By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…
June 29, 2025
Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.
June 29, 2025
Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet
June 29, 2025
Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rekordi botëror i ndërtimit të objekteve të artit me gurë dominoje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Rekordi botëror i ndërtimit të objekteve të artit me gurë dominoje
Uncategorized

Rekordi botëror i ndërtimit të objekteve të artit me gurë dominoje

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 6:48 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Ylli i platformës YouTube, Lily Hevesh, ka mahnitur shikuesit me krijimet e saj me gurë dominoje për 15 vjet. Fundjavën e kaluar, në Muzeun Kombëtar të Ndërtimit në Uashington, ajo përfundoi projektin e saj më ambicioz deri më tani: rrëzimin e një skene arti të krijuar me 100 mijë gurë dominoje. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Maxim Adams, me këtë vepër ajo theu rekordin botëror.

Kjo vepër e ndritshme e ndërtuar me mbi 100 mijë gurë dominoje u shemb brenda tetë minutash, por për ndërtimin e saj u deshën më shumë se 10 ditë.

Ky projekt arti u ekspozua në Muzeun Kombëtar të Ndërtimit në Uashington nga Lily Hevesh, një artiste e famshme amerikane, e cila merret me krijimin e objekteve me gurë dominoje. Ajo krijon objekte komplekse dhe më pas i shemb ato me një lëvizje gishti.

“Kemi ndërtuar objekte si shtylla, një mur të madh me foton e Mona Lizës, një spirale gjigante në qendër që do të rrotullohet dhe shumë lloje të tjera interesante lëvizjesh dhe efektesh”, thotë ajo.

Ajo ka vendosur gjithashtu një rekord botëror për ndërtimin e strukturës më të lartë me gurë dominoje, një kullë 10 metra të lartë.

“Ne përdorëm dy skela për të ndërtuar kullën, për përfundimin e të cilës u deshën dy ditë. Maja e kullës lëkundej pak, por për fat arritëm ta mbanim në këmbë dhe vendosëm një rekord botëror”, thotë ajo.

Lily Hevesh u ndihmua nga një ekip ndërkombëtar prej nëntë mjeshtrash të artit domino. Njëri prej tyre është 24-vjeçari Alex Huang, i cili filloi të merrej me këtë art që kur ishte 12 vjeç.

“Është vërtet emocionuese të ndërtosh objekte me gurë dominoje në Muzeun Kombëtar të Ndërtimit. Lily na ka thënë gjatë gjithë javës se duhet t’i zmadhojmë projektet tona. Është një sallë kaq e madhe. Do të ketë mijëra njerëz këtu. Lily di se si ofrojë shfaqje të mira”, thotë ai.

Në punën e saj, 25-vjeçarja Lily Hevesh ndërthur fizikën, matematikën, inxhinierinë dhe artin. Pasioni i saj filloi në fëmijëri.

“Gjyshërit e mi kishin një domino të rregullt me pika, dhe kur isha nëntë vjeç, fillova t’i rreshtoja pllakëzat dhe i shembja për argëtim. Me kalimin e kohës, kjo më çoi në YouTube, ku gjeta shumë njerëz që krijonin struktura mahnitëse me domino”, thotë ajo.

Në kanalin e saj në YouTube “Hevesh5”, ajo ka më shumë se 4 milionë ndjekës dhe ka tërhequr mbi 1.8 miliardë klikime.

Presidentja e Muzeut Kombëtar të Ndërtimit, Aileen Fuchs, thotë se vendosi të ftonte artisten Lily Hevesh me këshillën e fëmijëve të saj, të cilët janë admirues të mëdhenj të lojës domino.

“Ne të gjithë jemi për ndërtimin e një bote më të mirë dhe frymëzimin e njerëzve për të menduar mbi mjediset e ndërtuara rreth tyre. Kurioziteti. Pra, kur ndërtoni me domino, ju përdorni aftësitë krijuese, novacionin, shkencën, matematikën dhe artin”, thotë ajo.

Përveç krijimit të strukturave mbresëlënëse, Lily Hevesh ofron edhe kurse për fëmijët.

“E pëlqejmë lojën domino. Ne ndërtojmë me gurët e dominos si familje. Jemi shumë të emocionuar që jemi këtu për të parë shfaqjen e shembjes së tyre sonte”, thotë Sarah, një admiruese e artit me gurë dominoje.

“Ne jemi ndjekës të zjarrtë të komunitetit Hevesh5 Domino”, thotë Katie një tjetër admiruese e artit me gurë dominoje.

Programi përfshinte gjithashtu një shfaqje të filmit dokumentar “Lily Ripples the World”, i cili shpjegon sfidat e artisteve në artin e ndërtimit me gurë dominoje, që mbizotërohet nga meshkujt.

You Might Also Like

Policia: ‘Vidovdani’ kaloi pa incidente, shoqërohen 17 persona për provokim

Bashkatdhetarët nga 1 korriku policën falas, qeveria i ndanë 4 milionë euro

Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe

TAGGED: #Gurë dominoje, #Lily Hevesh, #Rekord
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot i vranët

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
BE kërcënon Serbinë me pezullim të liberalizimit të vizave
Rrugëve të pashpresa për të shmangur mobilizimin në Ukrainë
Kremlini i quan “përshkallëzuese” komentet e Cameronit për armët britanike në Ukrainë
113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës `Vatra`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?