By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kundërzbulimi ukrainas arreston një britanik të dyshuar si agjent rus
December 2, 2025
Ministri i Jashtëm kinez mbërriti në Moskë në të njëjtën kohë me Wittkoff
December 2, 2025
Shpërthime dhe zjarr në Çeçeni, dronët godasin selitë e FSB-së dhe Akhmatit
December 2, 2025
Nis pastrimi i plazhit të Velipojës nga mbetjet e nxjerra nga deti
December 2, 2025
Sallahu: Çdo rekomandim i Komisionit të Venecias të trajtohet me kujdes
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja marionetë e kryeministrit paranojak!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Presidentja marionetë e kryeministrit paranojak!
Opinion

Presidentja marionetë e kryeministrit paranojak!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 11:52 AM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Presidentja Vjosa Osmani e mbajti një takim sa për “sy e faqe” me liderët e partive politike në Kosovë, kinse për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër. Mungesa në takim e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje e dëshmon mos seriozitetin e këtij takimi krejtësisht formal dhe të parëndësishëm.

Takim i pakuptimtë i presidentes

Se vërtetë takimi ishte krejtësisht formal e dëshmon deklarata e presidentes pas takimit me partitë politike; “Datën e zgjedhjeve e shpallim pas disa analizave”, pa treguar se në cilin ‘laborator’ do t’i dërgon ato “analiza”!

Ani pse nuk ka treguar presidentja, gjithçka është e qartë dhe e nënkuptueshme, për zgjedhjet, sikurse për gjithçka tjetër vendos kryeministri Albin Kurti e jo presidentja Vjosa Osmani!

Thënë të vërtetën, takimi i presidentes me partitë politike (opozitare) do të kishte kuptim sikur zgjedhjet të mbaheshin në afatin e shkurtër kohor, brenda dy muajve e jo pas gjashtë muajve!

Lojërat pingpong me opozitën bëhen shkaku i moskoordinimit të kësaj të fundit, e cila nuk e di ku e ka bishtin dhe as kokën, pasi secila prej tyre kishin opsione të ndryshme rreth mbajtjes së zgjedhjeve, pa qenë në gjendje për t’i imponuar pushtetit mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për ta nxjerrë vendin nga kolapsi ekonomik si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare.

Në takimin e presidentes marionetë me liderët partiakë është paraparë që zgjedhjet të mbahen në afatin e rregullt zgjedhor dhe atë mes datave 26 janar dhe 16 shkurt të vitit 2025.

Moskoordinimi i opozitës i zgjati jetën qeverisë dhe e bëri Albin Kurtin kryeministrin e parë pas çlirimit të vendit i cili e çon deri në fund manatin politik!

Pra, është hera e parë pas çlirimit të vendit, që do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare!

Se, a është kjo meritë e arrogancës së numrave në Kuvend apo paaftësi e opozitës për ta nxjerrë vendin nga sanksionet ndërkombëtare, ju mbetet lexuesve që ta thonë mendimin e tyre të lirë!?

Thumbimet ironizuese mes dy grave të veshura me petkun e pushtetit

Një deklaratë e bërë nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ndaj presidentes Vjosa Osmani, mori përgjigje nga kjo e fundit në konferencën për media, pas takimit me krerët e partive politike.

Donika Gërvalla-Schwarz në koncertin për mërgatën në sheshin ‘Skënderbeu’, pasi këndoi këngëtarja Dafina Zeqiri, tha se ajo e këndoi këngën “llafe llafe” të presidentes.

E pyetur për këtë sot, Vjosa Osmani ia ktheu me të njëjtën monedhë, derisa dhe ajo përdori vargje të njërës nga këngët e Dafinës, për t’iu kundërpërgjigjur Gërvallës. “Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani, teksa tha se nuk e kishte dëgjuar deklaratën e Gërvallës, ish bashkëpartiakes së saj.

Loja ironizuese mes Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës është pak më tepër se adoleshente dhe fëmijërore, është qesharake dhe nën çdo nivel diplomatik. Shihen qartë tek zonja e parë e shtetit mendjemadhësia dhe arroganca, që janë tipare të mishëruara në shpirtin e saj ashtu siç nuk është i skalitur rugovizmi në zemrën e saj. Kurse tek kryediplomatja vërehen nga largësia injoranca dhe paaftësia diplomatike për të mbuluar një pot kaq të lartë shtetërorë.

You Might Also Like

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë

Sulmet ndaj figurave kyçe në politikën shqiptare dhe rasti Belinda Balluku

9 MUAJ TURP POLITIK: 120 deputetë hanë 2 milionë euro, populli hanë zhgënjim!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nisin hetimet për vdekjen e një shtetasi të huaj në Prizren

Kosova Times Kosova Times October 27, 2025
Abdixhiku: Institucionet qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror në Pejë
LDK-ja nderon Sali Çekajn me akademi në Gjermani
Punëtorët maqedonas zëvendësohen me ata nga Azia
Ushtria izraelite: Mbi 400 militantë palestinezë të vrarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?