By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Domi: ShBA-së i duhet qasje e re diplomatike në bisedimet mes Kosovës e Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Domi: ShBA-së i duhet qasje e re diplomatike në bisedimet mes Kosovës e Serbisë
Ballina 1Lajme

Domi: ShBA-së i duhet qasje e re diplomatike në bisedimet mes Kosovës e Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 4:12 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Tanya Domi, profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia në Nju Jork, thotë se ShBA-së i duhet një qasje e re diplomatike në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të përfshinte sanksionet për aktorët jokonstruktivë.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ekspertja për Ballkanin thotë se ka pasur një zhgënjim me politikën e jashtme të administratës Biden, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht mbështetjes së tij historike për të.

“Një nismë e re diplomatike që mund t’i angazhojë palët në një mënyrë që nuk është aplikuar më herët” është më se e nevojshme, sipas Domit.

Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tërheqja e presidentit amerikan, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje shënon fundin e një epoke, veçanërisht për Kosovën. A do të pajtoheshit me këtë?

Tanya Domi: Joe Biden është personi i fundit në Qeverinë federale, e sidomos në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka qenë i angazhuar aktivisht në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën. Qysh në vitin 1999, ai ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s [për ndaljen e dhunës në Kosovë]. Ka qenë mbështetës i fuqishëm i saj edhe për faktin se ka qenë mjaft aktiv në Bosnje dhe, rrjedhimisht, mjaft mirë i informuar për çështjet në terren, në atë kohë.

Të gjithë të tjerët e kanë lënë Qeverinë – disa janë pensionuar, disa kanë vdekur – me përjashtim të ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë gjë që ka mundur të bëhet më mirë gjatë presidencës Biden, kur bëhet fjalë për Kosovën?

Tanya Domi: Ka pasur një zhgënjim të përgjithshëm në lidhje me politikën e jashtme të Bidenit dhe unë pajtohem. Jam cituar në shumë artikuj të kem thënë se ndërveprimet e zyrtarëve amerikanë me Kosovën – qoftë publikisht, qoftë prapa skenave – kanë qenë zhgënjyese. Ka pasur edhe një qëndrim shumë agresiv ndaj [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti, i cili i ka kritikuar hapur zyrtarët amerikanë. Dhe, kjo ka çuar në disa fërkime.

O’Brien ka disa muaj që është në detyrë dhe unë nuk kam parë ndonjë ndryshim të madh. Kjo është për keqardhje.

Radio Evropa e Lirë: Kamala Harris ka siguruar mbështetje të mjaftueshme në mesin e delegatëve të Partisë Demokratike, për t’u bërë kandidate e saj për presidente. Por, në karrierën e saj, çështja e Kosovës nuk përmendet. Sa e rëndësishme është kjo?

Tanya Domi: Ju nuk do të keni asnjë zyrtar të tillë amerikan. Nëse Kamala Harris zgjidhet, ajo do të duhej të mësonte për Kosovën. Kështu vepron secili kur nuk ka përvojë në politikën e jashtme për një vend të caktuar. Kjo është edhe një prej arsyeve përse ekzistojnë Departamenti i Shtetit dhe Këshill i Sigurisë Kombëtare brenda Shtëpisë së Bardhë.

Radio Evropa e Lirë: Ish-presidenti Donald Trump është, po ashtu, lart në sondazhe. Çfarë do të nënkuptonte një mandat i dytë i Trumpit për Kosovën? Dua të kujtoj këtu se, gjatë mandatit të tij të parë, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por zyrtarë të administratës së tij janë kritikuar në Kosovë për më shumë anim nga Serbia.

Tanya Domi: Po, mendoj se ka pasur një favorizim të hapur ndaj serbëve. Jared Kushner [dhëndri i Trumpit] ka bërë një marrëveshje me Qeverinë serbe për një pasuri të paluajtshme.

Richard Grenell, i cili mund të bëhet sekretar i Shtetit nëse Trump zgjidhet sërish president, është vizitor i shpeshtë i Serbisë.

Kështu që e kuptoj pse [në Kosovë] mund të ndihen paksa të mërzitur për këtë. Është një situatë e vështirë. Trump, për shembull, ka thënë se do ta nxirrte ShBA-në nga NATO-ja. Një gjë e tillë do të ishte goditje e drejtpërdrejtë mbi Kosovën, që ka prani të NATO-s në territorin e saj e që, me gjasë, e ndalon [presidentin e Serbisë] Aleksandar Vuçiq të kalojë kufirin.

Radio Evropa e Lirë: Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur. A mendoni se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen më shumë në këtë proces?

Tanya Domi: Mendoj se ShBA-ja ka një trashëgimi në Ballkan, sidomos në Kosovë dhe në Bosnje. Administrata aktuale nuk është angazhuar në ndërmarrjen e ndonjë nisme diplomatike. Mendoj se kjo duhet rishikuar.

Unë do të rekomandoja fuqishëm një angazhim të ri diplomatik në rajon.

Radio Evropa e Lirë: A e prisni këtë qasje të re nga administrata e re?

Tanya Domi: Mendoj se është një mundësi për ta bërë këtë, është vërtet e rëndësishme.

Radio Evropa e Lirë: Cila do të ishte rrugëdalja?

Tanya Domi: Një nismë e re diplomatike që mund t’i angazhojë palët në një mënyrë që nuk është aplikuar më herët.

Dua të them se qasja e vazhdueshme e BE-së ka qenë një dështim në këtë dialog.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, cila do të ishte ajo qasje e re?

Tanya Domi: Politika e sanksioneve mendoj se do të duhej të ishte pjesë e nismës së re. Deri më tash ka pasur vetëm ujë që ka rrjedhur – kanë menaxhuar, por nuk kanë iniciuar. Dhe, mundësia për ta rishikuar këtë dhe për t’u angazhuar me një qasje tjetër, do të duhej të ishte një ndërmarrje e madhe.

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

TAGGED: #Kosova, #Serbia, #ShBA, #Tanya Domi
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Ministri Peci publikon dokumentin ku u refuzua kooperativa ‘Krusha’

Kosova Times Kosova Times November 23, 2024
Erdogan pas humbjes në zgjedhje: Ky nuk është fundi, por një pikë kthese
Osmani uron Bullgarinë për ditën e çlirimit: Lidhjet tona bazohen në miqësi
Shtetasit ukrainas në BiH u dënuan me gati shtatë vjet burg për vjedhjen e rreth 1.3 milion euro
Gërvalla dhe Cuvelier biseduan për mundësitë e investimeve në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?