By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dushe të gjata, ujë i pastër, përqafime, avokado: Alsu Kurmasheva rinis jetën pas burgut në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dushe të gjata, ujë i pastër, përqafime, avokado: Alsu Kurmasheva rinis jetën pas burgut në Rusi
Ballina 2Rajon / Botë

Dushe të gjata, ujë i pastër, përqafime, avokado: Alsu Kurmasheva rinis jetën pas burgut në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/08/06 at 12:42 PM
Kosova Times Published August 6, 2024
Share
SHARE

Pas një periudhe prej gati 10 muajsh në kaosin e sistemit rus të burgimit, rinisja e jetës si një grua e lirë për Alsu Kurmashevan duket kështu: ujë i pastër për pije; një shtrat i rehatshëm; shëtitje të gjata, pa mbikëqyrjen e rojeve të burgut, në fshatrat e Teksasit. Dhe avokado.

“Nuk ishte avokadoja ajo që më mungonte në burg. Sigurisht, shija e saj është e mrekullueshme, sepse jemi në Teksas. Por, e dini, ishte gota ime e parë me ujë të pastër [ajo që më kishte munguar]. Kam ëndërruar për gotën e parë me ujë, për dushin e parë të gjatë dhe të pastër në një hotel, për gjumin e parë në një shtrat të mirë”, tha Kurmasheva në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 gusht.

“Këtë mëngjes e pata shëtitjen time të parë e vetme, pa mbikëqyrje, pa askënd që të më çonte diku”, tha ajo, në një videolidhje nga Teksasi, ku po rikuperohet pas lirimit nga burgu, si pjesë e shkëmbimit më të madh të të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë.

Megjithatë, përshtatja e saj me realitetin e ri është një punë për të cilën i duhet kohë, tha Kurmasheva – që ka dy nënshtetësi, ruse dhe amerikane – që punon si redaktore për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë.

“Në fakt, nuk e prisja që të ishte kaq e vështirë. Në burg ndihesha e fortë. Mendoja se po mbahesha mirë, por qartazi më duhet pak kohë për t’u përballur me gjithçka që po ndodh dhe që ka ndodhur, kjo është më e rëndësishmja”, tha ajo.

E ndaluar nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2023 përderisa po vizitonte të afërmit në qytetin rus, Kazan, Kurmasheva fillimisht u akuzua për mosdeklarimin e pasaportës amerikane. Ajo u lirua, por iu ndalua të largohej nga vendi.

Megjithatë, atë tetor, ajo u arrestua, u burgos dhe u akuzua se ishte agjente e padeklaruar e huaj, në bazë të një ligji që shënjestron gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerë. Më vonë, asaj iu shtua edhe një akuzë tjetër: shpërndarja e asaj që Qeveria ruse pretendon se është informacion i rremë rreth ushtrisë ruse, akuzë që rrjedh nga puna e saj si redaktore e një libri rreth rusëve që kundërshtojnë pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës. Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane i cilësuan akuzat si absurde.

E mbajtur në burg, duke pritur për ndonjë indikacion rreth asaj që do të ndodhte me të, Kurmasheva tha se e kishte të vështirë ta mbante shpresën, duke pasur parasysh mungesën e informacionit ose lajmeve.

“Ishte një dimër i gjatë pa asnjë informacion, me asgjë lidhur me [hetimin] tim. Një dimër i ftohtë dhe pranvera erdhi dhe asgjë nuk po ndodhte. Dhe, pastaj papritur gjyqet e mia u përshpejtuan dhe ky ishte indikacioni që diçka mund të jetë duke ndodhur”, tha ajo.

“Askush nuk do të ma kthejë atë vit”

Më 19 korrik, pas një gjyqi sekret dhe prapa dyerve të mbyllura, Kurmasheva u dënua nga një gjykatë në Tatarstan dhe u dënua me 6 vjet e gjysmë burgim. Po atë ditë, një tjetër gazetar amerikan, Evan Gershkovich, nga Wall Street Journal, i cili ishte arrestuar në Yekaterinburg në mars të vitit 2023, u dënua për spiunazh në një gjyq të ngjashëm, sekret dhe të përshpejtuar. Gazeta dhe Qeveria amerikane e cilësuan edhe ndjekjen penale të Gershkovichit si një farsë.

“Mësova që gjyqet e Evanit [u zhvilluan] në të njëjtën ditë dhe disi po mendoja që kjo mund të jetë një shenjë. Pastaj, përsëri kishte heshtje për njëfarë kohe dhe më pas më çuan nga burgu në Kazan në një destinacion shumë të vështirë, të ndryshëm”, tregoi ajo.

“Kur më çuan, me një tren burgu, më thanë se po më çonin në një drejtim të kundërt nga Moska. Përsëri, kisha shpresë, por isha gati për gjithçka”.

Por, ajo u dërgua në Moskë, një destinacion që nuk e mësoi deri në ditën e fundit të një udhëtimi treditor.

“Dhe, kishte përsëri shpresë. Dhe pastaj në Moskë, më futën përsëri në burg dhe askush nuk më tregoi për sa kohë do të qëndroja atje”, tha ajo. “Gjithmonë besoja [në një] shkëmbim. Gjithmonë e dija se po punonim për atë, hap pas hapi, me hapa të vegjël, të kujdesshëm, por kjo ishte shpresa ime e vetme. Përndryshe, dënimi me burgim për vjet e gjysmë për një gazetare, për një grua, është një dënim absurd”.

“Shpresa ime më ndihmoi ta kaloj këtë”, tha ajo.

Shkëmbimi i të burgosurve që u realizua më 1 gusht përfshinte gjithsej 24 persona – përfshirë Kurmashevan dhe Gerskovichin – në një marrëveshje komplekse që zyrtarët thanë se ishte rezultat i muajve të negociatave të kujdesshme.

Tjetri shtetas amerikan i liruar ishte ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, së bashku me aktivistin politik rus, Vladimir Kara-Murza, me nënshtetësi të dyfishtë ruso-britanike. Ai, gjithashtu, është ligjërisht banor amerikan.

Gjithashtu, nga burgjet ruse u liruan edhe dhjetë shtetas rusë që ishin parë gjerësisht si të burgosur politikë, si dhe një shtetas gjerman i liruar nga Bjellorusia.

Në këmbim, u liruan tetë persona nga paraburgimi në ShBA dhe në shtete të tjera perëndimore. Këtu përfshihen edhe një agjent i inteligjencës ruse që ishte dënuar në Gjermani për vrasjen e një komandanti të ish-ushtrisë çeçene në Berlin në vitin 2019, si dhe një çift i martuar, i arrestuar në Slloveni si spiunë që nuk po kryenin shërbime për momentin, por po prisnin për një moment kur do t’i duheshin Rusisë. Ata u dërguan sërish në Moskë, së bashku me dy fëmijë të vegjël që nuk e dinin se prindërit e tyre ishin spiunë.

Kurmasheva tha se ende po kënaqej nga lumturia e ribashkimit me dy vajzat e saj dhe burrin e saj, Pavel Butorin, i cili menaxhon rrjetin televiziv në gjuhën ruse të REL-it, Current Time.

E pyetur për emocionet e saj, ajo tha: “Sigurisht nuk është zemërim ajo që ndiej tani. Nuk jam e zemëruar. Nuk e urrej askënd”.

“Më vjen keq. Ndiej dhembshuri që njerëzit duhej t’i bënin punët që i bënin; ata gjyqtarë, hetues, oficerë, roje”, tha ajo.

“Më duhet ta kap ritmin me botën tani. Më duhet t’i rishikoj kaq shumë video që familja ime i kishte bërë për mua kur isha larg. Më duhet të dëgjoj muzikë të re, lajme, histori, libra, filma, gjithçka”, tha ajo. “Po, ajo kohë u vodh nga unë dhe askush nuk do ta kthejë atë vit për mua dhe familjen time. Kjo më bëri më të fortë. Kjo e bëri familjen tonë më të fortë. Dhe po, pa dyshim, nuk kam zemërim. Nuk e urrej askënd”.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

TAGGED: #Alsu Kurmasheva
Kosova Times August 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB-ja kërkon zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit

Kosova Times Kosova Times October 29, 2022
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku për 24 orë
Si do të dukej Serbia pa mbështetjen evropiane?
PDK në Prishtinë: Me planin e Kalabrisë po provohet të përsëritet Badoci
Vdes udhëheqësi shpirtëror i muslimanëve ismaili Aga Khan IV
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?