By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShSKUK: Rritet numri i foshnjeve të lindura para kohe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > ShSKUK: Rritet numri i foshnjeve të lindura para kohe
Ballina 1Shëndetësi

ShSKUK: Rritet numri i foshnjeve të lindura para kohe

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 12:08 PM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka shënuar rritje numri i rasteve të foshnjeve që kanë lindur para kohe dhe që kanë pasur nevojë për trajtim pas lindjes në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Nga 1 janari deri më tani në këtë klinikë janë trajtuar 430 foshnja, numër ky në rritje krahasuar me vitet e tjera”, thuhet në njoftim.

Më tutje, ShSKUK ka bërë me dije se këto foshnja janë trajtuar për Asfiksion Perinatal (mungesë e oksigjenit para dhe pas lindjes), prematuritet (lindje para kohe), me komplikime, anomali të ndryshme kirurgjike, neonatale, anomali neurokirurgjike, e që trajtohen para dhe pas operimit të tyre, dhe infeksione të ndryshme.

Sipas njoftimit, stafi i klinikës me sukses po trajton edhe rastet e prematurëve (foshnjet e lindura para javës së 36 të shtatëzanisë) deri tek prematurët me peshë ekstreme të lindjes, 500-999 gramë.

“Raste të tilla janë të predispozuar ndaj shumë komplikimeve për shkak të papjekurisë së gjithë sistemeve. Trajtimi bëhet sipas protokolleve bashkëkohore, duke filluar që nga dhënia e kortikoideve nga ana e gjinekologë-obstetërve, deri te mbështetja respiratore,  joinvazive dhe invazive”, njofton ShSKUK.

Tutje ky institucion thekson se një nga manifestimet e prematuritetit (lindjes para kohe), është edhe kriza e apnesë (ndërprerja e frymëmarrjes). Këto foshnje trajtohen me CPAP, në të tilla raste ndihmon ampula caffeine citrate, por jo të gjithë rastet kanë nevojë për këtë lloj trajtimi. Në disa raste, përveç Caffeine Citrate, përdoret ampula Aminophylinë, si terapi alternative.

“Foshnje të lindura para kohe, prej javës 28 deri 33, të shtatëzanisë dhe që kanë manifestuar kriza të apnesë, kanë qenë 175, e që janë trajtuar me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë. Ndërsa foshnja të lindura prej javës 34 deri në 36 të shtatëzanisë kanë qenë 255, ku prej tyre 50 foshnja kanë pasur përkrahje me Caffeine Citrate ose Ampula Aminophylinë. ShSKUK ka siguruar të dy ampulat, por për shkak të shpenzimit përtej planifikimit, Ampula Caffeine Citrate ka munguar disa ditë, e që është zëvëndësuar si alternativë me Ampulën Aminophylinë”, thuhet tutje në njoftim. /Kosovatimes/

 

T

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Osmani: Siguria garantohet me partnerë të besueshëm

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Aksion i gjerë kundër krimeve ekonomike

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

TAGGED: #Foshnje, #ShSKUK
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

KOK-u kërkon sqarime nga UEFA për heqjen e flamurit të Kosovës në Beograd

Kosova Times Kosova Times April 4, 2025
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
El País: Vrasja e Kuzminov me sa duket ishte organizuar nga Rusia
LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj dhe hetim për kompaninë e tij
Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?