By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën
July 17, 2025
“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit
July 17, 2025
Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh
July 17, 2025
KEDS-i: Në mbarë Kosovën mbi 40 dalje jashtë funksionit
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grupe të reja ekstremiste shfaqen në skenën militante të Pakistanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Grupe të reja ekstremiste shfaqen në skenën militante të Pakistanit
Rajon / Botë

Grupe të reja ekstremiste shfaqen në skenën militante të Pakistanit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 2:09 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Sulmues vetëvrasës dhe sulmues të armatosur hynë në një bazë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit javën e kaluar, duke vrarë tetë ushtarë.

Ky ishte një nga një seri sulmesh vdekjeprurëse që kanë goditur shtetin e Azisë Jugore, ku dhuna militante është rritur në vitet e fundit.

Por, ajo çfarë është e rëndësishme lidhur me sulmin e 15 korrikut në qytetin Banu është grupi që mori përgjegjësinë për të, Jaish Fursan-e Muhammad (JFM), grup i panjohur deri më tani.

JFM-ja është në mesin e disa grupeve të reja militante që kanë njoftuar muajve të fundit për futjen e tyre në skenën, veçse të mbushur, militante në Pakistan.

Por, ekspertët besojnë se aktorët e rinj janë në fakt fronte të grupeve ekzistuese, përfshirë të Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP) – organizata më vdekjeprurëse militante që lufton kundër Islamabadit.

JFM-ja besohet se është një front i Hafiz Gul Bahadar (HGB), një grup i veçantë ekstremist. Grupi mban emrin e liderit të tij, i cili është ish-komandant i TTP-së.

Tehrik-e Jihad Pakistan (TJP), një tjetër grup militant që njoftoi për pranin ë e tij vitin e kaluar, sipas ekspertëve vlerësohet se është front i TTP-së. Ky grup shënoi hyrjen e tij në skenën e grupeve militante me një sulm spektakolar ndaj një baze kyçe ajrore në provincën lindore të Punxhabit në nëntor.

Ekspertët thanë se fronte u mundësojnë TTP-së dhe HGB-së – grupe që vazhdimisht janë nën presion ushtarak nga Islamabadi – të mbajnë një qëndrim të besueshëm mohues.

“Të gjitha këto grupe janë ose pjesë e TTP-së, ose e Hafiz Gul Bahadarit”, tha Mansur Mehsud, drejtor i Qendrës Kërkimore FATA – organizatë jofitimprurëse me bazë në Islamabad.

“Kjo është pjesë e strategjisë së TTP-së dhe HGB-së që të krijojnë konfuzion”, shtoi ai.

“Përdorimi i emrave të ndryshëm”

TTP-ja dhe HGB-ja besohet se kanë bazat në Afganistan, ku talibanët afganë morën pushtetin më 2021.

Ekspertët thanë se marrja e pushtetit nga talibanët ka trimëruar dhe forcuar militantët pakistanezë. Tërheqja e trupave ndërkombëtare nga Afganistani ka ulur në mënyrë të ndjeshme sulmet ajrore amerikane në rajon, duke u lejuar militantëve që të operojnë më lirshëm. Luftëtarët e TTP-së dhe HGB-së po ashtu kanë në posedim armë të sofistikuara, përfshirë armë të prodhimit amerikanë, të cilat u lanë pas nga forcat ndërkombëtare.

Pakistani ka akuzuar talibanët afganë se po strehojnë TTP-në, grup me të cilin talibanët kanë lidhje të ngushta ideologjike dhe organizative.

Viteve të fundit, Pakistani ka përdorur taktika presioni, thanë vëzhguesit, për të detyruar talibanët afganë për të shkëputur raportet me TTP-në, përfshirë dëbimin e qindra mijërave refugjatëve afganë nga Pakistani, mbylljen e pikave kyçe kufitare dhe bllokimin e kalimit transit të mallrave afgane.

Islamabadi ka kryer edhe sulme vdekjeprurëse ndërkufitare, duke shënjestruar pozicionet e supozuara të TTP-së në lindje të Afganistanit.

Talibanët afganë kanë tentuar që të qetësojnë Pakistanin duke zhvendosur luftëtarët e TTP-së larg nga kufiri me Pakistanin në zonat tjera të Afganistanit. Ata po ashtu kanë ndërmjetësuar bisedimet e paqes mes militantëve pakistanezë dhe Islamabadit, proces që ka dështuar. Por, militantët afganë kanë refuzuar që të dëbojnë TTP-në nga Afganistani.

Çdo sulm i madh i TTP-së brenda Pakistanit është pasuar me dënime nga Islamabadi dhe thirrje në biseda të ambasadorit të talibanëve afganë, për të shprehur pakënaqësi.

“Talibanët [pakistanezë] janë të fuqishëm, por po ashtu janë nën presion”, tha Muhammad Amir Rana, analist politik dhe i sigurisë me bazë në Islamabad. “Por, ata përdorin emra të ndryshëm si pjesë e strategjisë së tyre, por edhe për të shmangur presionin”.

Mehsud nga Qendra Kërkimore FATA tha se “TTP-ja nganjëherë qëllimisht shmang sulmet në shkallë të gjerë vetëm për të shmangur presionin” nga talibanët afganë, të cilët, sipas tij, kanë tentuar të bindin Pakistanin që të frenojë sulmet e tij.

“Situata e sigurisë është shumë e keqe”

TTP-ja dhe HGB-ja, si dhe degët e tyre, kanë përqendruar shumicën e sulmeve në Kiber Paktunkva, provincë që gjendet në kufi me Afganistanin dhe që prej kohësh është vatër militantësh.

Disa grupe të tjera militante, që kanë marrë më pak vëmendje mediatike, po ashtu së fundi janë shfaqur në rajon. Këtu përfshihet edhe Lashkar-e Khorasan, grup militant që besohet se është front për TTP-në. Grupi tjetër është grupi Shaheen, që konsiderohet front për HGB-në. Që të dy këto grupe, muajve të fundit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në Kiber Paktunkva.

Më herët gjatë këtij viti, Pakistani tha se ushtria do të nisë një ofensivë të re për të çrrënjosur militantët nga pjesa veriperëndimore e shtetit. Por, zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje.

Operacioni i planifikuar ushtarak është kundërshtuar fuqishëm nga banorët lokalë në Kiber Paktunkva, rajon që në të kaluarën ka qenë skenë e disa ofensivave që kanë vrarë mijëra dhe kanë detyruar zhvendosjen e miliona civilëve.

Më 19 korrik, mijëra persona protestuan në Banu duke kërkuar që t’u jepet fund operacioneve ushtarake në rajon. Protesta u bë e dhunshme dhe forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve, duke vrarë një person. Që atëherë, mijëra persona kanë marrë pjesë në protesta paqësore në Banu.

Rana, analisti me bazë në Islamabad, tha se Pakistani nuk ka para vetes zgjedhje të mira në luftën e tij për të ulur numrin e sulmeve militante në shtet.

Nëse nis një fushatë vdekjeprurëse ushtarake do të shkaktojë zemërim në mesin e publikut. Nëse shënjestron bastionet e pretenduara të TTP-së brenda Afganistanit, mund të përshkallëzojë edhe më shumë raportet me talibanët afganë, tha ai.

“Situata e sigurisë është shumë e keqe”, tha Rama.

You Might Also Like

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Ukraina sjell në shtëpi 1,000 të vdekur të luftës të mbajtur nga Rusia

TAGGED: #Grupe të reja ekstremiste, #Pakistan
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Raportohet se Biden do ta shpallë shpejt kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme

Kosova Times Kosova Times April 21, 2023
Zbulim sensacional ne Pag: Janë zbuluar dy sarkofagë prej guri të kohës së krishterimit të hershëm
Rusia ka humbur pothuajse 50% të eksporteve të saj të armëve që nga fillimi i luftës
Trump do të bëjë gjithçka për të sfiduar zgjedhjet. Avokatët e shtetit bëjnë thirrje për një transferim paqësor të pushtetit
Zelensky shkarkoi të gjithë drejtuesit e zyrave të regjistrimit dhe regjistrimit ushtarak të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?