By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe Apeli i Posaçëm lë në fuqi “arrestin me burg” për ish ministrin Beqaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Edhe Apeli i Posaçëm lë në fuqi “arrestin me burg” për ish ministrin Beqaj
Ballina 2Lajme

Edhe Apeli i Posaçëm lë në fuqi “arrestin me burg” për ish ministrin Beqaj

Kosova Times
Last updated: 2024/08/07 at 8:46 PM
Kosova Times Published August 7, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri Gjykata e Posaçme e Apelit, la në fuqi masën e arrestit me burg për ish ministrin e Shëndetësisë Iir Beqaj, duke hedhur poshtë kërkesën e këtij të fundit për një masë sigurie më të butë, kundrejt dhe garancive pasurore. Zoti Beqaj u arrestua në fillim të muajit korrik nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.

Bashkë me të u arrestua dhe Ermal Kurtulla, një bashkëpunëtor i ngushtë i zotit Beqaj, si dhe Alfred Nikolla, drejtues i një kompanie private që merrej me organizimin e eventeve. “Arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje” u dhanë dhe për katër persona të tjerë, të gjithë me aktivitet privat. Edhe për ta, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi të njëjtat masa sigurie.

Për të gjithë emrat e përfshirë në këtë çështje, janë ngritur një seri akuzash, nga korrupsion, te fshehje të pasurisë, mashtrim apo dhe shkelje të barazisë në tenderë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, zoti Beqaj, si drejtues i SASPAC-ut, në bashkëpunim me Kurtullajnë “përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregulloret”, duke përmendur të paktën tetë shërbime të prokuruar “me procedura jo të rregullta dhe me fitues të paracaktuara”.

Po sipas Prokurorisë zoti Beqaj ka fshehur interesat e tij në restorantin “Gzona”, në një nga zonat qendrore të kryeqytetit, i cili shfaqet sipas hetimeve, si një pikë ku transferoheshin në formë pagesash për shërbime, paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga organizimi i eventeve, apo si një vend ku mbaheshin evente, të cilat nuk deklaroheshin, duke përdorur më pas emra personazh fizik apo shoqërisë, të cilat lëshonin fatura fiktive mbi shpenzimet e kryera ne këtë restorant.

Zoti Beqaj kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i SASPAC-ut, nëntorin e kaluar, pasi ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i udhëtimit jashtë vendit”, në kuadër të hetimeve për rastin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Për këtë çështje, ishin arrestuar më herët ish zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj, i cili ishte ortak me 40 për qind të aksioneve të kompanisë që kishte fituar koncensionin. Në mars të këtij viti, zotit Beqaj iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre”.

You Might Also Like

Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë

IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm

Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme

Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve

Shumica per mbajtjen e zgjedhje me 21 dhjetor

TAGGED: #Arrest me burg, #Gjykata e Posaçme e Apelit, #Ilir Beqaj
Kosova Times August 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Holanda dhe Anglia futen – formacionet zyrtare

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Osmani: Koha që Kosova t`i bashkohet NATO-s
A po përgatiste Rusia konspiratorë për Moldavinë?
Në Zvicër frikësohen se FIFA mund të hapë hetime ndaj Xhakës për gjestin e bërë dhe fanellën e Jasharit
Horoskopi ditor për 22 gusht 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?