngjitur në pushtet më 4 korrik, duke mposhtur konservatorët në zgjedhjet e përgjithshme.

Prej atehërë, qeverisja e re ka rinisur të ndajë fonde për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, për të cilën Sunak i pati ndalur fondet, meqë ka pasur pretendime se anëtarë të saj kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit.

Militantët e Hamasit – grupit palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Laburistët duan armëpushim të menjëhershëm në luftën e Izraelit me militantë të Hamasit në Gazë, si dhe lirim të pengjeve.

Shtetet e Bashkuara, aleatet kryesore të Izraelit, pritet të sfidojnë autoritetetin e GJNP-së për të lëshuar fletarrestim kundër Netanyahut.

Përveç Netanyahut dhe Gallantit, Khan kërkon lëshim të fletarrestimeve edhe kundër liderëve kyçë të Hamasit, sikurse Yahya Sinwar, Ismail Haniyeh dhe Mohammed Deif, nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Nëse kërkesa miratohet, secili prej 124 vendeve anëtarëve të GJNP-së, është i obliguar që të arrestojë Netanyahun dhe të tjerët, nëse udhëtojnë në ato territore.

Megjithatë, Gjykata nuk e ka ndonjë mekanizëm për t’i detyruar ato të zbatojnë vendimin.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Britania, #GjNP
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Raporti i IKD-së: Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve me shkelje të Kushtetutës dhe i vonuar

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Dhjetëra viktima nga tërmeti në Indonezi
Këshilltari i Zelenskiy: Trump dhe Zelenskiy do të arrijnë një marrëveshje
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik
“K’cimi i Tropojës” mbrohet nga UNESCO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?