By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nga ballkani po rekrutojne në Ukrainë. “Nëse Zoti do, do të shkojmë në Kosovë me vëllezërit tanë rusë”
October 31, 2025
Pulë me kërpudha kremoze
October 31, 2025
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avionët F-16, 50 vjet në shërbim të qiejve të NATO-s dhe partnerëve të saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Avionët F-16, 50 vjet në shërbim të qiejve të NATO-s dhe partnerëve të saj
Ballina 2Rajon / Botë

Avionët F-16, 50 vjet në shërbim të qiejve të NATO-s dhe partnerëve të saj

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 6:24 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një rol kyç për vendet që i përdorin ata. Ekspertët ushtarakë thonë se ky avion revolucionarizoi mbrojtjen ajrore moderne dhe me zhdërvjelltësinë e tij dhe aftësinë për t’u përshtatur, mbetet shtylla kurrizore e NATO-s dhe flotës luftarake të koalicionit të aleatëve.

Avioni luftarak F-16 i prodhuar nga kompania e industrisë ushtarake Lockheed Martin, është ende në qendër të vëmendjes pesë dekada pas fluturimit të tij të parë. Ai është një simbol i fuqisë ajrore të Shteteve të Bashkuara.

I projektuar fillimisht si një mjet ajror i lehtë dhe i zhdërvjellët, F-16 është shndërruar me kalimin e kohës në një avion të lakmuar që shërben në shumë role.

Kohët e fundit, avionët F-16 u shfaqën në një paradë spektakolare, në panairin më të madh ajror ushtarak në botë, në Gloucestershire të Britanisë.

Orlando Sanchez Jnr është zëvendëspresidenti dhe menaxheri i përgjithshëm i Prodhimit të Avionëve Luftarakë në kompaninë Lockheed Martin.

“Jemi këtu për të shënuar 50 vjet kontribut në NATO dhe në mbarë botën”, thotë ai.

Në vitin 1974, fluturimi i parë i avionit F-16 u bë një muaj më herët se sa ishte planifikuar. Piloti Phil Oestricher hipi në kabinë në bazën e Forcave Ajrore Edwards në Kaliforni. Synimi ishte të bëhej një provë e shkurtër me shpejtësi të lartë në tokë, por ai realizoi një fluturim dramatik prej gjashtë minutash përpara se të ulej në mënyrë të sigurt.

“F-16 është avion i veçantë sepse në fillimet e tij, ai ishte projektuar për të qenë i zhdërvjellët dhe për mbi 50 vjet ka dëshmuar se është i adaptueshëm. Kemi pasur mbi 142 versione të tij dhe tani 4600 të tillë fluturojnë në 25 vende, së shpejti do të jetë edhe në vendin e 26-të. F-16 sot është i rëndësishëm për sigurinë e shekullit të 21-të dhe vendet e NATO-s, si edhe vendet partnere në mbarë botën”.

Avioni ka një ndikim kyç për NATO-n në Evropë, ku janë në veprim më shumë se 700 të tillë, duke u mundësuar shumë vendeve evropiane të mbrojnë hapësirën ajrore dhe të jenë pjesë e rrjetit paqeruajtës të NATO-s.

Paisja me F-16 ishte një nga kërkesat e presidentit Volodymyr Zelenskyy duke shpresuar se kjo do t’i jepte një avantazh ushtarak Ukrainës, mes përpjekjeve intensive për të zmbrapsur agresionin rus.

“F-16 është me të vërtetë i rëndësishëm për aleancën e NATO-s, sepse jo vetëm që është teknologjia e fundit, gjë që ka rëndësi për luftën sot, por ai bashkon në një mënyrë organike, të gjitha partneritetet e NATO-s”, thotë zoti Sanchez.

F-16 prodhohet në kompleksin e kompanisë Lockheed Martin në Greenville të Karolinës së Jugut. ShBA dhe disa forca ajrore të NATO-s janë në procesin e zëvendësimit të avionëve F-16 me një tjetër avion luftarak të prodhuar nga Lockheed, F-35, i cili ofron aftësi të gjeneratës së ardhshme ajrore luftarake. /Associated Press/

You Might Also Like

Nga ballkani po rekrutojne në Ukrainë. “Nëse Zoti do, do të shkojmë në Kosovë me vëllezërit tanë rusë”

SHBA-të do të zvogëlojnë forcat në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki duke filluar nga muaji i ardhshëm pas lëvizjes në Rumani

Samiti Trump-Putin anulohet pasi Moska i dërgoi një memo Uashingtonit

Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s

Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë

TAGGED: #NATO, Avionët F-16
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbia nën panik, 90 kërcënime brenda disa ditëve, 24 prej tyre nga rrjetet sociale, 8 të mitur të ndaluar

Kosova Times Kosova Times May 9, 2023
Haradinaj përjashton mundësinë e një koalicioni me LVV-në
Kurti dhe Lisa Choate diskutojnë fuqizimin e bashkëpunimit arsimor dhe 20-vjetorin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim
Selanik: një 42-vjeçar është vetëvrarë në qendrën e paraburgimit
Haradinaj prezanton kandidatët në Rahovec
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?