By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje
Ballina 2Sport

Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 3:04 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Ekipi olimpik i Kosovës do të kthehet në atdhe me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme nga Lojërat Olimpike, pasi Hana Beiqi dhe Gresa Bakraçi ishin atletet e fundit kosovare që garuan në Paris 2024.

Beiqi dhe Bakraçi dështuan qysh në rrethet e para në garat e tyre përkatëse të shtunën në kryeqytetin francez, duke ngelur pa medalje.

Notarja 15-vjeçare doli e fundit në baterinë e saj, me kohën 27.34 sekonda, pamjaftueshëm për ta siguruar një vendin në mesin e 16 më të mirëve. Ky ishte debutimi i saj në Lojëra Olimpike.

Bakraçi, ndërkohë, u diskualifikua nga gara në 800 metra vrapim, pasi theu rregullat duke e shkurtuar rrugën e vrapimit, pasi doli para kohe nga korsia e saj.

Megjithatë, ekipi olimpik do të kthehet në Kosovë me dy medalje olimpike nga kjo Olimpiadë, pasi kampionia olimpike nga Tokio 2020, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj.

Fazliu triumfoi në kategorinë deri në 63 kilogramë për ta fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Në këto lojëra e shënoi debutimin si trajnere edhe xhudistja legjendare kosovare, Majlinda Kelmendi, duke e fituar medaljen e parë olimpike në rolin e saj të ri, si trajnere Fazliut.

Kelmendi shkroi historinë e sportit kosovar kur e bë kampione olimpike në debutim në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Përveç Beiqit dhe Bakraçit, medalje nuk arritën të fitojnë as Adell Shaboviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Donjeta Sadiku.

Kosova udhëtoi drejt Parisit me nëntë atletë në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.

Kosova e shënoi debutimin në vitin 2016 në Olimpiadën e Rios në Brazil dhe prej atëherë i ka fituar pesë medalje olimpike, tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, që të gjitha në xhudo.

You Might Also Like

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Trazira të mëdha në Itali, dhjetëra oficerë policie të plagosur, Giorgia Meloni në gjendje shoku

Peja mposht bindshëm Rahovecin

Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës

TAGGED: #2 medalje olimpike, #Ekipi olimpik i Kosovës, #Lojërat Olimpike, #Paris 2024
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kina nuk lejoi atletët nga Federata Ruse të garojnë nën flamurin rus

Kosova Times Kosova Times July 8, 2023
Moti në Shqipëri me kthjellime në zonat bregdetare në ato malore me vranësira
Shqipëria zhbllokon rezultatin, Laçi shtang Kroacinë
E dyshuara për vrasjen e motrës në Tiranë: E mbyta në vetëmbrojtje
Qarkullon video i likuidimit te 200 ushtarëve rusë (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?