By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Driton Kuka për RTK: Pesë medalje, arritje e jashtëzakonshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Driton Kuka për RTK: Pesë medalje, arritje e jashtëzakonshme
Sport

Driton Kuka për RTK: Pesë medalje, arritje e jashtëzakonshme

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 11:05 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, në një intervistë ekskluzive për RTK, ka folur për eksperiencën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Kosova në ‘Paris 2024’, arriti të fitojë dy medalje. Distria Krasniqi të argjendtë dhe Laura Faziu të bronztën.

Fillimisht Kuka falënderoj ekipin e RTK-së për përcjellin e mirë të ngjarjeve në ‘Paris 2024’.

“Së pari faleminderit për përcjelljen e mirë që janë me rëndësi të madhe, për shtetin tonë, që gjithmonë po ka sfida të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare duke ditur se shumë shtete s’e njohin Kosovën. Sporti e ka thyer barrierën, e kemi ngritur flamurin në shtete që s’na njohin dhe janë kundër nesh”, ka thënë Kuka.

Kosova tashmë ka pesë medalje olimpike në Olimpiadat (Rio, Tokio dhe Paris). Sipas Kukës, kjo është arritje e jashtëzakonshme.

“Pesë medalje ka qenë objektivi ynë, është arrit diçka e jashtëzakonshme. E nisëm në Rio, vazhduam në Tokio e pastaj u përmbushëm në Paris. Gjithçka po shkëlqen me medaljet e fituara për shtetin e Kosovës”, tha Kuka.

“Kam qenë ndër më të kërkuesit që të ndikojë që të mbahet xhudo aty, duke parë interesimin në Francë e sidomos në Paris. Grand Slam mbushet plot e le më për Lojërat Olimpike. I kemi fituar dy medalje, një vend të pestë për Akilin, i cili përformoi në nivel të mrekullueshëm por vetëm medalja i mungoi”, pohoi ai.

Strategu kosovar mendon se Distria Krasniqi e ka merituar medaljen e artë. Kuka pohon se ka pritur pak më shumë nga Laura Fazliu.

“Distria faktikisht e meritoi edhe të artën, por dëshira ia humbi fokusin në lojën finale. Laura nuk përformoi aq sa mundet, por prapë fitoi medalje”.

“Shok-momenti i Laurës? Të them të drejtën e thonë shumë qartë se kapjet për këmbë janë të ndaluara, nuk e pashë as unë por VAR-i është i sofistikuar dhe e kanë pa. Hudhja e Akilit në gjysmëfinale, unë mendova që përfundoi, por pastaj kamerat e panë se nuk kishte prekur me krahë. Kur e pashë më vonë në mënyrë të detajuar, e pashë që referët ishin të drejtë. Te lufta me kroaten ne nuk e pamë, as referi kryesor por ajo vetëm që e kapi për këmbë, por edhe fitoi pikë duke e shtyrë. Ka qenë aksion i shpejtë dhe nuk shihet ashtu në aksion të shpejtë. Dua të inkurajoj RTK-në që të nis një emision të veçantë, pasi shumë njerëz e kanë shijuar dhe duhet t’ua tregojmë më mirë”, ka theksuar Kuka.

Ai thotë se është i kënaqur që tashmë kanë nisur projektet për xhudon.

“Mendoj që është koha që kanë nisur projektet e rëndësishme. Për xhudon ka nisur një projekt i frytshëm, por shpresoj që frytet t’i shohim shumë shpejtë. Në anën tjetër është projekti tjetër që jam edhe unë, arsyeja është t’i ndihmoj Federatat e sidomos trajnerët që t’i ndihmojë me eksperiencën time. Por po kemi pak probleme me trajnerët se egoja po i bënë të mendojnë se dinë shumë”.

“Për herë të parë vëlla e motër ishin në të njëjtën kohë? Për mua ka qenë pak e dhimbshme sepse s’mund t’i ulëm Norës në luftën ndoshta të saj të fundit në karrierë. E nisa me Akilin, e i thashë Majlindës që të qëndrojë pranë, e cila hezitoj sepse janë shoqe. Ne i ndajmë përgjegjësitë. Besova që Nora do të vazhdojë tutje, Akili do ta kishte më të vështirë sepse e kishte më problem. Shpresoj që Nora ta kuptoj situatën sidomos meqenëse është vëllai i tij. Akili i afru shumë medaljes, ai më ka përmbush me paraqitjet dhe Federata e Xhudos e ka vlerësuar si gjuajtës spektakular”.

Ai ka folur edhe për festën me Laura Fazliu pasi fitojë medaljen e bronztë.

“Festa me Laurën? Ishte kënaqësi dhe është mirë që ekziston sepse këto filmime në të ardhmen do ta shfaqin historinë e shtetit tonë. Isha jashtëzakonisht i emocionuar, të gjithë sportistët shkojnë te familjarët, te trajnerët. Laura si pa eksperiencë erdh te unë dhe pastaj e përfundoi atë ceremoni të festimit. Pak më ndryshe sepse isha në tribuna, zakonisht isha në karrige. Me Laurën është me rëndësi që ka ardhur nga një qytet tjetër, kjo më bënë jashtëzakonisht të lumtur. Kur kam kërkuar që ajo të vjen, ajo s’ka hezituar dhe ka ardhur menjëherë dhe tani pas 10 vjetëve u kurorëzua me medalje olimpike. Festimi në fund e ka bërë atë të vetën me pesë medalje olimpike”, ka përfunduar trajneri kampion, Driton Kuka.

You Might Also Like

Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë

Tri medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo

Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior

Llapi për vendimin e Qeverisë lidhur me stadiumin: Hap i madh

Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi

TAGGED: #Driton Kuka, #Pesë medalje olimpike
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: 11 shtatori ishte sulm ndaj Amerikës dhe ndaj çdo demokracie

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Reuters: Oficerët kinezë ishin në pjesën e pasme ruse me miratimin e Pekinit
Mrekullia në Norvegji: Njeriu kalon shtatë orë i bllokuar nga orteku
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Hill për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Kievit:Serbia po bënë gjëra të mira për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?