By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
Ballina 2Turizëm

Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 8:07 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët me qëllim që të zbusë krizën për shtëpi në qytet, e cila sa vjen dhe përkeqësohet. Autoritetet lokale synojnë që 10 mijë apartamentet që jepen me qira afatshkurtra në pikën kryesore turistike të Spanjës, të jenë në dispozicion të banorëve vendas, që ankohen për çmimet e larta.

Kjo është Barcelona në një ditë të nxehtë vere. Ajo është pika kryesore turistike e Spanjës. Me miliona turistë dynden çdo vit për t’u njohur me arkitekturën, ushqimin, detin dhe historinë e qytetit.

Në Barcelonë jetojnë 1.6 milionë banorë, por vitin e kaluar, qytetin e vizituan 26 milionë turistë, shumë prej të cilëve qëndruan në apartamente me qira.

Edhe pse turizmi zë 15 për qind të ekonomisë së tij, banorë të qytetit të Barcelonës dolën në rrugë për të protestuar kundër numrit të lartë të vizitorëve, që ka çuar në një rritje tejet të lartë të qirave për vendasit.

Gjatë një proteste kundër turistëve në rajonin Las Ramblas në Barcelonë këtë muaj, disa protestues lëshuan thirrje si “shkoni në shtëpi” dhe lagën me pistoleta me ujë turistët që ishin ulur në tavolina në ambjente të hapura.

Çmimet e pasurive të paluajtshme në Barcelonë janë rritur me një mesatare prej 38 për qind gjatë dekadës së fundit, një periudhë në të cilën qiraja mesatare u rrit me 68 për qind, sipas autoriteteve bashkiake.

Në përgjigje të krizës së strehimit, zyrtarët e Barcelonës u zotuan të frenojnë të gjitha qiratë afatshkurta deri në vitin 2028 me shpresën për rregullimin e situatës.

Nënkryetarja e bashkisë Laia Bonet thotë se qyteti e do turizmin, por duhet të bëjë gjithçka është e mundur për të ndihmuar banorët që përballen me rritjen e madhe të qirave dhe çmimeve të pasurive të paluajtshme.

“Në Barcelonë sot kemi 10,000 shtëpi që kur u ndërtuan, u ndërtuan duke menduar se do të shërbenin për banim, për të jetuar një familje dhe sot po u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të vizitorëve të qytetit”, thotë ajo, duke iu referuar 10,000 apartamenteve që aktualisht jepen me qira afatshkurtra.

Zbatimi planeve për të mos rinovuar licencat për qiratë afatshkurtra të apartamenteve pas mbarimit të afatit, sipas zonjës Bonet do të “krijonte mundësinë që të kishte më shumë njësi banimi në dispozicion”.

Banorët, si 68- vjeçarja Esther Roset dhe fqinjë të saj i mirëpresin plane të tilla

“Vitet e fundit këtu është bërë katastrofë, pasi kanë dhënë me qira apartamente pushimi pa pyetur fqinjët dhe administratori i pronës nuk na ka thënë gjë”, thotë ajo.

Zonja Roset thotë se një kat ku banon ajo jepet si apartament pushimi dhe se disa vizitorë kanë qenë të zhurmshëm.

“Me kalimin e kohës është përkeqësuar “, thotë ajo.

Megjithatë, pronarët e apartamenteve kanë në plan ta kundërshtojnë vendimin, duke argumentuar se eliminimi i qirave afatshkurtra do të kërcënonte jetesën e tyre dhe do ta linte qytetin pa hapësira të mjaftueshme për strehim të përkohshëm. Rreth 2.5 milionë turistë qëndruan në apartamente vitin e kaluar, sipas Shoqatës së Apartamenteve Turistike të Barcelonës, e njohur gjithashtu si Apartur.

“Nëse bllokohen qiratë afatshkutra për 10,000 apartamente, qyteti do të ketë një problem të madh, veçanërisht për të organizuar disa lloje ngjarjesh që kërkojnë shumë dhoma”, shpjegon Marian Muro, drejtore e Apartur-it.

Vendimi në Barcelonë u bë i mundur pasi qeveria e rajonit verilindor të Katalonjës, kryeqytet i të cilit është Barcelona, miratoi një ligj që parashikon se licencat aktuale për apartamentet turistike do të skadojnë brenda 2028 në të gjitha ato zona ku ka mungesë banesash të përballueshme.

Partia opozitare konservatore e Spanjës e ka dërguar ligji rajonal në Gjykatën Kushtetuese të vendit, duke argumentuar se ai cënon të drejtat e pronës dhe lirinë ekonomike.

Bonaventura Durall drejton një kompani që zotëron dhe jep me qira 52 apartamente pranë bregdetit të Barcelonës.

Dyzet prej apartamenteve gjenden në një ndërtesë që kompania e tij dhe të tjerë e ndërtuan në vitin 2010 për të shfrytëzuar industrinë në rritje të qirave afatshkurtra.

Ai thotë se plani i bashkisë është i padrejtë dhe e vë në rrezik biznesin dhe 16 punonjësit e tij.

“Njerëzit kanë investuar, kanë hapur vende pune, kanë gjeneruar taksa dhe kanë gjetur një mënyrë për të siguruar të ardhura, dhe tani ata po i japin fund kësaj”, thotë ai.

Kritikët thonë gjithashtu se ky veprim në mënyrë të pashmangshme do të krijojë një treg të zi për qiratë afatshkurta.

Studimet tregojnë se Barcelona ka nevojë për rreth 60,000 njësi të reja banimi për të përmbushur kërkesat aktuale.

You Might Also Like

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

Hoxha në Turqi, zhvilloi takime në departamentet kryesore të sigurisë

‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll

Mediet e huaja për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Fshatrat më të bukura të Italisë 2025: Vullkani, vera dhe aroma e limonëve

TAGGED: #Apartamente, #Barcelona, #Qira, #Turistë
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pentagoni: ShBA do të vendosë sistem të avancuar anti-raketë në Izrael

Kosova Times Kosova Times October 13, 2024
Sulme të reja godasin infrastrukturën në Kiev dhe qytete tjera
Java lindore e Vuçiqit
41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore
Sulmohen seksualisht dy të mitura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?