By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll
May 16, 2025
Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar
May 16, 2025
Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin
May 16, 2025
Osmani: Kosova e ka akoma kryenegociatorin fuqiplotë
May 16, 2025
Osmani: Pres balancë nga BE, Kosova nën masa e Serbia jo
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Moti i nxehtë shtyn hapjen e qendrës për emigrantë në Gjadër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Moti i nxehtë shtyn hapjen e qendrës për emigrantë në Gjadër
Ballina 2Rajon / Botë

Moti i nxehtë shtyn hapjen e qendrës për emigrantë në Gjadër

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 3:56 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Më 1 gusht pritej që në Gjadër të Shqipërisë të hapej qendra për pritjen e strehimit të migrantëve, që shpëtohen në det, por kjo qendër nuk pritet të jetë funksionale edhe për disa javë.

Në qendrën tjetër, atë në Shëngjin, punimet kanë përfunduar, por në Gjadër punimet po vazhdojë dhe nuk dihet se kur mund të jetë funksionale. Të dy qendrat është paraparë të hapen njëkohësisht.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në qendrën e pritjes së migrantëve në Shëngjin gjatë muajit qershor deklaroi se qendrat për priten e emigrantëve do të hapeshin më 1 gusht.

Ngritja e dy qendrave është pjesë e marrëveshjes që u firmos mes Italisë dhe Shqipërisë në nëntor të vitit të kaluar, si një përpjekje për të frenuar migracionin.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizzio Bucci, ishte gjatë ditës së hënë në dy qendrat për emigrantët. Ai shpjegoi për gazetarët se shkak për këtë vonesë kanë qenë temperaturat e larta. Ambasadori theksoi se brenda pak javësh edhe kjo qendër do të jetë funksionale, por tha se nuk mund të jepte një datë të saktë.

“Vala e të nxehtit në korrik i detyroi autoritetet të vendosin disa orë pushim gjatë orëve më të nxehta të ditës. Shqetësimi ynë kryesor mbetet siguria dhe mbrojtja e punëtorëve në kantier dhe sigurisht edhe e emigrantëve që do të strehohen në Gjadër. Është e vështirë të thuash një datë, bëhet fjalë për pak javë”, tha Bucci.

Ai shtoi se të dyja qendrat do të funksionojnë paralelisht, ndërsa personeli italian tashmë është gati për të nisur punën.

“Qendra në Shëngjin tashmë është krejtësisht gati. Por, të dyja qendrat do të funksionojnë paralelisht. Në Shëngjin do të bëhen procedurat e para, pastaj këtu është akomodimi. Tashmë kanë ardhur nga Italia, policët, karabinierët, Guardia Di Finanza, personeli nga Ministria e Drejtësisë, mjekë dhe infermierë. Bëhet fjalë për disa qindra persona”, tha ambasadori italian.

Gjatë inspektimit në Gjadër u pa se kontejnerët janë vendosur, ndërsa makineritë e rënda si vinça apo kamionë janë ende në punë për të përfunduar të gjitha punimet. Në këtë qendër përveç zonës së akomodimit, ku ishin vendosur shtretërit (dykatësh), ka edhe disa struktura të tjera ku do të organizohen shërbimet për emigrantët. Bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimit, për strukturat ku do të ofrohet shërbimi dhe kujdesi shëndetësor, si dhe strukturat e posaçme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë.

Të dyja qendrat do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare. Sipas marrëveshjes, fillimisht pritet të strehohen rreth 3.000 persona, ndërsa në një vit fluksi mund të shkojë deri në 36.000 persona.

Hyrja e emigrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve italiane.

“Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të emigrantëve të strehuar në strukturat me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian dhe për kohën rreptësishtë të nevojshme për të”, thuhet në protokollin e marrëveshjes, që publikoi Qeveria shqiptare.

Aty nënvizohet se autoritetet italiane do të përballojnë çdo shpenzim të nevojshëm për akomodimin dhe trajtimin e emigrantëve, duke përfshirë ushqimin, kujdesin shëndetësor dhe çdo shërbim tjetër që do të vlerësohet i nevojshëm dhe duke u kujdesur që ky trajtim të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas së drejtës ndërkombëtare.

Italia, sipas marrëveshjes, do të financojë të gjitha shërbimet e kujdesit spitalor, por edhe të pajisjeve, sikurse automjetet dhe karburantet si dhe pagesat për avokatë. Ndërkaq, Shqipëria do të ofrojë lehtësira për personelin italian që do të punojë në Shqipëri, të cilët do të përjashtohen nga nevoja për pajisje me viza, leje të qëndrimit dhe kërkesa të tjera që kërkohen nga legjislacioni shqiptar për migracion.

You Might Also Like

Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll

Udhëheqësit e BE-së shqyrtojnë tarifat ndëshkuese ndaj Rusisë pasi Putini nuk mori pjesë në bisedimet e Stambollit – Politico

Ukraina konfirmon humbjen e një tjetër F-16 gjatë misionit luftarak

BBC dhe Mediazona konfirmojnë vdekjen e më shumë se 108,600 ushtarëve rusë në Ukrainë

Ukraina humbi pothuajse 1 miliard dollarë në blerjet e armëve jashtë vendit

TAGGED: #Moti i nxehtë, #Qendra për emigrantë në Gjadër, #Shtyhet hapja
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gantz beson se Izraeli duhet të zhvendosë fokusin ushtarak në Liban

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Presidenti Sejdiu nderohet me “Mirënjohje Nderi” nga shkolla elitare NYSS: ligjëratë frymëzuese për brezin e ri
Kurti: Sulmi terrorist me plan për të aneksuar veriun e Kosovës
Zhduket një vajzë në Mitrovicë
Osmani e pikëlluar për tragjedinë në Gjakovë: Dhimbje e papërshkrueshme për humbjen e tre fëmijëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?