By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
July 16, 2025
Supremja i reagon Qeverisë në detyrë: Ndërhyrje e papranueshme
July 16, 2025
Autori i Ligjit të ‘Sanksioneve Ferri’ paralajmëron Putinin për përsëritjen e fatit të Iranit nëse refuzon të ndalojë luftën
July 16, 2025
Rrëzohet helikopteri në Krainën e Khabarovskit, 5 të vdekur
July 16, 2025
Rasti `Veteranët`, Blakaj: Ligji është i qartë, manipulimi po e mjegullon
July 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeqyteti ende nuk e ka kaluar në diskutim PZhK-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeqyteti ende nuk e ka kaluar në diskutim PZhK-në
Ballina 1Lajme

Kryeqyteti ende nuk e ka kaluar në diskutim PZhK-në

Kosova Times
Last updated: 2024/08/06 at 9:11 PM
Kosova Times Published August 6, 2024
Share
SHARE

Plani Zhvillimor Komunal i Kryeqytetit 2024-2032, nuk dihet ende se kur do të jetë në rend dite në seancën e kuvendit komunal të Prishtinës për votim, në mënyrë që të kalojë në diskutim publik.

Ky plan, i cili po konsiderohet si shumë i rëndësishëm për Prishtinën, ishte në rend dite në një seancë të jashtëzakonshme muajin e kaluar, por kjo seancë u ndërpre, pasi dy partitë opozitare në Prishtinë, Vetëvendosje dhe PDK, lëshuan sallën, duke e kundërshtuar këtë plan.

Nga PDK thanë se ky dokument duket të jetë i paplotësuar, derisa treguan se çfarë duhet bërë me të, në mënyrë që t’i ketë edhe votat e tyre.

“Qytetarët të jenë pjesë e këtij procesi, të ftohen të gjitha grupet e interesit të cilat mund ta japin kontributin e tyre, si në kuptimin e hartimit të planit po ashtu edhe në dhënien e ideve. Ky plan do të jetë i qytetarëve, nuk është i Përparim Rames as i komunës, është plan i qytetit, është i qytetarëve i cili determinon të ardhmen 8 vjeçare në kuptimin e zhvillimit të kryeqytetit. Të gjithë këta hapa fatkeqësisht nuk janë ndjekur as nga kryetari Rama”, tha Granit Geci, asamblist i PDK-së në Prishtinë.

Këtë muaj, Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka shkuar në pushim, andaj edhe nuk pritet që të trajtohet në kuvend komunal.

Nga komuna e Prishtinës, folën për rëndësinë e këtij plani, derisa thanë se po shpresojnë që në përpjekjen e radhës ta kalojnë në diskutim publik.

“Është dokumenti kryesor i planifikimit strategjik i Komunës së Prishtinës, por edhe si dokument profesional, hapësinor si më i rëndësishmi. Kryeqyteti nga viti 2022 është kushtimisht pa një Plan Zhvillimor Komunal sepse Plani Zhvillimor ka qenë e destinuar të jetë që nga viti 2012 deri ne vitin 2022 një afat 10 vjeçar dhe kjo ka shkaktuar shume telashe edhe për çështje të tjera, qoftë urbanistike, arkitekturore dhe qytetit në tërësi”, tha Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës.

Vetëvendosje në Prishtinë, përveç që e pati kundërshtuar në seancë e pati mbajtur një konferencë para nisjes së saj, kishte reaguar edhe përmes një komunikate në të cilën e patën konsideruar këtë plan të paligjshëm dhe në dëm të interesit publik, derisa në reagimin e tyre patën thënë se , është e papranueshme dhe e dëmshme që zhvillimi i Prishtinës të përcaktohet nga një dokument që në vete përmban 28 komente negative, të gjetura nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si organ mbikëqyrës i shkallës së dytë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte thënë muajin e kaluar në një intervistë për RTK-në, para mbajtjes se seancës, se ky dokument i jep një drejtim zhvillimit të të gjithë komunës.

You Might Also Like

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Supremja i reagon Qeverisë në detyrë: Ndërhyrje e papranueshme

Rasti `Veteranët`, Blakaj: Ligji është i qartë, manipulimi po e mjegullon

Osmani: Kosova mbetet aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

Gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Lidhja e Shkrimtarëve

TAGGED: #Plani Zhvillimor Komunal i Kryeqytetit 2024-2032
Kosova Times August 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lukashenko dhe Putin ranë dakord për një grupim të përbashkët të trupave

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Banka Qendrore Evropiane po vjen me motive për kartëmonedha të reja euro
Krasniqi: Ekipi Menaxhues për Asociacionin nuk iu përgjigj ftesës për takim
‘Njomëza e UÇK- së’ bëri historinë reale si një rrëfim legjende
Beograd, bllokadë 24-orëshe e nyjës kryesore të Autokomandës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?