By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Perspektiva e përdorimit të avionëve elektrikë në zonat urbane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Perspektiva e përdorimit të avionëve elektrikë në zonat urbane
Teknologji

Perspektiva e përdorimit të avionëve elektrikë në zonat urbane

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 8:12 PM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të realizohen me avionë elektrikë. Prodhuesit e avionëve thonë se do të revolucionarizojnë udhëtimin e përditshëm për pasagjerët duke ofruar fluturime të përshtatshme, të shpejta dhe të qëndrueshme brenda qyteteve dhe mes tyre. Disa prej kompanive të prodhimit të këtyre avionëve shfaqën konceptet e tyre në panairin ndërkombëtar “Farnborough 2024”.

Supernal, një kompani e mbështetur nga gjigandi global i makinave Hyundai Motor Group, thotë se automjeti i saj më i ri elektrik i pasagjerëve do të revolucionarizojë udhëtimin ajror në të ardhmen.

Ky aeroplan do të jetë në gjendje t’i transportojë më shpejt pasagjerët brenda qyteteve dhe mes tyre, duke fluturuar mbi radhët e gjata të trafikut rrugor.

“Qëllimi i tij është të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së njerëzve. Është një aeroplan tërësisht elektrik, që me një karikim mund të përshkojë një distancë prej rreth 96 kilometrash, duke fluturuar me një shpejtësi prej 193 kilometrash në orë, dhe mund të transportojë njerëz në distanca të shkurtra, duke shmangur trafikun e ngjeshur urban”, thotë David McBride, shef i teknologjisë në kompaninë Supernal.

Automjeti plotësisht elektrik do të ketë rotorë që mundësojnë ngritje dhe ulje vertikale pa pasur nevojë për pista.

Kompania gjithashtu synon që fluturimet më vonë të automatizohen.

Ndonëse për disa ekspertë ky koncept mund të duket larg realitetit, shefi i kompanisë Supernal thotë se partneriteti me kompaninë Hyundai Motor Group (HMG) do të lejojë prodhimin e këtyre automjeve flutarake në një shkallë industriale masive.

“Ne besojmë se kemi jo vetëm fuqinë e madhe industriale, që Hyundai Motor Group mund të ofrojë, por ne edhe mund të revolucionarizojmë aviacionin përmes aftësive të mëdha të kompanisë sonë”, thotë Jaiwon Shin, president i Hyundai Motor Group dhe shef i kompanisë Supernal.

Kompania gjermane Lilium është gjithashtu në garë për prodhimin në shkallë të gjerë të avionit të saj elektrik EV-TOL. Avioni i saj tërësisht elektrik mund të ngrihet dhe ulet vertikalisht, por në vend të rotorëve përdor ventilatorë me motorë të fuqishëm për lëvizjen në ajër.

“Avioni ynë mund të transportojë gjashtë njerëz në një distancë prej 175 kilometrash dhe mund të arrijë shpejtësinë deri në 250 kilometra në orë. Kostoja e operimit të këtij avioni është aq e ulët sa që ne mund të ofrojmë bileta me çmime prej më pak se 2 dollarë për kilometër”, thotë Klaus Roewe, shef i kompanisë Lilium.

Por, përdorimi i këtyre automjeteve duhet fillimisht të miratohet nga zyrtarët e qyteteve, të cilët duhet të përcaktojnë zona nga ku këta avionë elektrik mund të ngrihen dhe ulen në mënyrë të sigurt.

Të dy avionët u shfaqën në panairin ndërkombëtar të aviacionit “Farnborough 2024”.

Richard Aboulafia, analist i aviacionit, mendon se mundësia reale për të parë më shpesh këta avionë në qiell është ende shumë larg.

“Ata janë jashtëzakonisht të popullarizuar nga pikëpamja e dizajnit dhe konceptit, por për sa i përket prodhimit të tyre masiv, ne ende jemi shumë vite larg. Pra, është një nga ato gjëra që njerëzve u pëlqejnë të diskutojnë, por nuk ka shumë aktivitet tregtar në lidhje me këta avionë”, thotë ai.

Panairi ndërkombëtar “Farnborough Airshow”, i cili u mbajt së fundmi në Britani, është një nga panairet më të mëdha të industrisë së aviacionit në botë dhe tërheq ekspertë dhe entuziastë nga e gjithë bota. /voa/

You Might Also Like

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

DeepSeek tashmë ka gjetur të meta sigurie. “Ne hymë në bazën e të dhënave për pak minuta”

TAGGED: #Avionë elektrikë, #Zona urbane
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 2605 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “Subvencionet V”
100,000 fermerë kultivojnë ullirin, ekspertët: Ja çfarë kufizon eksportet e vajit
ShBA dhe BE: Duhet bashkëpunim për të luftuar dezinformimin nga vendet keqdashëse
Më pak bebe, censi zbuloi se numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë 28.4%
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?