By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-gazetari i BBC-së pranon fajësinë për 3 akuzat lidhur me imazhet me natyrë seksuale të fëmijëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-gazetari i BBC-së pranon fajësinë për 3 akuzat lidhur me imazhet me natyrë seksuale të fëmijëve
Rajon / Botë

Ish-gazetari i BBC-së pranon fajësinë për 3 akuzat lidhur me imazhet me natyrë seksuale të fëmijëve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 8:55 PM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Huw Edwards, ish-prezantuesi kryesor i lajmeve të rrjetit BBC pranoi të mërkurën tre akuzat për qasjen me natyrë seksuale ndaj imazheve të fëmijëve. Akuzat për të cilat ai pranoi fajësinë në Gjykatën e Magjistraturës së Uestminsterit, në qendër të Londrës, kanë të bëjnë me imazhet e ndara gjatë një bisede në rrjetin WhatsApp në periudhën dhjetor 2020 dhe gusht 2021 nga një burrë që e kishte kontaktuar fillimisht zotin Edwards përmes rrjeteve sociale.

Zoti Edwards, i cili ishte drejtuesi kryesor i edicioneve informative të mbrëmjes të rrjetit BBC për dy dekada dhe drejtoi transmetimin e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022, është liruar me kusht deri në një seancë dëgjimore më 16 shtator, para caktimit të masës së dënimit. Ai rrezikon deri në 10 vjet burg, megjithëse prokuroria pranoi se një dënim me kusht mund të ishte i përshtatshëm.

Gjykata u njoh me të dhënat se 62 vjeçari ishte përfshirë në një bisedë online me një të rritur që i kishte dërguar atij 377 imazhe seksuale, 41 prej të cilave, imazhe të pahijshme fëmijësh.

Po ashtu, personi i paidentifikuar e kishte pyetur zotin Edwards në 2 shkurt 2021 nëse subjektet e imazheve që po dërgonte ishin tepër të mitur. Ky i fundit i ishte përgjigjur që të mos i dërgonte më imazhe të të miturve. Megjithatë, ai i dërgoi edhe 5 imazhe të tjera dhe shkëmbimi i imazheve pornografike vazhdoi deri në prill të 2022.

“Qasja ndaj imazheve të pahijshme të të miturve kontribuon në shfrytëzimin seksual të fëmijëve, gjë që shkakton një traumë të thellë dhe afatgjatë mbi këto viktima”, tha Claire Brinton nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.

Duke folur në mbrojtje të zotit Edwards, avokati i tij Philip Evans tha se nuk ka “asnjë tregues” se klienti i tij ka krijuar ndonjë imazh, në kuptimin tradicional të fjalës”.

Ai shtoi se zoti Edwards, “nuk ruajti asnjë fotografi, nuk ia kishte dërguar askujt dhe nuk kishte parë në asnjë burim tjetër imazhe të ngjashme”. Sipas tij, ai ka probleme të shëndetit fizik dhe mendor.

Prokurori Ian Hope i tha gjykatës se “pendimi i vërtetë” i zotit Edwards ishte një arsye se pse mund të konsiderohej mundësia për një dënim me kusht.

Një zëdhënës i Shoqatës Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve tha se nuk duhet të ketë “asnjë dyshim” për seriozitetin e krimeve të zotit Edwards.

“Mund të jetë jashtëzakonisht traumatike për të rinjtë të dinë se imazhet seksuale të tyre janë shpërndarë në internet”, tha zëdhënësi.

Zoti Edwards, i cili ishte një ndër personalitetet më të paguara në BBC, u pezullua në korrik 2023 për akuza të tjera, të palidhura me rastin. Më vonë ai dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #BBC, #Huw Edwards
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

YIHR në Serbi shënon 29-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
60% e fëmijëve në Bullgari lindin jashtë martese
Prokuroria kërkon paraburgim për policin e arrestuar në Vushtrri
Trump: E kemi kapur të dyshuarin për vrasjen e Kirkut. Një prift e njohu atë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?