By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një ganatë dore është gjetur në dru zjarri ne fshatin Llapje te Gracanices
October 5, 2025
Dokumentet e vjedhura sugjerojnë se avionët rusë Su-57 po shkojnë drejt Algjerisë, ndërsa Su-35 drejt Iranit dhe Etiopisë
October 5, 2025
Klina me potencial të madh, LVV premton investime dhe zhvillim
October 5, 2025
AAK premton transformim për Prishtinën, prezanton 56 kandidatë
October 5, 2025
Autobusi turistik nga Kroacia ndaloi në Gjermani për shkak të një borxhi tatimor prej 113,000 eurosh
October 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Adell Shaboviq eliminohet nga gara e notit në Olimpiadë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Adell Shaboviq eliminohet nga gara e notit në Olimpiadë
Sport

Adell Shaboviq eliminohet nga gara e notit në Olimpiadë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 12:16 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Notari i Kosovës, Adell Shaboviq, është eliminuar të martën prej garës në not, në Olimpiadën që po mbahet këtë vit në Paris.

Në rrethin e parë të garës – në kategorinë stil i lirë prej 100 metrash – ai ka dalë i dyti në grupin e tij, mirëpo nuk është renditur në mesin e 16 garuesve më të shpejtë, të cilët kanë prekur gjysmëfinalen.

Në listën përfundimtare me 79 notarë, Shaboviq është renditur në vendin e 58-të, me 4.20 sekonda dallim prej garuesit të parë në listë, amerikanit, Jack Alexy, i cili e ka përfunduar garën për 47.57 sekonda.

Kjo është hera e parë që 21-vjeçari përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike.

Shaboviq është pjesë e ekipit të notit në Universitetin Princeton në ShBA.

Me prejardhje është nga qyteti i Pejës në Kosovë, por i lindur dhe i rritur në Bruklin të Nju Jorkut. Familja e tij jeton prej dekadash në ShBA.

Për Shaboviqin, i cila ka dy shtetësi – edhe të ShBA-së, edhe të Kosovës – ta përfaqësosh Kosovën është një ëndërr e realizuar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, javë më parë, ai ka treguar se rrugëtimin për te gara për Kosovën e ka nisur nga “dashuria ndaj babait, familjes së tij të madhe dhe prejardhjes së gjakut të tij”.

Përveç Shaboviqit, Kosovën në not këtë vit e përfaqëson edhe Hana Beiqi.

Kosova këtë herë përfaqësohet në Olimpiadë me nëntë atletë – në sporte si xhudo, not, atletikë dhe boks.

Pesë atletë – përfshirë Shaboviqin – tashmë e përfunduar tashmë garën.

Distria Krasniqi ka siguruar medalje të argjendtë, ndërsa Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Donjeta Sadiku kanë përfunduar garat pa çmime.

Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016, të mbajtur në Brazil.

You Might Also Like

Ish-ylli i Premier League, 38 vjeç, i shpëton vdekjes pas aksidentit të tmerrshëm me tre makina

Prishtina mposht Ballkanin, Llapi del me pikë të plota nga Malisheva

Ademi: Stadium mbi 30 mijë ulëse hap rrugën për finale evropiane

Në Turqi, burrat janë “të çmendur” për prezantuesen

Ademi njofton vendimin lidhur me projektin për reflektorët në stadiume

TAGGED: #Adell Shaboviq, #Lojërat Olimpike, #Not
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

‘Karagaçi’, arenë e ‘nxehtë’ hendbolli

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Shpërthim i fuqishëm, ka të vdekur dhe të plagosur, mes tyre edhe shtetas të huaj!
Franca i bën thirrje veçanërisht Kosovës të pranojë propozimin e BE-së për targat
Konjufca: E dhimbshme humbja e tre të miturve në Jabllanicë, kërkoj hetim të plotë
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Larne-Ballkani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?