By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktivistët e liruar rusë zotohen se do të vazhdojnë luftën për një Rusi të lirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Aktivistët e liruar rusë zotohen se do të vazhdojnë luftën për një Rusi të lirë
Ballina 2Rajon / Botë

Aktivistët e liruar rusë zotohen se do të vazhdojnë luftën për një Rusi të lirë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 10:13 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Tre aktivistë rusë, që u liruan në kuadër të këmbimit të të burgosurve të orkestruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, falënderuan të gjithë ata që ndihmuan në lirimin e tyre dhe paralajmëruan se nuk duhet të besohet se të gjithë rusët mbështesin pushtimin rus të Ukrainës.

Vladimir Kara-Murza, Andrei Pivovarov dhe Ilya Yashin, që ishin të burgosur në Rusi për shkak se kundërshtuan luftën, mbajtën një konferencë për media në Bon të Gjermanisë më 2 gusht, një ditë pas këmbimit historik të të burgosurve.

Kara-Murza, që ka shtetësi ruse dhe britanike, tha se 16 jetë u shpëtuan në këmbimin e të burgosurve, përmes së cilit u liruan edhe shtetasit amerikanë, Alsu Kurmasheva, Evan Gershkovich, dhe Paul Whelan, të cilët shkuan në ShBA më 1 gusht dhe u bashkuan me familjarët e tyre.

Kara-Murza tha se dallimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci jeta e njeriut është e shenjtë. Ai i bëri thirrje botës që të bëjë dallimin mes popullit të Rusisë dhe presidentit të këtij shteti.

“Ka shumë njerëz në Rusi që janë kundër luftës, që nuk i besojnë propagandës së Kremlinit”, tha kritiku i Kremlinit, i cili ishte duke vuajtur 25 vjet burgim nën kushte të rënda, para se të lirohej.

Pivovarov po ashtu falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këmbimin e të burgosurve dhe kërkoi që populli rus të mos asociohej me politikat e Qeverisë. Ai tha se detyrë e tij dhe disidentëve të tjerë të liruar është që të punojnë që Rusia të jetë “e lirë dhe demokratike”.

Yashin shprehu mendim tjetër, duke thënë se i vjen keq që është dëbuar dhe shtoi se pasi shkoi në Turqi, shprehu dëshirën që të kthehej në Rusi.

“Unë nuk kam dhënë pëlqim që të dërgohem jashtë Rusisë”, tha ai gjatë konferencës për media.

“Ajo që ndodhi më 1 gusht nuk ishte këmbim. Ky është dëbimi im nga Rusia, pa pëlqimin tim. Dëshira e parë që shpreha në Ankara ishte të blija një biletë dhe të kthehesha në Rusi”.

Por, ai shtoi se një zyrtar i shërbimit të inteligjencës ruse, FSB, i tha se nëse kthehej në Rusi, “ditët e tua do të jenë sikurse të Navalnyt”, referencë për politikanin opozitar rus, Aleksei Nvalny, i cili vdiq në shkurt në një burg rus.

Po ashtu, ky zyrtar rus i tha atij që nëse kthehej, nuk do të kishte më këmbim të të burgosurve.

Duke e përshkruar veten si “patriot rus”, Yashin tha se do të vazhdojë aktivitetin e tij politik dhe punën e tij për një Rusi të lirë.

Yashin po ashtu tha se këmbimi i të burgosurve paraqet “një dilemë të vështirë”, duke shtuar se ky këmbim “do ta inkurajojë presidentin rus, Vladimir Putin, që të marrë më shumë pengje”.

Por, Pivovarov tha se këmbimi i të burgosurve i shpëtoi ata nga vdekja, ndërkaq Kara-Murza tha se deri më 1 gusht ai ishte i bindur se do të vdiste në burgun rus. Ai shtoi se e di që një ditë do të kthehet në Rusi dhe se ajo ditë do të vijë kur Rusia të jetë e lirë.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

TAGGED: #Andrei Pivovarov, #Ilya Yashin, #Rusia e lirë, #Vladimir Kara-Murza
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Parlamenti i Pakistanit zgjedh kryetarin e ri

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
OVL e UÇK-së fton qytetarët në protestën e 17 tetorit në Tiranë
Aksident me fatalitet në Mirosalë të Ferizajt, vdes një person
Kandidati për guvernator zotohet të vazhdojë garën pas njoftimeve për komente racore dhe seksuale
Senati amerikan miraton shpenzimet rekord të mbrojtjes prej 886 miliardë dollarësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?