By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: Jemi në afatet kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekspertët: Jemi në afatet kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje
Ballina 1Lajme

Ekspertët: Jemi në afatet kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje

Kosova Times
Last updated: 2024/07/29 at 9:49 PM
Kosova Times Published July 29, 2024
Share
SHARE

Javën që shkoi, presidentja Vjosa Osmani ftoi në takim liderët e partive politike, më datë 31 korrik. Këtë takim Osmani e ka thirrur për konsultime rreth datës së zgjedhjeve të përgjithshme. Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK.

Profesorë universitarë po konsiderojnë se ftesa e presidentes Osmani është brenda afateve ligjore për zgjedhje të rregullta.

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani të mërkurën pritet të mbahet takimi me liderët e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Profesorët universitarë po konsiderojnë se ky veprim është brenda afatit ligjor për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në vend.

“Prandaj jemi në afatet kushtetuese dhe ligjore dhe nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje të jashtëzakonshme përveçse nëse bëjnë diçka siç dinë të bëjnë subjektet dhe klasa politike që 25 vjet edhe të mos i respektojnë afatet kushtetuese dhe ligjore”, tha për RTK Mazllum Baraliu profesor universitar.

“Mendoj që hapësira është e kufizuar se kur do të mund të caktohet një datë e tillë sepse sipas kalendarit bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Parlamentare, periudha kur do të mund të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme të rregullta është diku 26 janar deri më 16 shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Basri Muja profesor i Shkencave Politike.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur parapërgatitjet për procesin zgjedhor.

“Është edhe harmonizimi i akteve nënligjore apo rregulloreve zgjedhore me ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme i cili është miratuar në vitin 2023 nga Kuvendi i Kosovës si dhe është në përfundim e sipër zhvillimi i softuerit të KQZ-së, i cili zhvillohet me ndihmën e OSBE-së dhe ka për qëllim të operacionalizojë, të digjitalizojë shumë nga operacionet e procesit zgjedhor”, tha Valmir Elezi zëdhënës në KQZ.

Zgjedhjet e fundit nacionale në Republikën e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt 2021, ku Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

TAGGED: #Afate ligjore, #Kosova, #Zgjedhje
Kosova Times July 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deputetët gjermanë kritikojnë e strategjinë e BE-së dhe SHBA-së për Kosovën

Kosova Times Kosova Times February 6, 2024
Arrestohet i dyshuari për një rast dhunimi në Pejë
Qyteti më i mirë evropian për kuzhinën tradicionale
Shqipëria do të hapë kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në BE javën e ardhshme
Një ministri izraelite propozon zhvendosjen e civilëve të Gazës në Egjipt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?