By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njohës të arsimit: Projekti për mësim tërëditor vështirë i realizueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Njohës të arsimit: Projekti për mësim tërëditor vështirë i realizueshëm
Ballina 1Lajme

Njohës të arsimit: Projekti për mësim tërëditor vështirë i realizueshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 10:57 AM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Pas informacioneve së në pesë shkolla të Komunës së Prishtinës viti i ri shkollor do të fillojë me mësim tërëditor, prindërit kanë shprehur qëndrimin e tyre.

Ata kanë thënë së nuk janë kundër këtij vendimi, por që përgatitjet duhet të bëhen me kohë në mënyrë që të mos ketë vonesa për fillim të vitit të ri shkollor. E, njohës të arsimit, vlerësojnë se ky projekt, është vështirë i realizueshëm.

Liridon Shala, kryetar i Këshillit të Prindërve të Shkollës “Faik Konica”, i cila është pjesë e këtij projekti, i tha Radio Kosovës se në parim, prindërit nuk janë kundër këtij projekti, por së kërkojnë që të mos ketë vonesa për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Këshilli i Prindërve në parim, nuk është kundër. Ne i kërkuam DKA-së, që nëse ju jeni të zotë që brenda dy muajve e pajisni shkollën me të gjitha kushtet për fillimin e procesit mësimor, me modelin e mësimit tërëditor, atëherë prindërit i ke mbrapa në mbështetje. Ndërkohë nëse jo, e na vëni në një situatë ku pastaj krijohet një kaos, atëherë ta dini që do të keni reagime”, ka thënë Shala.

Se realizimi i projektit të mësimit tërëditor është vështirë i realizueshëm, e thonë edhe njohës të arsimit. Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së është kundër seleksionimit të shkollave dhe se ky projekt nuk është planifikuar si duhet.

“Hiq nuk jam për çështje selektive në zbatimin e mësimit tërëditor në shkolla. Është iluzion të thuhet që unë filloj mësimin tërëditor. Nuk e përkrahi sepse konsideroj që nuk është e planifikuar mirë ”, ka thënë Rexhaj.

Ndërkaq, Rinor Qehaja, nga Instituti “Edguard” tha për Radio Kosovën se është e rëndësishme përfshirja e të gjithë komunitetit në këtë proces. Ai tha se për këtë çështje, kërkohet një komunikim dhe koordinim i vazhdueshëm me shkollat dhe komunitetin e prindërve.

Ndërkohë, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, i tha Radio Kosovës se janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme në infrastrukturën e objekteve shkollore dhe se ky proces, pritet të fillojë në shtator të këtij viti.

“Ne jemi duke u angazhuar që t’i rinovojmë dhe t’i bëjmë gati planprogramet dhe stafi është pothuajse gati, janë në finalizim e sipër. Jemi në një periudhë kur po bëhen përgatitjet infrastrukturore dhe mendojmë të fillojmë nga ky shtator”, ka thënë Lushaku.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa” shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.

You Might Also Like

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Testi pranues i Fakultetit të Mjekësisë, UP krijon komision hetimor

Krimi bie me 6.28%, Policia realizon objektivat për gjashtëmujorin e parë

TAGGED: #Mësim tërëditor, #Vështirë i realizueshëm
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Këshilli i BE-së u heq vizat serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Kurti mirëpret zëvendës sekretarin amerikan Richard Verma: theksohet partneriteti strategjik dhe projektet energjetike
Dodik ëndërron ta bëjë qendrën rajonale energjetike në “republika srpska”
Policia arreston gjashtë persona të dyshuar për lëndim trupor
NYT: Izraelitët planifikonin të sulmonin objektet bërthamore iraniane. Trump i ndaloi ata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?