By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata
October 23, 2025
Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik
October 23, 2025
BKK nikoqire e takimit rajonal të bibliotekave kombëtare
October 23, 2025
Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre
October 23, 2025
Rruga “Marin Barleti” në Prizren rikthehet në pamjen historike
October 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Majlinda Kelmendi: Dy medalje është sukses jashtëzakonisht i madh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Majlinda Kelmendi: Dy medalje është sukses jashtëzakonisht i madh
Sport

Majlinda Kelmendi: Dy medalje është sukses jashtëzakonisht i madh

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 11:32 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Trajnerja e xhudos dhe ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi në një intervistë për RTK, ka folur për eksperiencën e parë si trajnerë në një Olimpiadë.

“Në radhë të parë është kënaqësi dhe nder që Toni më ka besuar. Ka pasur besim tek unë, më ka lejuar me e udhëheq garuesit në Lojërat Olimpike. Është edhe përgjegjësi të madhe, në ditën kur garoi Nora dhe Akili në të njëjtën kohë. Kemi vendosur që unë te Nora e Toni te Akili. Me Laurën mund më them që jam marrë me së shumti, jam munduar t’ia tregoj xhudon që e kam bërë sepse kam qenë shumë agresive në Tatami”, ka thënë Kelmendi.

“Me Lorianën e nisëm mirë, por një gabim i vogël i kushtoi. Fatkeqësisht ka pasur lëndim të gjurit dhe kjo i ka kushtuar. Kur ndërprehet ato përgatitjet kryesore, Lorit i ka kushtuar lëndimi, por prapëseprapë dy medalje është sukses jashtëzakonisht i madh sidomos për Tonit që është kryetrajner, ne jemi asistent bashkë me Fatosin. Më gëzon fakti që Toni i ka pesë medalje olimpike që është tepër vështirë për t’u arritur”.

Majlinda pohon se ndihet e lumtur që ka fituar medalje olimpike edhe si xhudiste, por edhe si trajnere.

“Edhe xhudiste edhe trajnere me medalje? Prapë po kthehem te Toni, ndihem më fat dhe e bekuar që ta kem edhe atë ndjesi si trajner në Lojëra Olimpike. Tash vonë kam nisur të punoj si trajnere, Toni më ka besuar plotësisht. Ka qenë shumë emocionuese, kur hyri Laura e kisha ndjenjën se po garoja vetë. Është vështirë për ta kontrolluar tërë emocion, por përvojë e pabesueshme”, tha ajo.

“A po e largon vetën pak Toni duke iu dhënë hapësirë juve? Sigurisht që po, na të gjithë e dimë se Toni që 25 nuk është vetëm trajner, por edhe menaxher e psikolog e gjithçka për ne. Të gjithë e dimë sa është “e lehtë” për t’ia hapur dyert në Kosovë e pastaj jashtë Kosovës. Bashkë kemi hapur dyert që përmes politikës ka qenë problem t’i hapësh, prandaj vjen një ditë që lodhësh. Është trajner që i ka pesë medalje pra nuk e ka atë entuziazmin me shku nëpër udhëtime, dhe nuk ka kaluar shumë kohë me familjen e vetë prandaj edhe ka nevojë për të pasur disa asistentë”.

Majlinda është e bindur se në Olimpiadën e ardhshëm Kosova do të ketë një emër të ri të xhudos.

“Të gjithë jam të vetëdijshëm se kam fituar të artën, por në Olimpiadën tjetër edhe pse isha favorite, rashë në lojën e parë. Këto emocionet e përziera po më ndihmojnë. Toni më raste është më i ashpër, por kur po e qes në vendin e tyre e di si po ndihem. Ka a shumë raste, çuditërisht Toni më dëgjon. Po besoj që në Los Angeles të kemi edhe një emër të ri, e di që në Kosovë presin shumë emra por është herët. Emri i ri? Nuk mund ta përmendi sepse nuk e di saktësisht, pret nga njëri dhe del i pesti”, theksoi Kelmendi.

Ajo thotë së trajneri Driton Kuka në tri vitet e fundit është rigoroz siç ka qenë më herët.

“Toni në tre vitet është zbutur pak në raport me ekipin, duhet t’i kthehet asaj qasje sepse është vështirë ta nxjerrësh maksimumin nga sportistët. Teknologjia e ka bërë të vetën, komoditeti po i bën me harru ata e sidomos na, duhet t’i kthemi qasjes rigoroze, në stërvitje, mënyrë të jetës e gjithçka tjetër. Kjo është ajo që po na duhet neve për të qenë të suksesshme”, ka përfunduar Kelmendi.

You Might Also Like

Arbitri i Euroligës arrestohet në një operacion të madh. Ai është anëtar i një klani të rrezikshëm të Beogradit

Ostlund pas fillimit të punës me Kosovën: “Do të hyjmë me energji të re”

Arrestohen 180 tifozë të Napolit në Eindhoven para ndeshjes me PSV-në

MKRS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po zhvillohen me intensitet

Tifozët sulmojnë autobusin në Itali. Vdes shoferi pasi goditet me me tull

TAGGED: #Lojërat Olimpike, #Majlinda Kelmendi
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vrasësit e Vanjës (14) nga Maqedonia dënohen me burgim të përjetshëm

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
Digjet vila e Bajqinovcit, deputeti i VV-së deklarohet për rastin
Mushkolaj: Serbia me shumë mund e ka penguar Asocacionin
Ukrainasit do të lejohen së shpejti të sulmojnë Rusinë me armë perëndimore? Detajet e planit po rrjedhin
Zelensky kerkon ndihmen e Papës ndihmon në lirimin e ukrainasve të arrestuar në Rusi”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?