By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Milionat e humbura për digjitalizim të shkollave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Milionat e humbura për digjitalizim të shkollave
Ballina 1Lajme

Milionat e humbura për digjitalizim të shkollave

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 1:51 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Për ta ligjëruar lëndën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), profesori Ali Berisha në shumicën e rasteve e përdor laptopin e tij personal.

Berisha, profesor në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” në fshatin Bardhosh të Prishtinës, thotë se nuk arrin ta realizojë orën e tij mësimore siç duhet, për shkak se përballet me mungesë të infrastrukturës dhe pajisjeve informative.

“Shkolla e ka një laptop për kabinetin e TIK-ut, atë e përdor kolegu tjetër, kurse unë e përdor laptopin tim pasi që ka performanca më të mirë. Në kabinetin e shkollës janë shtatë kompjuterë Pentium 4, të cilët tashmë kanë dalë nga përdorimi dhe shumë herë nuk janë funksionalë”, tregon Berisha.

Një profesor tjetër i TIK-ut në një nga shkollat në Prishtinë, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se në mungesë të pajisjeve kompjuterike në kabinet, në disa raste, e ka përdorur telefonin e tij dhe ka udhëzuar nxënësit t’i përdorin telefonat e tyre për të mësuar programe të ndryshme.

Para një dekade, Qeveria e Kosovës kishte marrë një kredi mbi pesë milionë euro për digjitalizimin e procesit mësimor, furnizimin e shkollave me pajisje kompjuterike dhe për digjitalizim për testim dhe vlerësim të provimit të maturës.

Kjo kredi është marrë në vitin 2014, këstet e së cilës Qeveria e Kosovës do të vazhdojë t’i paguajë deri në vitin 2032, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të publikuar në muajin prill të këtij viti.

Kredia në vlerë prej 5.6 milionë eurosh ishte marrë nga banka austriake UniCredit Banka Austria dhe Qeveria e Austrisë si garantuese. Kjo kredi ishte ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014.

Këto para synohej të përdoreshin për projektin “Modernizimi i sistemit të edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”, të përgatitur nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Qëllimi i projektit ka qenë digjitalizimi i procesit mësimor, pajisja e shkollave fillore dhe të mesme me kompjuterë, si dhe digjitalizimi për testim dhe vlerësim të provimit të maturës.

“Ministria ka dështuar në projektin për digjitalizimin e arsimit parauniversitar”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga MAShTI-i kontratën apo ndonjë dokument që specifikon se çka konkretisht përmban projekti dhe çka është përfunduar deri më tash, por i është thënë se “MAShTI nuk posedon dokumentacion të mirëmbajtjes, zhvillimit dhe as qasje në atë platformë”.

Projekt “pa analizë dhe planifikim paraprak”

Përveç tjerash, në raportin e ZKA-së thuhet se projekti ishte realizuar “pa analizë”, “pa planifikim paraprak” dhe as që ishte caktuar ndonjë menaxher nga MASHTI për këtë projekt.

Pas pranimit të këtij raporti, Ministria e Arsimit tha për REL-in se “rasti është adresuar në organet e hetuesisë”.

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të REL-it dhe ende nuk dihet se ku kanë shkuar paratë e marra për këtë projekt.

Lidhur me dështimin e këtij projekti, Radio Evropa e Lirë kontaktoi ministrin e atëhershëm të Arsimit, Ramë Buja, i cili nuk pranoi të flasë për këtë çështje pasi tha se “ka kaluar kohë e gjatë”.

Ndërkohë, Arbër Morina, shef i kabinetit të ish-ministrit Buja, tha se ai “nuk ka qenë përgjegjës për këtë punë” dhe shtoi se ka kaluar shumë kohë “për të kujtuar detajet”.

Digjitalizimi, proces i nevojshëm

Provimi i maturës i sivjetmë, që është mbajtur më 26 qershor, është mbajtur sërish në mënyrën klasike, me laps e letër.

Dukagjin Pupovci, nga Qendra për Arsim e Kosovës, thotë se përgjegjësia për dështimin e procesit të digjitalizimit të sistemit të arsimit u takon ish-zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit.

Por, Pupovci shton se Ministria aktuale duhet ta marrë përsipër ta kryejë digjitalizimin e shkollimit.

“Secila klasë në Kosovë besoj se në një të ardhme të afërt duhet ta ketë një kompjuter, një projektor apo tabelë të mençur, të cilat mund të shfrytëzohen për konkretizimin e mësimit”, tha ish-zëvendësministri i Arsimit.

Ai shton se të rinjtë në Kosovë do t’i kuptonin më lehtë mësimet nëse ato do t’u transmetoheshin përmes formave digjitale, sesa në formën tradicionale të ligjërimit.

MAShTI e ka vendosur digjitalizimin e shkollave si objektiv kryesor në Strategjinë e Arsimit 2022-2026. Në pesë vjetët e ardhshëm parashihet të shpenzohen 52 milionë euro për këtë proces.

Në sistemin e arsimit parauniversitar mësimet i vijojnë mbi 300 mijë nxënës në më shumë se 1.000 shkolla.

Të dhënat e MAShTI-it tregojnë se në këto shkolla ka gjithsej 9.138 kompjuterë, apo mesatarisht 1 kompjuter për 35 nxënës. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

TAGGED: #Arsimi, #Digjitalizimi
Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Rrahmani gjen golin, s’ka fitues në Firencë

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Osmani dënon sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës
Si u bë gjenocidi një krim i dënueshëm ndërkombëtar
Kurti: Nga janari rriten pagat në sektorin publik
Paris 2024: LeBron, Curry dhe shumë yje në “Skuadrën e Ëndrrave”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?