By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy fjalë pas skandalit diplomatik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dy fjalë pas skandalit diplomatik!
Opinion

Dy fjalë pas skandalit diplomatik!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/05 at 7:35 AM
Kosova Times Published August 5, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Vite më parë u nisa nga Aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës për në Aeroportin “Valerio Catulio” në Verona (Itali). Në bordin e aeroplanit ishte edhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, ish president i Kosovës dhe zv. Kryeministër i Republikës së Kosovës, tani deputet dhe kryetari i AKR-së së bashku me profesorin Ibrahim Gashi.

Kontroll i zakonshëm për ish presidentin

Ditëve të fundit u çua shumë pluhur për asgjë për skandalin e shkaktuar nga presidentja mendjelehtë e Kosovës, e cila nuk deshi t’i nënshtrohet kontrollit të rregullt kufitar që i nënshtrohet çdo person fizik pavarësisht pozicionit politik apo besimit fetar!

Kur janë në pyetje kontrollet kufitare mes shteteve sovrane askush nuk mund t’i ikë dhe as ta arsyetojë shmangien e kontrollit dhe doganimit kufitar të gjërave personale!

“Heroizmi” i presidentes së Kosovës u bë top-lajm i mediumeve televizive vendore dhe atyre elektronike, sikur presidentja e shtetit tonë të ishte superfuqi botërore!

Kur e krahasoj legjitimitetin që kishte asokohe ish presidenti Behgjet Pacolli në kohën kur iu nënshtrua kontrollit normal kufitar sikurse të gjithë pasagjerët e aeroplanit në aeroportin e Verona-s, Vjosa Osmani nuk e ka autoritetin e Behgjet Pacollit në shtetin maqedonas!

Pse gjithë kjo zhurmë për asgjë!?

Sepse autoritetet kufitare maqedonase nuk e trajtuan “zonjën dardane” si presidente të Kosovës!

Sepse legjitimimin dhe kontrollin kufitar presidentja jonë i kuptoj si maltretim dhe keqtrajtim!

Sepse presidentja jonë është mësuar të pritet me buzëqeshje dhe admirim në pikat kufitare!

Problemi qëndron tek liderët tonë shtetëror të cilët tashmë janë mësuar që me skandale dhe spektakle televizive t’ia ngritin autoritetin vetes!

Jo nuk ngritët imazhi personal me telenovela nëpër aeroporte ndërkombëtare, përkundrazi e ulë atë në minimum!

Nuk është e vërtetë ajo që e thekson Presidenca e Kosovës se krerët e shtetit janë të mbrojtur me privilegje dhe imunitete diplomatike gjatë udhëtimeve jashtë vendit!

A mendon presidentja e shtetit për qytetarët e saj që maltretohen çdo ditë nëpër pikat kufitare me pritje të gjata në këtë vapë të madhe!?

Sigurisht që jo, madje nuk i bëjnë përshtypje as imazhet televizive të pritjeve të gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare!

Skandali diplomatik në Shkup duhet t’iu shërbejë të gjithë politikanëve të vendit tonë, se pavarësisht pozicioneve politike dhe partiake, pavarësisht pasaportave normale apo diplomatike, nuk mund t’iu ikin kontrolleve rutinore në pikat kufitare.

Pas skandalit diplomatik në aeroportin e Shkupit më askush më askush nuk do t’i merr më seriozisht politikanët kosovar në pikat rajonale dhe ato ndërkombëtare kufitare!

Siç duket, presidentja e shtetit tonë ka menduar se në pikat kufitare jo vetëm që nuk do të legjitimohet dhe kontrollohet fare, do të pritet me nderime të larta nga punonjësit kufitar ashtu siç pritet nga tifozeria e saj në Kosovë! Shpresojmë që presidentja t’i ketë nxjerrë mësime nga ajo që i ndodhi në aeroportin e Shkupit, në të kundërtën mund ta presin zhgënjime akoma më të mëdha.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Edhe një vit me mbi 100 mjekë të ikur nga Kosova

Kosova Times Kosova Times December 28, 2024
Peja synon ta barazojë edhe njëherë serinë ndaj Trepçës
Gjermani me kancer krijon binjakun digjital për të qenë pranë familjes pas vdekjes
Protestojnë ish-punëtorët e ‘Rilindjes’
Protestë e rrallë në Kinë kundër liderit të shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?