By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj
November 25, 2025
E la te uritur vajzen deri ne vdekje, e shndërroi në një skelet. “Kisha frikë nga koronavirusi”
November 25, 2025
Tovërlani rikthehet te Prishtina si trajner i ri
November 25, 2025
Përplasje në KQZ për mënyrën e votimit të diasporës
November 25, 2025
Orav: Dezinformimi rrezikon demokracinë në Kosovë
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz: “Duhet të zvogëlohen” shifrat e migrimit të parregullt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Scholz: “Duhet të zvogëlohen” shifrat e migrimit të parregullt
Ballina 2Rajon / Botë

Scholz: “Duhet të zvogëlohen” shifrat e migrimit të parregullt

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 6:23 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se i konsideron kontrollet kufitare me shtetet fqinje, si masë të arsyeshme për të kufizuar migrimin e parregullt në Gjermani.

“Në përgjithësi, ne synojmë t’i vazhdojmë kontrollet strikte në kufijtë gjermanë”, ka thënë Scholz në një intervistë të publikuar të premten në revistën rajonale, Saarbrücker Zeitung.

“Ne duam të kufizojmë migrimin e parregullt, siç e kam thënë më parë. Numrat duhet të zvogëlohen”.

Sipas tij, migrimi është i domosdoshëm për tregun gjerman të punës.

“Por, janë tepër shumë njerëz që vijnë te ne në mënyrë të parregullt, që pretendojnë se kërkojnë mbrojtje prej persekutimit, mirëpo nuk mund të ofrojnë asnjë arsye për azil dhe më pas refuzohen”, ka thënë Scholz.

Ai i ka përmendur edhe pikat aktuale të kontrollit, sikurse ato me kufirin francez gjatë kohës sa do të mbahen Lojërat Olimpike.

Kontrollet në ato pika do të vazhdojnë të kryhen deri më 30 shtator.

Sa u përket kontrolleve kufitare me Austrinë, Zvicrën, Republikën Çeke dhe Poloninë, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka urdhëruar rikthimin e kontrolleve fizike në tetor.

Qeveria gjermane ka thënë se ato kontrolle kufizojnë migrimin e parregullt dhe ndihmojnë në luftën kundër kontrabandimit me njerëz.

Ndonëse në vendet e Zonës Schengen nuk do të duhej të kishte kontrolle kufitare, shumë shtete kanë rikthyer kontrollet për shkak të migrimit dhe shqetësimeve tjera.

Sipas Policisë Federale të Gjermanisë, në periudhën 7 qershor – 19 korrik, janë regjsitruar 9.172 hyrje të paautorizuara në Gjermani dhe 6.401 prej këtyre njerëzve janë kthyer mbrapsht.

Në gjysmën e parë të këtij viti, për azil në Gjemani kanë aplikuar 121.416 njerëz, rreth 19 për qind më pak, sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

You Might Also Like

Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj

E la te uritur vajzen deri ne vdekje, e shndërroi në një skelet. “Kisha frikë nga koronavirusi”

Turqi: Tre persona arrestohen për “spiunazh” për Emiratet e Bashkuara Arabe

Media: Sekretari i Ushtrisë Amerikane u takua me një delegacion rus në Abu Dhabi

Bisedimet midis SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës mbi planin e paqes të Trump kanë filluar në Abu Dhabi

TAGGED: #Migrimi i parregullt, #Olaf Scholz
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti me kreun e OSBE-së diskutojnë për komunitetet

Kosova Times Kosova Times November 6, 2023
Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Shkupi me rezerva vetëm për dy javë ngrohje
Pelosi largohet nga posti i kryetares së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve
Vdes njëri nga të plagosurit në incidentin e mbrëmshëm në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?