By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë mposhtëm armikun dhe sollëm lirinë
December 31, 2025
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lindita Nikolla dorëhiqet nga pozita e kryetares së Kuvendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lindita Nikolla dorëhiqet nga pozita e kryetares së Kuvendit
Ballina 2Rajon / Botë

Lindita Nikolla dorëhiqet nga pozita e kryetares së Kuvendit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 10:55 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka njoftuar të premten papritur dorëheqjen e saj nga ky post për arsye personale.

“E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy.

Sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon”, tha zonja Nikolla.

“Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë. Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve”, vijoi zonja Nikolla.

Ajo tha se “fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë. Dua të falënderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare. Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë”, u shpreh Nikolla.

“Dua t’ju uroj me gjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap. Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap”, tha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

“Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi. Një mirënjohje e falënderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë. Gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja. Faleminderit edhe njëherë”, përfundoi Nikolla.

You Might Also Like

VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!

Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar

Çedomir Stojkoviq u lirua për t’u mbrojtur ne liri

Axhenda ndërkombëtare

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

TAGGED: #Kuvendi i Shqipërisë, #Lindita Nikolla
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lukashenka viziton ushtarët rusë të stacionuar në Bjellorusi

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
Gjykata bllokon përkohësisht njerëzit e Trump nga përpjekjet për pushime masive nga puna
Vrasja në Podujevë: Policia e konfirmon, edhe një grua ka mbetur e plagosur
Mali i Zi, biblotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhen shqipe
Sudan, mbi 20 të vdekur dhe më shumë se 70 të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?