Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër incidentin e fundit të sulmit seksual ndaj një të miture nga arsimtari i saj në një shkollë në Deçan.
Përmes reagimit, RrGK thekson se janë thellësisht të shqetësuar dhe indinjuar nga një shkelje kaq e rëndë e besimit dhe sigurisë së vajzave. Është koha e fundit që shoqëria dhe institucionet të marrin qëndrim kundër këtyre krimeve dhe të sigurojnë që autorët të marrin dënimin e merituar, pa asnjë kompromis, thekson Rrjeti i Grave të Kosovës, ndërsa u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që këtë rast ta trajtojnë si çështje me prioritet të madh.
Ndryshe policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj fëmijës-viktimës femër kosovare.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/