By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja donte ta përfshinte Navalnyn në këmbimin e të burgosurve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja donte ta përfshinte Navalnyn në këmbimin e të burgosurve
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja donte ta përfshinte Navalnyn në këmbimin e të burgosurve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 10:19 AM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Këshilltari i sigurisë kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin punuar për ta përfshirë liderin opozitar rus, Alexei Navalny, në këmbimin e të burgosurve, para se ai të vdiste në burg.

Pak pasi Navanly vdiq, aleatët e tij thanë se Moska ishte përfshirë në bisedime me Perëndimin për një këmbim të të burgosurve ku do të përfshihej edhe politikani. Disa javë më vonë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha gjithashtu se ishte i gatshëm ta lironte Navalnyn në një këmbim të burgosurish, me kusht që ai të mos kthehej kurrë më në Rusi.

Sullivan, duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë pas njoftimit për lirimin e 16 të burgosurve nga burgjet e Rusisë dhe Bjellorusisë në këmbim të lirimit të tetë rusëve, tha se në kohën e vdekjes së Navalnyt, zyrtarët po bisedonin për një këmbim të mundshëm që do ta përfshinte Vadim Krasikovin.

Krasikov, njëri nga tetë rusët e liruar në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, ishte dënuar për vrasjen e një ish-militanti çeçen në Berlin më 2019.

Pasi Navalny vdiq në një burg në Arktik në rrethana të dyshimta më 16 shkurt, zyrtarët e lartë amerikanë bënë përpjekje edhe më të mëdha për ta nxitur Gjermaninë ta lirojë Krasikovin.

Disa prej bashkëpunëtorëve të Navalnyt u liruan, përfshirë Lilia Chanysheva, Ksenia Fadeyeva, dhe Vadim Ostanin. Në këmbim u përfshi edhe politikani opozitar rus, Ilya Yashin, një kritik i madh i Kremlinit.

Aleati më i ngushtë i Navalnyt, Leonid Volkov, tha se këmbimi historik i të burgosurve ndodhi shumë vonë për mikun e tij.

“Sot, ne po e festojmë lirimin e të burgosurve politikë, pengjeve të Putinit të cilët po vuanin në gulagun e Putinit. Por, prapëseprapë do të jetë gëzim me lot në sytë e tonë. ‘Këmbimi i Navalnyt’ ka ndodhur… por pa Navalnyn. Dhemb shumë”, shkroi ai në X.

E veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, reagoi gjithashtu për këmbimin e të burgosurve, duke thënë se është “e lumtur” që gati dhjetëra aktivistë dhe politikanë opozitarë rusë janë liruar.

“Lirimi i çdo të burgosuri politik është fitore e madhe dhe arsye për të festuar”, shkroi Navalnaya në X, duke shtuar se të liruarit janë “shpëtuar nga regjimi i Putinit”.

Navalnaya bisedoi me telefon me nënpresidenten Kamal Harris, tha zëdhënësja e Navalnayas.

Harris i telefonoi asaj “për t’i shprehur mbështetjen, duke e nënvizuar kontributin e Alexeit dhe Yulias për të luftuar për një Rusi demokratike”, shkroi Kira Yarmysh në X.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

TAGGED: #Aleksei Navalny, #Këmbimi i të burgosurve, #Rusia, #ShBA
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pas Realit edhe Atletico interesohet për Vedat Muriqin

Kosova Times Kosova Times December 25, 2022
Fëmijët tanë ndoshta nuk do të jenë në gjendje ta gjejnë Gazën në hartën e botës
Kearns e tmerruar me kërcënimin e BE-së për Kosovën rreth urës së Ibrit
Horoskopi
Supremja lejon përmbylljen e likuidimit për ndërmarrjen `Cërrnica”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?