By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sardele të marinuar nga Mali Athos
May 17, 2025
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehmet Loci duhet të shkojë te Blerim Isufaj e jo te Ermal Panduri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mehmet Loci duhet të shkojë te Blerim Isufaj e jo te Ermal Panduri
Opinion

Mehmet Loci duhet të shkojë te Blerim Isufaj e jo te Ermal Panduri

Kosova Times
Last updated: 2024/08/06 at 12:24 PM
Kosova Times Published August 6, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Behxhet ShALA

Jo i ndëshkuar por krim i afirmuar: TV Dukagjini, muajin gusht ia ka kushtuar rrëfimeve të ish të burgosurve politikë në emisionin “Debat Plus” e që po udhëhiqet, e them shkëlqyeshëm nga Ermal Panduri. Në këto rrëfime, të gjitha të vërteta, të dhimbshme dhe të trishta, ish të burgosurit politikë shqiptarë përfaqësojnë me mijëra e mijëra të tjerë që kanë kaluar të njëjtën Rrugë të Golgotës por se nuk kanë mundësi t’i bëjnë publike përjetimet e tmerrshme falë, në radhë të parë, terrorin që ndaj tyre e kanë ushtruar pjesëtarët e UDB – së jugosllave dhe serbe, bastardë që kanë lindur si shqiptarë e që kanë qenë më të këqij se udbashi më i keq serb. Për dhunë të shfrenuar kanë qenë të njohur “shqiptarët” udbash nga Lugina e Preshevës përkatësisht nga Medvegja. Sikur edhe disa gjakovarë, pejanë, mitrovicali dhe drenicakë. Edhe më parë kishte informata të fragmentarizuara për këtë dhunë duke përmendur emra të përveçëm të udbashëve bastardë shqiptarë nga Nait Hasani dhe Gani Koci dhe, çuditërisht, në vend se të merreshin masa ndaj tyre, me të gjitha mjetet bëheshin përpjekje që deklaratat e Naitit dhe Ganiut të margjinalizohen duke ua ngushtuar hapësirën të tjerëve. Kategoria që më së keqi është trajtuar në Kosovë pas përfundimit të luftës janë të burgosurit politikë. Shteti ka menduar se me një kompensim, më shumë ofendues se ndihmues, do t’i shlyejë borxhet ndaj kësaj kategorie jashtëzakonisht sakrifikuese. Dhe, këtu e ka mbyllur tregimin pa e bërë as përpjekjen më të vogël të sigurojë drejtësi për vuajtjet e tyre. Të sigurojë kushte për rehabilitim shëndetësor shkaku se shumica ishin me shëndet të rrënuar. Të sigurojë kushte për shkollim dhe aftësim profesional shkaku se për shkak të dënimeve të gjata nuk kishin mundësi të shkollohen. Të sigurojë kushte për punësim duke krijuar raste sociale. Për ilustrim, një hetues i UDB- së,një prokuror apo gjykatës, që kanë punuar pa asnjë pengesë nën pushtetin e UNMIK -ut dhe institucioneve të Kosovës ( pavarësisht partive politike ) kanë përfituar më shumë se 100 të burgosur politikë që janë kompensuar. Mos të flasim për fëmijët e tyre që janë shndërruar në milionerë në saje të aktiviteteve kriminale antikombëtare të prindërve të tyre udbash ose që kanë qenë të lidhur me kërthizë me Jugosllavinë dhe Serbinë, kundër shqiptarëve. Edhe sot fëmijët e tyre janë pronarë të mediave, pronarë të mëdhenj të tokave, ndërtues të pallateve, thithës miliona fondesh të ndërkombëtarëve dhe vendore, në diplomaci, borde, këshilltarë politikë, udhëheqës të ndërmarrjeve përfituese, në Universitet, në QKUK dhe thuaja në të gjitha vendet ku ka shumë para dhe ndikim. Ku janë të burgosurit politikë dhe fëmijët e tyre ?! Në vartësi materiale nga të parët dhe në përndjekje nga ta. Në prapaskenë punuan për themelimin e Gjykatës Speciale duke bashkëpunuar me Serbinë dhe ndërkombëtarët për ndërtimin e trillimit për Shtëpinë e Verdhë dhe trafikim me organe. Dërguan dosje partiake dhe personale në Gjykatë të Hagës. Sigurojnë dëshmitarë të mbrojtur sikur që edhe vet janë dëshmitarë. Të rrejshëm duke e sulmuar UÇK – në dhe udhëheqësit e tyre, deri sa i dërguan në Hagë. Të pafytyrë dhe të poshtër. Qenie me anatomi njerëzore por pa asnjë përmbajtje njerëzore !

Reagimet pas këtyre rrëfimeve: Kanë dhe kishin përkrahje nga kontribuuesit për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare. Institucionet përkatëse, KM, Presidentja, Kryefolësi i Kuvendit nuk reaguan fare. As ajo që deklarohet si Ministre e Drejtësisë, ndonëse nuk ka lënë pa e komentuar çdo dhunë ( edhe në Afganistan ), nuk ka reaguar fare, i mbron pasardhësit e këtyre kriminelëve me të cilët është e rrethuar. Xhelali e rrezit cullën në liqenin e Ujmanit pasi e mbron dhe ruan Amur Gërguri, i blinduar si kalorës i Skënderbeut, në 40 gradë celsius dhe të cilit po ky Xhelua donte t’i çante kokën me tulla betoni dhe e kushte shpallur në kërkim përmes fotove WANTED, sikur të ishte Xho Dillinxheri. Nuk reagoi fare as luftëtari i madh për Ujmanin dhe Vatanin që postonte foto nga liqeni , i veshur me mercedeska të kuqe , krejtësisht i gatshëm të sakrifikohet për….Paradën e Krenarisë, ku do të bëhej edhe komandant. Nuk kishte reagim nga asnjë institucion i sigurisë. As Komandant Mefi, as Dilmali apo partnerja e Radojçiqit. Trupërisht nuk kishte reagim as mendermethënë nga opozita. Reagimi ishte vetëm nga Mehmet Loci, udbashi nga Peja me fakultet të kryer për arkeolog në Zarë të Kroacisë e i cili nuk punoi fare si arkeolog. Hyri, sigurisht i përpunuar në Kroaci, në sigurimin shtetëror të Jugosllavisë dhe Serbisë. Në vend se të hulumtonte nëntokën për të zbuluar artefakte arkeologjike.ai gërryente organet, shpirtrat dhe trurin e patriotëve shqiptarë dhe familjet e tyre. Ky, tash paska kërkuar debat te Ermal Panduri, sigurisht jo se mendon të pendohet por se do të përpiqet të shantazhojë të tjerët të mos merren me te. Ky nuk e ka vendin në Debat Plus por e ka vendin në nivelin minus të Dyzit. Dhënia e hapësirës këtyre horrave është ridhunim i viktimave, rehabilitim i dhunës së tyre, humanizmi i krimeve të tyre. Ky nuk është për Ermalin, është për Blerimin, Kryprokurorin Special të Shtetit. I poshtër dhe kriminel. Një copë egërsire i mbështjellë me lëkurë njeriu.

Për lexuesit dhe shikuesit e rrëfimeve të trishta: Në fund të ciklit të intervistave do të keni një numër të konsiderueshëm të emrave të udbashëve që flasim shqip. Të gjithë i njohim, në veçanti rrethi nga janë dhe ku kanë jetuar. Si përfundim, asnjëri nga ata nuk është përballur me ligjin, nuk ka pësuar për krimet që i kanë bërë. Me disa është marrë Zoti, disa kanë fituar azil në shtetet perëndimore, një numë kanë zënë vend në institucionet e vendit, disa janë biznesmenë etj. Sahit Ismajli jeton në Prishtinë, më mirë se vet Hasan Prishtina të cilin institucionet e kanë përzënë nga Prishtine. Vajzën e ka në një pozitë të lartë udhëheqëse. Dhe, kështu me radhë. Prandaj, nuk i kemi punët edhe aq keq, nuk meritojmë më shumë.

You Might Also Like

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

TAGGED: #Behxhet Shala
Kosova Times August 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raport skandaloz: Autoritetet serbe përdorin programe izraelite për të spiunuar gazetarët dhe aktivistët

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
“Project”: ndërtesa kryesore në rezidencën e Putinit në Soçi, ku ai priti George W. Bush, u shkatërrua
Biden mbron retorikën e tij kundër Trumpit
Turqia dhe Suedia nuk arrijnë t’i japin fund bllokimit të anëtarësimit në NATO
Haradinaj viziton BIK-un: Gjatë këtij muaji u dëshmua përkushtimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?