By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aeroplan An-2 bëri një ulje të fortë në rajonin e Krasnoyarsk. Pati viktima
October 3, 2025
Kampionia olimpike me një minifund miniaturë të lë pa frymë edhe në dekadën e pestë!
October 3, 2025
“Çdo ditë e haja këtë ushqim dhe për shkak të kësaj u preka nga kanceri i zorres se trashe në moshën 25 vjeç”
October 3, 2025
Greqia gjen dioksid squfuri në frutat e thata nga Serbia
October 3, 2025
Sllovenia ndër vendet më të mira të gjelbra në botë në vitin 2025
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Autoritetet thonë se janë izoluar plotësisht zjarret në Shëngjin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Autoritetet thonë se janë izoluar plotësisht zjarret në Shëngjin
Ballina 2Rajon / Botë

Autoritetet thonë se janë izoluar plotësisht zjarret në Shëngjin

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 12:39 PM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë të mërkurën njoftoi se ka arritur të bëjë izolimin e plotë të vatrave të zjarreve në Shëngjin, ndërsa po vazhdon puna e ekipeve emergjente për shuarjen e tyre. Ekipet e zjarrfikësve po ndihmohen edhe nga efektivët e Forcave të Armatosura, Policia, strukturat vendore të mbështetura edhe nga dy avionët Canadair të Italisë.

Një ditë më parë, në Shëngjin situata u përkeqësua pasi flakët kapluan një kompleks turistik në zonën e njohur si Rana e Hedhun. Zjarri arriti deri në bregdet.

“Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme minimale në biznese përreth zonës së zjarrit, në dy bare plazhi dhe në çatinë e një shtëpie”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pos në Shëngjin, bëhet e ditur se situatë e vështirë nga përhapja e zjarreve është krijuar edhe mbi qytetin e Tepelenës, ku sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ‘zjarri ka dalë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë’, që lehtëson përhapjen e flakëve.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se po punohet intensivisht për shuarjen e disa vatrave të tjera të zjarrit në fshatin Zavalinë në bashkinë e Elbasanit, dhe në Kodrat e Liqenit të Viroit që gjendet në bashkinë e Gjirokastrës.

Mëngjesin e së mërkurës autoritetet në Shëngjin thanë se situata me zjarre është drejt përmirësimit. Prefektura e Lezhës njoftoi se gjatë natës janë shuar disa vatra zjarri, që shpërthyen nga pasditja e së shtunës.

“‘Për ditën e sotme të do të operojnë të gjithë mjetet e Mbrojtjes nga Zjarri që kanë qenë të pranishme dhe një ditë më parë, si dhe 300 efektivë të Forcave të Armatosura dhe rreth 100 forca bashkiake. Po operohet në terren për shuarjen e çdo vatre zjarri të ndezur [trungje të ndezura]”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Lezhës.

Përveç forcave zjarrfikëse, për shuarjen e flakëve u angazhua edhe helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë si dhe dy avionë Canadair, të ardhur nga Italia, si pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Ministri i Brendshëm, ende në detyrë, Taulant Balla, ishte mbrëmjen e 30 korrikut në Shëngjin, nga ku tha se po kërkohet ndihmë shtesë nga jashtë vendit për të vënë nën kontroll situatën me zjarre.

“Jemi në kontakte me [misionin e NATO-s në Kosovë] KFOR për të marrë helikopterët e tyre. E gjitha punë jonë është e pamundur të japë rezultatin që duam. Situata më e vështirë është te ‘Rana e Hedhun’. Por, jam i shqetësuar edhe për kurorën në qytet, te kisha. Është një kurorë e mbjellë me pisha dhe pisha është si një mjet shpërthyes”, tha Balla.

Ai, po ashtu, tha se nuk ka të dhëna se shpërthimi i zjarrit të ketë qenë i qëllimshëm.

Shqipëria ka rreth 147 mjete zjarrfikëse dhe 1.300 efektivë dhe dy helikopterë Cougar, që sipas autoriteteve janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën që krijohet me zjarre gjatë verës.

You Might Also Like

Një aeroplan An-2 bëri një ulje të fortë në rajonin e Krasnoyarsk. Pati viktima

BE-ja po shqyrton shitjen e aseteve austriake të miliarderit Deripaska te Raiffeisen Bank

Të paktën 60 rekrutë të vrarë në Oblastin Kursk

Influencuesi 23-vjeçar hidhet për vdekje nga maja e Yosemite, El Capitan, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Tiktok

Çfarë tha Putini dje për Serbinë?

TAGGED: #Izoluar, #Shëngjin, #Zjarre
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjyqtari Hasan Kryeziu caktohet nënkryetar i Gjykatës Komerciale

Kosova Times Kosova Times August 29, 2024
AAC për rastin e Osmanit: Shërbimet e Aeroportit të Shkupit vepruan në mënyrë profesionale
Turqi, arrestohen nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur
Shorti i fatit: Kosovarët ëndërrojnë për viza pune në Gjermani
Bac, u Nis! – Për t’u Kryer
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?