Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot, në Mitrovicë të arrestohet personi i dyshuar për vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, njofton Policia.
Sipas njoftimit aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.
Po ashtu policia falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.