By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë – zgjedhja ndërmjet dy pensioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë – zgjedhja ndërmjet dy pensioneve
Ballina 1Lajme

Të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë – zgjedhja ndërmjet dy pensioneve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/29 at 7:01 PM
Kosova Times Published July 29, 2024
Share
SHARE

Violeta, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë, ishte rreth 40 vjeçe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Pasi kishin kaluar disa javë duke ikur maleve, Violeta me bashkëshortin vendosën të kthehen në shtëpinë e tyre në Prishtinë.

“Nuk kishte asnjeri në lagje, veç një gruaje me një burrë më poshtë rrugës sonë, por nuk kemi mundur t’i shohim as ne ata dhe as ata neve. Policia vinte çdo ditë”, rrëfen ajo.

“Për një orë më ka ndryshuar jeta” thotë Violeta, duke përshkruar ditën kur bashkëshorti i saj kishte dalë nga shtëpia dhe një vizitë e zakonshme e atyre ditëve nga forcat serbe u kthye në makthin e jetës së saj.

Violeta u përdhunua nga një pjesëtar i forcave serbe.

Ndonëse nuk është në gjendje të flas për hollësitë e ngjarjes, Violeta kujton çastin e kthimit të bashkëshortit në shtëpi pas saj.

“Unë kam qenë e vetëdijshme, kam hyrë në banjë dhe jam pastruar duke qarë e bërtitur. Bashkëshorti më ka mbrojtur gjithmonë – ‘qetësohu, ngadalë, eja me mua, do të bëhet mirë’. I kam marrë disa hapa ‘paracetamol’ meqë nuk kishim diçka për qetësim. Jam shtrirë, kisha gjakderdhje dhe nuk dija ku të shkoja”, thotë ajo.

Pasojat në shëndetin e saj fizik dhe mendor ishin të rënda dhe Violeta i vuan edhe sot e kësaj dite.

“Unë përdor 25 miligram, e pi për çdo mbrëmje, nuk guxoj të shtrihem pa e marrë. Por nganjëherë edhe me të nuk mund të fle, nëse më kujtohet, tërë natën rri zgjuar… si më ndodhi e çfarë më ndodhi mua”, thotë Violeta.

Në muajin shkurt të vitit 2018 autoritetet në Kosovë hapën procesin e verifikimit të statusit të të mbijetuarve të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Violetës, që tashmë ishte pensioniste, iu verifikua statusi si e mbijetuar e përdhunimit. Por, ajo përfitoi pensionin e moshës dhe atë të të mbijetuarës për vetëm një muaj.

“Muajin tjetër asnjërin, domethënë m’i mbajtën ato që më kishin dhënë dhe nuk mora asnjërin”, thotë ajo.

Autoritetet i thanë që duhet të zgjedh njërin nga pensionet dhe ajo e zgjodhi pensionin e të mbijetuarës meqë është për 30 euro më i lartë. Ndonëse, sipas ligjit për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta në Kosovë, përfitues të pensionit të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës mund të jenë edhe përfituesit e pensionit bazë, që u takon me ligjin për skemat pensionale.

Ka disa vite që Violeta është në një proces gjyqësor dhe në pritje të një vendimi përfundimtar që ia lejon të dyja pensionet.

“Është ndjenjë shumë e rëndë, shumë stresuese, të punosh 40 vite dhe nuk të takon, sepse dëshiron pensionin tjetër, nuk ka më të vështirë se kjo. Bie njeriu në depresion, përse të ma ndalin, për çfarë arsye? Ku e di unë edhe sa do të jetoj, të paktën t’i kisha parë të drejtat e mia sa jam gjallë”, thotë ajo.

Në procese të ngjashme gjyqësore janë edhe shtatë raste thotë Feride Rushiti, udhëheqëse e Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

“Jemi 25 vjet pas luftës dhe natyrisht shumica e grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunën seksuale të luftës po shkojnë nga kjo moshë, disa veç e kanë arritur e disa nuk janë më në mesin tonë fatkeqësisht. Kështu që për neve ka qenë shqetësim që këtyre grave dhe burrave iu mohohet pensioni i pleqërisë apo kontributdhënës. Mbi këtë bazë ne kemi përgatitur disa raste i kemi dërguar në gjykatë dhe fatmirësisht deri tani 3 raste janë kthyer pozitivisht ku ju njihet e drejta e pensionit të dyfishtë”, thotë ajo.

Zonja Rushiti thotë se vënia e të mbijetuarve të përdhunimit para një zgjedhjeje të tillë është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

“Procesi gjyqësor dhe kjo rrugë administrative e realizimit i ka sfidat e veta, ka pritje të gjata. Fatkeqësisht në mesin e këtyre tre grave që kanë fituar në gjyq njëra nuk është gjallë, ka vdekur gjatë periudhës që ka qenë në pritje sepse gjithë procesi ka zgjatur rreth tre vjet. Kështu që po shpresojmë që institucionet e vendit ose ta rregullojnë me ligj bazë ose me një akt sekondar, qoftë rregullore apo akt administrativ, në mënyrë që të ua lehtësojnë dhe të ua bëjnë sa më të qasshme të drejtën për realizimin e pensionit të moshës”, thotë ajo.

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se ministria e Financave ka lexuar dhe zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin për skemat pensionale dhe atë për statusin dhe të drejtat e kategorive të luftës, duke u hequr të drejtën për dy pensione mijëra qytetarëve të Kosovës.

Ky institut tha në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës se “kjo tashmë është bërë e qartë edhe me vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka vërtetuar aktgjykimet e shkallëve më të ulëta duke njohur kështu të drejtën e individëve në dy skema pensionale”.

Ministria e Financave deri në përgatitjen e këtij materiali nuk i është përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për të kuptuar më shumë rreth hapave të mundshëm për ta zgjidhur këtë çështje.

Ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i viktimave të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, besohet se ky numër është rreth 20 mijë.

Sipas të dhënave zyrtare dy mijë e 104 persona deri tash kanë aplikuar për të marrë këtë status, një mijë 167 prej të cilëve tashmë janë verifikuar, 325 janë refuzuar dhe të tjerët po trajtohen nga komisioni qeveritar.

You Might Also Like

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat

Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

TAGGED: #Pensionet, #Të mbijetuarat e dhunës seksuale
Kosova Times July 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të afërmit nuk mund ta gjejnë ish-bashkëshorten e zëvendësministrit të Mbrojtjes Ivanov, të arrestuar për ryshfet

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Izraeli rinis sulmet në Gazë pas përfundimit të armëpushimit
Miliarderi rus kërcënoi Ukrainën me një goditje Bërthamore
Humb jetën 39-vjeçarja franceze në Liqenin e Komanit, nxirret nga uji trupi
Mirlind Daku rigjen golin në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?