By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 12, 2026
Osmani rikthen fjalimin në OKB: Drejtësi e fakte përballë propagandës serbe
January 12, 2026
AARC mirëpret synimin e SHBA-së për rifillimin e Dialogut Strategjik
January 12, 2026
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Moti në Shqipëri i ftohtë dhe me diell
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria: ‘Trepça’ të sigurojë rritje të prodhimit dhe ulje të shpenzimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Qeveria: ‘Trepça’ të sigurojë rritje të prodhimit dhe ulje të shpenzimeve
Ballina 1Lajme

Qeveria: ‘Trepça’ të sigurojë rritje të prodhimit dhe ulje të shpenzimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/01 at 11:09 AM
Kosova Times Published August 1, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se është e përkushtuar për të përkrahur ndërmarrjen ‘Trepça’ si dhe të gjitha ndërmarrjet tjera publike dhe se sipas aj përkrahja nënkupton mbështetje për zhvillim dhe rritje të potencialit të plotë ekonomik.

“Nga ndërmarrjet dhe udhëheqja e tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës pret marrjen e masave që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre. Pavarësisht mbështetjes që Qeveria i ka dhënë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërmarrja ‘Trepça’ ka operuar me humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Sipas qeverisë, Ministria e Ekonomisë ka përkrahur ndërmarrjen me subvencione në vlerë prej 3.3 milionë euro, që është përtej shumës së planifikuar për të gjithë vitin.

“Megjithatë, këto mjete nuk u kanë mjaftuar për të siguruar mbulimin e shpenzimeve operative dhe pagave të punonjësve, që përbëjnë pjesën e konsiderueshme të shpenzimeve të ndërmarrjes. Ministria e Ekonomisë në mënyrë të vazhdueshme ka inkurajuar menaxhmentin e ndërmarrjes për të optimizuar shpenzimet. Së fundmi, me pranimin e kërkesës së ndërmarrjes për ndarjen e mjeteve financiare shtesë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti që të prezantojnë një plan veprimi. Ne presim që të adresohen në mënyrë të qartë, efektive dhe të qëndrueshme sfidat e ndërmarrjes”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga ndërmarrja që të sigurojë rritje të prodhimit e të hyrave dhe ulje të shpenzimeve, si mënyrën e vetme për të arritur stabilizim të gjendjes operative dhe financiare të ndërmarrjes dhe kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet në komunikim të vazhdueshëm me Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes. Sigurojmë se të gjitha palët janë të angazhuara maksimalisht për një zgjidhje afatgjatë, në përputhje me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë e tyre. Njëkohësisht, Qeveria është duke trajtuar planin e propozuar nga ndërmarrja ‘Trepça’. Përkrahja financiare varet nga plani dhe zotimi konkret që do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit. Ne jemi të bindur se me një bashkëpunim të ngushtë dhe përkushtim të përbashkët, mund të arrihen përmirësime të ndjeshme dhe rezultate pozitive për ndërmarrjen Trepça dhe për të gjithë punonjësit e saj. Nuk ekziston asnjë rrugë tjetër përpos punës dhe angazhimit intensiv, rregullit, kontrollit dhe drejtimit të përgjegjshëm të ndërmarrjes për sukses”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe ka më shumë se 20 ditë që puna është ndalur në minierën e ‘Trepçës’ në Stan Tërg. Gjiganti i dikurshëm metalurgjik që dy muaj nuk ka arritur t’i paguaj minatorët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani rikthen fjalimin në OKB: Drejtësi e fakte përballë propagandës serbe

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

TAGGED: #Pagat, #Qeveria e Kosovës, #Trepça
Kosova Times August 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA: Izraeli të jetë transparent në lidhje me sulmin e shkollave në Gaza

Kosova Times Kosova Times June 7, 2024
Osmani udhëtoi për Kolumbi, do të inaugurojë ambasadën e Kosovës në Bogota
8 Dhjetori, Begaj: Studentët ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë
Shkelqimi apo rënia e Lëvizjes Vetëvendosje në vartësi të marrëveshjes tinëzare Kurti-Abdixhiku
Horoskopi ditor për 25 tetor 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?