By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish gazetarja gjendet e vdekur nga mbidoza
May 16, 2025
Statuja e Melania Trump u vodh në Slloveni
May 16, 2025
Ministri i Jelcinit: Vetëm armatosja e Ukrainës mund t’i japë fund luftës
May 16, 2025
Një mësues në Rusi abuzoi seksualisht me një djalë (11). Ajo mori nëntë vjet burg.
May 16, 2025
Osmani në kuadër të samitit në Tiranë do të zhvillojë takime bilaterale
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Britani, identifikohen tri vajzat që u vranë në sulmin me thikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Britani, identifikohen tri vajzat që u vranë në sulmin me thikë
Ballina 2Rajon / Botë

Britani, identifikohen tri vajzat që u vranë në sulmin me thikë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 9:59 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Në Britani u identifikuan tre vajzat që u vranë në një sulm me thikë në një kurs jashtëshkollor vallëzimi me muzikën e këngëtares Taylor Swift. Policia e mori në pyetje të dyshuarin 17-vjeçar që u arrestua pas sulmit ku u plagosën edhe 10 individë të tjerë.

Nëntë vjeçarja Alice Dasilva Aguiar vdiq të martën nga plagët ndërsa Elsie Dot Stancombe, 7 vjeçe dhe Bebe King 6 vjeçe vdiqën të hënën, tha policia.

Tetë fëmijë dhe dy të rritur mbeten të shtruar në spital pas sulmit në Southport, në Anglinë veriperëndimore. Të dy të rriturit dhe pesë nga fëmijët janë në gjendje kritike.

Këngëtarja amerikane Taylor Swift shkroi në Instagram se ishte “jashtë mase e tronditur” dhe ende po përjetonte “tmerrin” e ngjarjes.

“Këta ishin fëmijë të vegjël në një klasë vallëzimi”, shkroi ajo. “E kam shumë të vështirë të gjej fjalët për të shprehur ngushëllimet për familjet e tyre.”

Njerëzit vendosën lule në shenjë nderimi pranë vendit të ngjarjes, në qytetin pranë Liverpulit.

Dëshmitarët e përshkruan ngjarjen si një skenë “nga një film horror” teksa fëmijët e gjakosur përpiqeshin t’i shpëtonin sulmit pak para mesditës të hënën. I dyshuari u arrestua menjëherë më pas. Policia tha se ai kishte lindur në qytetin Kardif të Uells-it dhe kishte vite që jetonte në një fshat rreth 5 kilometra nga Southport-it. Ndaj tij ende nuk është ngritur akuzë.

Policia tha se nuk po e trajton sulmin e së hënës si të lidhur me terrorizmin dhe nuk po kërkon asnjë të dyshuar tjetër.

“Ne besojmë se të rriturit që u plagosën po përpiqeshin të mbronin fëmijët që po sulmoheshin”, tha shefja e policisë, Serena Kennedy.

Një grup adhuruesish të këngëtares Swift, në Mbretërinë e Bashkuar, nisën një mbledhje fondesh në internet për të ndihmuar familjet e viktimave. Brenda 24 orëve janë mbledhur 128 mijë dollarë.

Sulmi është ngjarja më e fundit tronditëse në një vend ku rritja e kohëve të fundit e krimeve me thikë ka ngjallur ankth. Kjo ka shtuar thirrjet që qeveria të bëjë më shumë për të trajtuar dhunën nga armë të tilla të cilat janë më të përdorurat në vrasjet e regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Keir Starmer u përball me thirrje kundër tij ndërsa vizitoi vendin e krimit dhe vendosi një kurorë me lule dhe me një shënim të shkruar me dorë që thoshte: “Zemrat tona janë thyer, nuk ka fjalë për një humbje kaq të thellë. Mendimet e kombit janë me ju.”

“Sa fëmijë të tjerë duhet të vriten?” Thërriti një person bërtiti ndërsa Kryeministri Starmer po hipte në makinë. “Fëmijët tanë kanë vdekur dhe ju po largoheni?”

Zoti Starmer u tha gazetarëve më herët se ai është i vendosur të marrë masa ndaj sulmeve të konsiderueshme me thikë, por tha se kjo nuk ishte një ditë për të bërë politikë.

Kryeministri falënderoi policinë, zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës që reaguan, duke thënë se ishte “tepër krenar” për përgjigjen e tyre.

“Ka fëmijë sot që kanë shpëtuar për shkak të asaj që bëtë dje”, tha ai.

Sulmi më i rëndë ndaj fëmijëve në Britani ndodhi në vitin 1996, kur 43-vjeçari Thomas Hamilton qëlloi për vdekje 16 fëmijë dhe mësuesen e tyre në një kopsht në Danblejn të Skocisë. Mbretëria e Bashkuar më pas ndaloi pronësinë private të pothuajse të gjitha armëve.

Të shtënat masive dhe vrasjet me armë zjarri janë jashtëzakonisht të rralla në Britani. Thikat janë përdorur në rreth 40% të vrasjeve nga ai vit deri në mars të vitit 2023. /Associated Press/

You Might Also Like

Ish gazetarja gjendet e vdekur nga mbidoza

Statuja e Melania Trump u vodh në Slloveni

Ministri i Jelcinit: Vetëm armatosja e Ukrainës mund t’i japë fund luftës

Një mësues në Rusi abuzoi seksualisht me një djalë (11). Ajo mori nëntë vjet burg.

Siria dhe Izraeli po negociojnë fshehurazi, qëllimi është një marrëveshje historike

TAGGED: #Britani, #Identifikohen tri vajzat, #Sulm me thikë
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Szunyog: BE-ja është e gatshme t`i heqë masat ndaj Kosovës

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Osmani uron Malin e Zi: E ardhmja jone e përbashkët⎯ familja euroatlantike
Ekipi i OKB-së: Ka arsye të besohet se Hamasi kreu dhunë seksuale më 7 tetor
Përfundon rrethimi i Aeroportit të Vlorës
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?