By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
September 17, 2025
Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon
September 17, 2025
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
September 17, 2025
Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë
September 17, 2025
LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çitaku: PDK do të inicoj mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çitaku: PDK do të inicoj mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së
Ballina 1Lajme

Çitaku: PDK do të inicoj mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 3:34 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar Grupi Parlamentar i PDK-së javën e ardhshme do ta dorëzoj mocionin për shkarkimin e Bordit të RTK-së, pas publikimit të lajmit të paverifikuar të “Slobodna Bosna”, përmes të cilit etiketohen mediat tjera për lidhje me Serbinë.

Çitaku, në një konferencë për media, theksoi se mocioni për vënien para përgjegjësisë së këtij Bordi që nuk e ka kurajën të mbroj transmetuesin publik dhe standardet e gazetarisë mbi të cilat duhet të organizohet puna e transmetuesit publik, është i domosdoshëm.

“Kjo nismë është e pandalshme, emergjente dhe në funksion të mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së mediave. RTK është e publikut dhe nuk duhet të shndërrohet në instrument të pushtetit për të projektuar, organizuar dhe transmetuar shpifje dhe të pavërteta kundër mediave dhe kolegëve të tyre gazetarë me qëllim që ti shërbejë partisë në pushtet në betejën e saj të dëshpëruar për të luftuar fjalën e lirë dhe të vërtetën që publiku duhet ta dijë”, tha ajo.

Çitaku tha se RTK dështoi t’u qëndroj besnik parimeve themelore të gazetarisë, sepse nuk iu rezistoi dot presioneve politike të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila RTK-në e ka shndërruar në media partiake.

“Lajmet e rreme të RTK-së të cilat citonin po ashtu një medium boshnjak artikulli i të cilit mund të jetë shkruar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, përbëjnë cenim direkt të sigurisë dhe jetës së gazetarëve të këtyre mediumeve nga njëra anë, por edhe shpërfaqin, nga ana tjetër, fushatën qeveritare kundër mediave dhe fjalës së lirë, si një vlerë kushtetuese dhe demokratike e shtetit dhe shoqërisë tonë. Prandaj, pas gjithë kësaj situate, RTK nuk e ka kredibilitetin e transmetuesit publik nëse nuk merren masa ndaj drejtuesve të tij. Aq më tepër që nga dita në ditë, u ndriçuan shumë rrethana edhe nga disa gazetarë të këtij mediumi e të cilët dëshmuan integritet profesional duke u distancuar nga lajme të tilla shpifëse. Ky lajm shpifës që trazoi themelet e fjalës së lirë në Kosovë dhe zgjoi edhe reagime të panumërta nga organizata vendore e ndërkombëtare, e ka një adresë të saktë, Bordin e RTK-së dhe drejtorin e Televizionit”, deklaroi Çitaku.

PDK vlerëson se përfshirja e zyrtarëve të AKI-së, ashtu siç po raportohet, duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale sa më parë, në mënyrë që të ndriçohet e vërteta.

Çitaku i konsideron shqetësuese dhe të patolerueshme përpjekjet e vazhdueshme të pushtetit të udhëhequr nga Qeveria Kurti për të cenuar lirinë e medias dhe të fjalës së lirë.

“Në këto 4 vite, nuk ju mjaftuan kërcënimet, fyerjet dhe shpifjet ndaj gazetarëve, vendimet për mbylljen e mediumeve apo edhe kapja dhe kontrolli i Komisionit të Pavarur të Mediave. Por betejat e tyre për shtypjen e zërave të informimit të të vërtetës te publiku e morën një trajtë tejet shqetësuese, të rrezikshme dhe të pashembullt, duke e përdorur RTK-në si transmetuesin publik, për të thurur trillime, shpifje dhe të pavërteta ndaj disa prej mediave të respektueshme në Kosovë, vetëm me qëllimin që të dezinformojnë publikun, të cenojnë besueshmërinë e publikut ndaj këtyre mediave duke i paraqitur pa asnjë bazë – si instrumente që financohen nga Serbia dhe Rusia”, shtoi ajo. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës

PDK shpalos programin në Fushë Kosovë: Rinia është prioriteti!

LDK në Shtime premton projekte për zhvillim të kësaj komune

TAGGED: #Bordi i RTK-së, #Mocion mosbesimi, #PDK, #Vlora Çitaku
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Likuidim mafioz në Halkidiki: Bajrami qëllohet me njëzet plumba, Sead S. i plagosur dhe i dërguar në spital
Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në Presidencën e Bosnjës
Konflikt i armatosur midis ushtrive tajlandeze dhe kamboxhiane, të paktën një civil i vrarë
Laura Fazliu një fitore larg medaljes së bronztë olimpike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?