By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdekja e alpinistit, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del me komunikatë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vdekja e alpinistit, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del me komunikatë
Ballina 1Lajme

Vdekja e alpinistit, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del me komunikatë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/28 at 11:57 AM
Kosova Times Published July 28, 2024
Share
SHARE

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kanë dalë me një komunikatë zyrtare pas rastit tragjik të ndodhur në Valbonë, ku një bjeshkatar nga Kosova humbi jetën aksidentalisht.

Siç bëhet e ditur në këtë komunikatë, me datën 26.07.2024 rreth orës 17:00 ShKShMK ka pranuar thirrje urgjente për ndihmë nga bjeshkatarët me shtetësi kosovare, të cilët ishin duke e zhvilluar aktivitetin e tyre në “Majën e Thatë” në luginën e Valbonës.

Gjatë zbritjes një nga bjeshkatarët aksidentalisht ka rrëshqitur duke rënë në humnerë.

“Udhëheqësi i ekipit ka arritur të afrohet te personi i aksidentuar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por që ka rezultuar pa sukses. Me të marrë lajmin, dy skuadra janë aktivizuar dhe kanë filluar operacionin e koduar “Maja e Thatë 1″.

Ky operacion ka filluar me kordinim të plotë me institucionet e shtetit shqiptar,  Policinë e Shtetit dhe stacionin e ShKShMAL në Valbonë.

Fillimisht është identifikuar natyra e aksidentit dhe lokacioni në bazë të koordinatave të dërguara nga vendaksidenti.

Operacioni është zhvilluar në dy drejtime operacionale:
1)Evakuimin e personave nga faqja shkëmbore që pritnin për ndihmë .
2)Evakuimin e trupit të aksidentuarit(sipas informatave nga vendi i ngjarjes nuk kishte shenja jete)”, thuhet në njoftimin  ShKShMK-së.

Nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës theksojnë se kanë kërkuar nga institucionet mbështetje nga ajri me helikopter, por përgjigja ka qenë negative për arsye teknike dhe se shpëtuesit së bashku me policë kujdestar dhe Ekipin e Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Shqipërisë nga Valbona janë nisur në drejtim të vendaksidentit.

Sipas ShKShMK-së, për shkak të terrenit dhe mungesën e mbështetjes ajrore, evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës. Ata kanë bërë thirrje te shteti shqiptar që të jenë më të koordinuar në raste të tilla.

“Edhe pas shumë thirrjeve dhe komunikimeve maratonike nuk është siguruar asnjë helikopter shtetëror që do të transportonte pajisje shtesë dhe shpëtues për realizimin e operacionit,nga komunikimet zyrtare vazhdimisht kishte justifikime të natyrave të ndryshme.
E gjithë vonesa e evakuimit të viktimës ishte shkaku i premtimeve boshe, jo sikur është raportuar mos qasja te viktima, shpëtuesit kanë arritur te viktime në kohë rekorde.

Duke u bazuar në situatën e ndërlikuar me shumë pa qartësi dhe pengesa burokratike, ka lind nevoja që të kontaktohet kompania private VIVA Helicopters   të cilët në kohë rekorde dhe shumë profesionale kanë realizuar transportimin e shpëtuesve së bashku me pajisje dhe më në fund edhe evakuimin e viktimës deri në luginën e Valbonës, ku edhe pritnin autoritet relevante.

Gjatë operacionit 26 orësh duke e llogaritur pranimin e thirrjes deri në kthimin e shpëtuesit të fundit ShKShMK ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri Z. Skender Durmishi, i cili në vazhdimësi ka mbajtur kontakt dhe është mobilizuar për ndërlidhje diplomatike dhe ofruar mbështetje morale e institucionale për operacionin që zhvillohej.
Ftojmë institucionet e shtetit Shqiptar që në raste të tilla të jenë më të koordinuar dhe efikas, që operacionet e tilla të zhvillohen me pak komplikime dhe efikasitet”, thuhet në komunikatën e ShKShMK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

TAGGED: #Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, #Vdekja e alpinistit
Kosova Times July 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Bizneset në veri – nëse nuk regjistrohen, ndëshkohen

Kosova Times Kosova Times September 6, 2023
Kreu i Ministrisë së Financave gjermane tha se vendi i tij nuk është më i varur nga energjia ruse
Filluan punimet në rrugën “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga “A”
Çeçenët dënojnë brutalisht një ushtar për alkool!
Supremja ia rrëzoi ankesën, VV thotë se do t’i drejtohet Kushtetueses
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?