By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia britanike: Dhuna ndaj grave në nivele epidemike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Policia britanike: Dhuna ndaj grave në nivele epidemike
Ballina 2Rajon / Botë

Policia britanike: Dhuna ndaj grave në nivele epidemike

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 6:30 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është rritur me gati 40 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave të publikuara në një raport të ri.

Autoritetet e rendit po bëjnë thirrje për më shumë veprime për të goditur përhapjen në internet të përmbajtjes mizogjene. Sipas tyre, përhapja në mediat sociale e përbuzjes dhe urrejtes ndaj grave po nxit shtimin e rasteve të dhunës ndaj tyre.

Në Britani, dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur “nivele epidemike”, siç e cilësojnë autoritet policore.

Sipas një raporti të fundit nga Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë dhe Kolegji i Policisë, të paktën 1 në çdo 12 gra janë viktima të krimeve si dhuna seksuale, përdhunimi, përndjekja dhe ngacmimi.

Nga viti 2022-2023, çdo ditë, janë regjistruar 3 mijë raste të krimeve të dhunshme ndaj vajzave dhe grave në Angli dhe Uells, duke zënë 20 përqind të të gjithë rasteve të raportuara të akteve kriminale.

Këto të dhëna tregojnë se në një vit janë shënuar rreth 1 milion krime të dhunshme ndaj grave, por shifra reale mund të jetë dyfish, duke patur parasysh se shumë gra nuk denoncojnë në polici.

Disa gra, si Rachel, e cila po merr mësime vet-mbrojtëse ‘Jiu Jitsu’, po gjejnë mënyra se si të reagojnë në rast sulmi.

“Një herë u sulmova në rrugë dhe nuk dija si të mbroja veten. Isha vërtet e tronditur, nervoze dhe kështu po e mësoj këtë teknikë për të mbrojtur veten, por edhe gra të tjera në rast se i shoh se janë në rrezik”, shprehet ajo.

Krimet ndaj grave janë rritur me 37 për qind nga viti 2018 deri në vitin 2023.

Abuzimi seksual ndaj fëmijëve dhe ngacmimi është rritur me më shumë se 400 për qind nga 2013 deri 2022.

Por si të mbroheni kur kërcënoheni online?

Autoritetet e rendit thonë se burrat dhe djemtë po radikalizohen në internet nga persona me ndikim në rrjetet sociale të cilët përhapin përmbajtje përbuzëse dhe urrejtëse ndaj grave.

“Persona me ndikim në rrjetet sociale përhapin përmbajtje mizogjene dhe komente seksiste në internet dhe ndaj tyre nuk ka kontroll. Ne duam të bëjmë të mundur që publikimi i postimeve të tilla në internet të jetë i papranueshëm”, thotë Maggie Blyth zëvendës drejtore e policisë.

Policia po bën thirrje për bashkëpunim mes sistemit të drejtësisë, qeverisë dhe sektorit së medias on line për të trajtuar këtë problem. Qeveria e re britanike thotë se kjo çështje është në krye të agjendës së saj.

“Ne do të jemi shumë të qartë dhe të vendosur lidhur me rezultatet që presim nga agjencitë si policia, institucionet qeveritare dhe nga qytetarët tanë. Mendoj se kjo është përparësi, për njerëzit dhe vendin dhe tani edhe për qeverinë”, thotë Jess Phillips, Nënsekretare Parlamentare e Shtetit për Viktimat dhe për Sigurinë e Brendshme.

Por gjatë periudhës 2022 dhe 2023, një në gjashtë vrasje ishte e lidhur me dhunën në familje. Për ato gra që u vranë, ky ndryshim i premtuar është i vonuar. /Associated Press/

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

TAGGED: #Dhuna ndaj grave, #Nivele epidemike, #Policia britanike
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti deklarohet pas përleshjes në Kuvend

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Fshati që prek retë: Shihni vendin më të lartë në Evropë, ku jetojnë vetëm 200 njerëz
Ferizaj fiton duelin direkt për mbijetesë me Trepçën ’89
Lufta në internet. Si luan Kina për Hamasin dhe kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në internet
Ministri i Jashtëm hungarez i quan “të parëndësishme” pikëpamjet e ambasadorit amerikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?