By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE: Izraeli ka bërë zgjerimin më i madh në dekada të vendbanimeve në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE: Izraeli ka bërë zgjerimin më i madh në dekada të vendbanimeve në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

BE: Izraeli ka bërë zgjerimin më i madh në dekada të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 6:17 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor që nga Marrëveshja e Oslos në vitet ’90, tha zyra përfaqësuese e Bashkimit Evropian për territoret palestineze.

Planet për ndërtimin e 12.349 njësive të banimit në Bregun Perëndimor shkuan drejt miratimit, tha zyra e BE-së, duke paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndikojë në arritjen e një ujdie të mundshme për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

Edhe 18.333 njësi janë në proces të planifikimit në Jerusalemin e aneksuar Lindor, tha zyra e BE-së.

Numri i përgjithshëm i njësive të banimit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor është 30.682, tha BE-ja, duke theksuar se ky është numri më i lartë i vendbanimeve të reja që nga viti 2012.

Ky njoftim vjen në kohën kur tensionet janë rritur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor për shkak të luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – që nisi më 7 tetor.

“BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Izraelit që të mos çojë përpara planet për ndërtimin e vendbanimeve dhe të ndalë të gjitha aktivitetet në këtë drejtim”, tha zyra e BE-së.

BE-ja shtoi se vazhdon të ketë qëndrimin se “vendbanimet janë të paligjshme, sipas ligjit ndërkombëtar”.

Të gjitha vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, të pushtuar më 1967, konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, pavarësisht nëse Izraeli ka leje për ndërtimin e tyre.

Në Bregun Perëndimor aktualisht jetojnë rreth 490.000 kolonë izraelitë, së bashku me rreth 3 milionë palestinezë. Partitë e ekstremit të djathtë në koalicionin aktual qeverisës të Izraelit kanë kërkuar përshpejtimin e zgjerimit të vendbanimeve të reja.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #BE, #Bregu Perëndimor, #Izraeli, #Vendbanime
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani sot pritet në Departamentin amerikan të Shtetit

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës mbahet më 19 nëntor
Serbi pyet se sa proshutë dhe domate lejohet të sillen në Shqipëri – ai nuk priste përgjigje të tilla
Ukrainasit sulmuan Moskën me dronë
Jo “Rrip të Gazës” në Ballkan!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?