By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Franca u bën thirrje qytetarëve të vet të largohen nga Libani “menjëherë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Franca u bën thirrje qytetarëve të vet të largohen nga Libani “menjëherë”
Ballina 2Rajon / Botë

Franca u bën thirrje qytetarëve të vet të largohen nga Libani “menjëherë”

Kosova Times
Last updated: 2024/08/04 at 6:24 PM
Kosova Times Published August 4, 2024
Share
SHARE

Franca u bëri thirrje të dielën qytetarëve të vet në Liban të largohen nga vendi i Lindjes së Mesme “sa më shpejt”, për shkak të frikës për shpërthimin e një lufte të përgjithshme mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Ministria e Jashtme e Francës gjithashtu e përsëriti thirrjen për shtetasit francezë të mos udhëtojnë për Liban.

Parisi i ndoqi hapat e Uashingtonit dhe Londrës, të cilat të shtunën u kërkuan qytetarëve të vet të largohen nga Libani.

Franca vlerëson se rreth 23.000 shtetas të saj jetojnë në Liban, ndërsa muajin e kaluar rreth 10.000 qytetarë francezë e vizituan vendin e Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, Suedia njoftoi se e ka mbyllur Ambasadën e vet në Bejrut dhe u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga ky vend.

Tensionet në rajon janë shumë të larta pas vrasjes së Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – dhe një komandanti të lartë të grupit libanez, Hezbollah, javën e kaluar.

Vdekja e Haniyehut në tokën iraniane dhe sulmet izraelite ndaj grupeve të mbështetura nga Teherani, të cilat përfshihen në sulme kundër Izraelit, kanë nxitur frikë për rrezikun e shpërthimit të një lufte të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Izraelit dhe për një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme.

Haniyeh u vra mëngjesin e 31 korrikut në një lagje të pasur në Teheran, pak pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian, Masud Pezeshkian, në Parlament.

Irani dhe Hamasi e kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e Haniyehut dhe janë zotuar se do të hakmerren. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tij, por as nuk e ka mohuar atë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Franca, #Libani
Kosova Times August 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump konfirmoi përgatitjet për një takim me Putinin dhe tha se ai “ka gjysmë dite” për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Prokurori i Shtetit i angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët
Si një ekonomist rumun që fitoi llotarinë 14 herë mashtroi sistemin dhe ndryshoi rregullat përgjithmonë
Një rrugë në Tiranë merr emrin e biznesmenit të vrarë Remzi Hoxha
Mbahet Punëtoria e Parë në kuadër të projektit “Safeguading the Future”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?