By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Talibanët intensifikojnë shtypjen e kundërshtarëve në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Talibanët intensifikojnë shtypjen e kundërshtarëve në Afganistan
Ballina 2Rajon / Botë

Talibanët intensifikojnë shtypjen e kundërshtarëve në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2024/07/29 at 3:49 PM
Kosova Times Published July 29, 2024
Share
SHARE

Talibanët kanë arrestuar një ish-politikan, një gazetar dhe një regjisor në ditët e fundit në Afganistan, sipas të afërmve të tyre.

Arrestimet përbëjnë një përshkallëzim të madh të shtypjes së grupit ekstremist ndaj disidencës, një fushatë e dhunshme që ka shënjestruar gazetarët, aktivistët dhe figurat politike.

Personi i fundit i shënjestruar në këtë fushatë shtypjeje ishte Sayyed Rahim Saeedi, producent televiziv dhe regjisor me bazë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Familjarët e Saeedit, të cilët folën në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes, i thanë Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë se anëtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës – inteligjenca famëkeqe e talibanëve – e arrestoi atë dhe djalin e tij më 20 korrik.

Djali i tij u lirua një ditë më pas, thanë të afërmit.

Nuk është e qartë se pse u arrestuan. Vendndodhja e regjisorit mbetet e panjohur dhe talibanët nuk kanë komentuar për arrestimin e tij.

Ndërkaq, talibanët arrestuan edhe Rohullah Rauf, ish-kreun e këshillit provincial rë provincës verilindore të Takharit, tha një burim i afërt me të, i cili foli në kushte anonimiteti për Radion Azadi.

Burimi tha se Rauf u arrestua nga talibanët pasi u kthye në shtëpinë e tij pas lutjeve të së premtes më 19 korrik. Sipas burimit, është e paqartë pse ai u arrestua.

Mowloda Tawana, aktiviste afgane për të drejtat e njeriut, tha se arrestimi i Raufit tregon se talibanët nuk janë të përkushtuar për amnisti, për të cilën ata njoftuan pak pasi morën pushtetin më 2021.

Amnistia e përgjithshme përfshinte të gjithë zyrtarët amerikanë, forcat e sigurisë dhe individët që kishin bashkëpunuar me praninë e larguar ushtarake në Afganistan, që udhëhiqej nga Shtetet e Bashkuara.

Por, vëzhguesit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar raste të shumta të hakmarrjes, përshirë vrasjet e paligjshme dhe tortura.

Ndërkaq, gazetari i pavarur Mohammadyar Majrooh u arrestua nga talibanët në qytetin jugor të Kandaharit, thanë të afërmit e tij.

Të afërmit e Majrooh thanë se gazetari u arrestua më 12 korrik. Sipas tyre, vendndodhja e tij është e panjohur.

Majrooh ishte arrestuar edhe në shkurt të vitit 2023 teksa po punonte në një storie për kanalin privat, Tolo News.

Në një deklaratë të publikuar më 17 korrik, Qendra e Gazetarëve të Afganistanit – një organizatë lokale për mediat – kërkoi që Majrooh të lirohej “pa vonesa të mëtejme dhe pa parakushte”.

Hamid Obaidi, kryetari i Organizatës për Mbështetjen e Gazetarëve në Afganistan – një tjetër organizatë lokale për të drejtat e mediave – tha se “arrestimet e paligjshme dhe ngacmimet e gazetarëve përbëjnë shkelje të lirisë së shprehjes”.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto arrestime”, tha Obaidi për Radion Azadi.

Agjencia e inteligjencës së talibanëve nuk iu përgjigj kërkesës për koment të bërë nga Radioa Azadi lidhur me arrestimet e fundit.

Që kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë arrestuar dhe burgosur dhjetëra gazetarë, aktivistë dhe akademikë për shkak të kundërshtimit publik të politikave të tyre shtypëse.

Qindra gazetarë afganë u larguan nga shteti për shkak të frikësimit apo frikës nga ndjekja penale. Talibanët kanë ndaluar punën e disa transmetuesve ndërkombëtarë dhe kanë refuzuar vizat për gazetarët e huaj.

Si pjesë e sulmit të tyre ndaj disidencës, talibanët po ashtu kanë shtypur partitë politike dhe organizatat lokale joqeveritare. Vitin e kaluar, grupi militant ndaloi të gjitha grupet politike dhe organizatat joqeveritare. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA

Vdes komandanti i Apollo 13, Jim Lovell

Erdogan për Gazën: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

TAGGED: #Afganistan, #Taliban
Kosova Times July 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lëndohet një punëtor në Mitrovicë, ra nga kati i dytë i një ndërtese

Kosova Times Kosova Times January 30, 2024
Qeveria raportoi dështimin e planit të Putinit për të transportuar mallra përmes Oqeanit Arktik
A ka një datë skadence parfumi dhe sa kohë mund të përdoret?
Horror, i pret kokën vëllait me sëpatë dhe ia flak nga ballkoni!
OEK: Vazhdon punën zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?