By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.
July 2, 2025
Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”
July 2, 2025
CIA nuk e konteston që Putini u përpoq ta ndihmonte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016
July 2, 2025
Në Gjakovë është shënuar përvjetori i deklaratës së 2 Korrikut
July 2, 2025
Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999
July 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK-ja mes rënies dhe ngritjes historike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > LDK-ja mes rënies dhe ngritjes historike!
Opinion

LDK-ja mes rënies dhe ngritjes historike!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/29 at 3:12 PM
Kosova Times Published July 29, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi. (Winston Churchil).

Veprimtarët e viteve të ’90-ta nuk janë shpirtëra të robëruar

Ne veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk e kemi të lehtë të pajtohemi me realitetin e pasluftës, e në veçanti të këtyre viteve të paspavarësisë. Ne, që nuk jemi mësuar t’i themi të zezës e bardhë, nuk mund t’i themi as sot, as nesër dhe asnjëherë.

Ata që më njohin nga aktiviteti politik i viteve të 90-ta e kanë më lehtë të më kuptojnë, ndërsa të tjerët që më njohin vetëm përmes shkrimeve, besoj se kanë arritur mjaftueshëm të më kuptojnë për angazhimin tim indirekt politik në shërbim të popullit dhe vendit të shenjt.

Përkrahja ime e vazhdueshme ndaj LDK-së, nuk ka qenë përkrahje ndaj një lideri të caktuar, nuk është sot dhe nuk do të jetë as në të ardhmen, sikurse që edhe kritikat nuk janë personale dhe nuk kanë të bëjnë kundër një individi të caktuar, por kundër një orientimeve të gabuara politike.

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja nuk guxon të personifikohet me liderin partisë, për arsye se personaliteti i Rugovës është i pazëvendësueshëm dhe i paarritshëm së paku edhe për njëqind vjetët e ardhshme.

Kritikat e “buta” ndaj LDK-së, nuk janë personale dhe nuk kanë të bëjnë me individ të caktuar, dhe as për rrënimin e askujt, por me përmirësimin e imazhit të LDK-së-të vetmes shpresë reale për ndryshime pozitive në vendin tonë.

Ata, që më njohin mirë nga aktiviteti politik i viteve të 90-ta, përgjatë viteve të krenarisë kombëtare, e dinë mirë se nuk jam njeri i posteve dhe privilegjeve, po të isha i tillë do të isha përkrah atyre që sot mbështesin koalicionin aktual qeverisës.

Në kohën e anëtarësimit tim, për më tepër se një parti, LDK-ja ishte lëvizje gjithëpopullore për çlirim nga pushtuesi, parti shtetndërtuese dhe shtetformuese e shqiptarëve të Kosovës.

Veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk janë shpirtëra të robëruar nga grupet e interesit, por janë shpirtëra të lirë, janë forca vërtetë e filozofisë politike rugoviane dhe atdhetarë të devotshëm të çështjes kombëtare.

Veprimtarët e viteve të ’90-ta shprehin lirshëm pakënaqësinë e vet kundër atyre që deri dje e kishin gojën plot akuza për vrasje politike, krim të organizuar e korrupsion, vjedhje, mashtrim në drejtim të rivalit politik, që deri dje thoshin, koalicioni me këtë apo atë parti është i pamundshëm dhe i papranueshëm, ndërsa për interesa personale përqafoheshin pikërisht me kapësit e shtetit!

Jo grupeve të interesit në LDK

Ekziston një rregull e pashkruar në “ligjet” e universit; “nëse nuk mësohet nga gabimet e së kaluarës, ato përsëriten prapë”. Nisur nga kjo, po na del se më së paku të ketë mësuar LDK-ja.

Andaj bazuar nga përvojat e deritanishme, LDK-së nuk i duhet kthimi prapa, por ecja përpara, nuk i duhet përsëritja e 2006-s e ndarjes fatkeqe (kuvendi i karrigeve), sikurse që nuk i duhet ndarje tjetër fatkeqe siç ishte ajo e vitit 2021.

Elektorati rugovian i LDK-së, në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nuk guxon të bëjë hapa prapa, nuk guxon të bëjë “eksperimente” të reja me elemente të vjetruara, kur në radhët e saja ka plot kuadro të reja, të përgatitura mirë, me gjak dhe frymë të pastër rugoviane që janë të zotët të bëjnë ndryshime epokale në parti.

LDK-ja nuk është pronë private e askujt, por është vlerë dhe pasuri kombëtare e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Andaj “rebelimi” i qindramijëra votuesve besnik për mbrojtjen e vlerave rugoviane në këtë parti është po aq i arsyeshëm dhe me vlerë sa vet ekzistenca e shtetit.

You Might Also Like

Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999

Kuvendarët foshnjën e po sa lindur-Kosovë, me vetëdije apo pa vetëdije po e hudhin në kosh plehrash

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 – Akti themeltar historik që trasoi rrugën drejt shtetësisë së Kosovës

Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët

Shqipëria – Kosova: O sa mirë me qenë shqiptar, o hej… por mozomakeq me juve e për juve deputetë o hej!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Lista e qyteteve me ushqimet më të mira ne botë

Kosova Times Kosova Times June 4, 2024
Grupi i parë i rusëve të evakuuar nga Gaza arriti në Kajro
Ibishi: Fletarrestet e Rusisë ndaj zyrtarëve të Kosovës nuk do të zbatohen
BE akoma po e vazhdon politikën e pa drejtë me masa ndëshkuese kundër Kosovës dhe përkëdhelëse ndaj Serbisë
Wagner pretendon se ka pushtuar një fshat afër Bahmutit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?