By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Influencuesi 23-vjeçar hidhet për vdekje nga maja e Yosemite, El Capitan, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Tiktok
October 3, 2025
Çfarë tha Putini dje për Serbinë?
October 3, 2025
“Putini mund të hapë një front tjetër në Ballkan për shkak të Dodikut”
October 3, 2025
Si mbeti Bullgaria pa kryeprokuror
October 3, 2025
Shenjat e ADN-së tani janë në internet, duke synuar tumoret në thelbin e tyre
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Akte të dyshuara sabotazhi nga Rusia në Evropë frikësojnë refugjatët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Akte të dyshuara sabotazhi nga Rusia në Evropë frikësojnë refugjatët
Ballina 2Rajon / Botë

Akte të dyshuara sabotazhi nga Rusia në Evropë frikësojnë refugjatët

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 4:24 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Për muaj të tërë, qeveritë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po kryen akte të ndryshme esabotazhi ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile në Evropë.

Në prill policia në Londër tha se arrestoi dy burra britanikë nën akuzat se ndihmuan zbulimin rus për zjarrvënien e qëllimshme të një magazine që i përkiste një biznesi që kishte lidhje me Ukrainën.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Wilkins, incidentet kanë tronditur ukrainasit, të cilët frikësohen se janë vënë në shënjestër në vendet ku po strehohen si refugjatë.

Një sulm rus kundër Ukrainës në një park industrial në periferi të Londrës mund të duket i pamundur, por në mars, policia britanike thotë se ndodhi e papritura.

Autoritetet arrestuan dy burra britanikë nën akuzat se bashkëpunuan me zbulimin rus për një zjarrvënie të qëllimshme të një magazine dhe shkatërrimin e saj.

Objekti ishte në pronësi të një kompanie që transportonte ndihma drejt Ukrainës. Të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar për rritje të akteve të sabotazhit nga Rusia në të gjithë Evropën.

“Kremlini ka intensifikuar edhe sulmet hibride kundër shteteve të vijës së parë, anëtare të NATO-s, duke vënë zjarrin dhe sabotuar depot e furnizimeve, duke shkelur kufijtë detarë dhe demarkacionin në Baltik, duke rritur gjithnjë e më shumë sulmet kibernetike, duke vazhduar me përhapjen e dezinformatave”, thotë ai.

Juliana Yershova u largua nga shtëpia e saj në Ukrainë dhe shkoi në Britani më 2023. Ajo tha se është tronditur kur pa njoftimin për një incident të tillë në tokën britanike.

“Kur pamë objektin e shkatërruar ishte vërtetë e dhimbshme. Mendoj se duhet të parandalohet, të kontrollohet disi zbulimi rus, sepse ka rrënjët kaq të thella këtu, ka duar të zgjatura”, thotë refugjatja ukrainase.

Incidente të ngjashme janë raportuar edhe në Spanjë, Gjermani e Francë, ndërsa presidenti i Letonisë dhe zyrtarë nga Holanda dhe Lituania kanë paralajmëruar mundësinë e sulmeve të reja.

Mark Hannar nga Instituti për Çështje Globale thotë se incidente si këto janë pjesë e përpjekjeve të fshehta të Rusisë për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën.

“Pritshmëritë janë që këto akte sabotazhi do të dobësojnë disi vullnetin e publikut në këto vende. Mendoj se ky është një nga motivet kryesore të Rusisë për të kryer këto sulme”, thotë ai.

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të dobësojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Ndërsa qeveritë evropiane po kërkojnë përgjigje, sulmet po shqetësojnë refugjatët ukrainas, të cilët mendonin se ishin vendosur në një mjedis të sigurt.

Në një shoqatë ukrainase në Londër, refugjatja Liudmyla Kazmiruk thotë se sulmet po godasin aty ku nuk pritej. Ajo thotë se fëmijët ukrainas në Britani po përballen ke propagandën e Kremlinit në internet, ndërsa shton se ndihet e traumatizuar.

“Fillova ta urrej gjuhën ruse. Më frikësojnë personat që flasin rusisht”, thotë ajo.

Rusia i quan akuzat për sabotazh “akuza të tjera të pabazuara” të Perëndimit.

Për ukrainasit që mendonin se ishin të sigurt në Britani dhe vende të tjera evropiane, trauma e shkaktuar nga incidentet shpesh të pashpjegueshme është reale.

You Might Also Like

Influencuesi 23-vjeçar hidhet për vdekje nga maja e Yosemite, El Capitan, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Tiktok

Çfarë tha Putini dje për Serbinë?

“Putini mund të hapë një front tjetër në Ballkan për shkak të Dodikut”

Si mbeti Bullgaria pa kryeprokuror

Punëdhënësi njofton policine për vdekjen e punëtorit të tij

TAGGED: #Evropë, #Rusi, #Sabotazh, #ShBA
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përdorimi i pashembullt i ajrit të kondicionuar mbingarkon rrjetin elektrik në Kosovë

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Paqe në “San Siro”
Gallagher: Humbja ndaj Islandës mund të jetë thirrje zgjimi
Osmani nis takimin me partitë, mungojnë LVV dhe Lista Serbe
“S’di çka do shteti më shumë nga unë” – Gjykimet ndaj dhunës në familje zgjaten
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?