By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli: Hezbollahu shkeli të gjitha vijat e kuqe me sulmin në Golan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli: Hezbollahu shkeli të gjitha vijat e kuqe me sulmin në Golan
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli: Hezbollahu shkeli të gjitha vijat e kuqe me sulmin në Golan

Kosova Times
Last updated: 2024/07/28 at 9:41 AM
Kosova Times Published July 28, 2024
Share
SHARE

Ministria e Jashtme e Izraelit tha më 28 korrik se Hezbollahu “shkeli të gjitha vijat e kuqe” me sulmin me raketa të një dite më parë në Lartësitë e aneksuara të Golanit. Gjatë këtij sulmi u vranë 12 të rinj.

“Masakra e së shtunës përbën shkelje të të gjitha vijave të kuqe nga Hezbollahu. Hezbollahu nuk është ushtri që lufton kundër një ushtrie, por është një organizatë terroriste që qëllimisht sulmon civilët”, tha ministria përmes një deklarate.

Grupi libanez, Hezbollah, që mbështetet nga Irani, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Hezbollahun se do të “paguajë çmim të lartë për këtë sulm, çmim që nuk e ka paguar deri më tani”.

Ndërkaq, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, e quajti sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve izraelitë që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelin më 7 tetor, që nxiti luftën në Gazë.

Ai tha se gjatë sulmit u plagosën edhe 20 të tjerë.

Zëdhënësi i shefit të Hezbollahut, Mohammed Afif, i tha Associated Press, se grupi “në mënyrë kategorike se ka kryer sulmin në Majdan Shams”.

Është e pazakontë që Hezbollahu të mohojë ndonjë sulm.

Sulmi në një fushë futbolli, në kohë kur disa të rinj po luanin futboll, pasi më herët gjatë së shtunës pati dhunë ndërkufitare, kur Hezbollahu tha se tre luftëtarë të tij u vranë, pa specifikuar se ku.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore kanë shënjestuar një depo armësh të Hezbollahut në fshatin kufitar të Kfar Kila, duke shtuar se kishte militantë brenda në kohën e sulmit.

Hezbollahu tha se luftëtarët e tij kryen 10 sulme të ndryshme duke përdorur raketa dhe dronë kundër posteve ushtarake të Izraelit. Grupi pretendoi se ndër caqet e sulmuara ishte edhe një komandë e ushtrisë izraelite në Maleh Golani. Po ashtu tha se sulmet ishin përgjigje e sulmeve ajrore izraelite në fshatrat në jug të Libanit.

Më 1967, Izraeli mori Lartësitë e Golanit nga Siria dhe aneksoi këtë territor më 1981.

Ndryshe, që kur ka nisur lufta në Gazë, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi pothuajse në baza ditore, duke rritur frikën se konflikti mund të zgjerohet.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

TAGGED: #Hezbollah, #Izrael, #Rrafshnalta e Golanit, #Vija e kuqe
Kosova Times July 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Pa gluten: Recetë për një kek lëngshëm me mollë dhe bajame

Kosova Times Kosova Times May 26, 2025
A e dini pse grekët i lyejnë shtëpitë e tyre bardh e blu?
Oligarkët rusë po heqin qafe jahtet e shtrenjta
Radman: Modeli kroat ndoshta mund të shërbejë në Kosovë
Luis de la Fuente: Do të përpiqemi ta imponojmë stilin tonë ndaj Anglisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?