By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje
May 14, 2025
Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën
May 14, 2025
Sveçla pas lirimit të objektit në veri: Hapësirat e uzurpuara po kthehen
May 14, 2025
Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll
May 14, 2025
Costa mbërrin në Prishtinë pritet nga presidentja Osmani
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët e Gostivarit dënojnë planin për sulm terrorist në Vjenë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Banorët e Gostivarit dënojnë planin për sulm terrorist në Vjenë
Ballina 2Rajon / Botë

Banorët e Gostivarit dënojnë planin për sulm terrorist në Vjenë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 9:54 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Banorë të një lagjeje pranë Gostivarit, prej nga ka origjinën familja 19-vjeçarit Beran Aliji, i dyshuar për planifikim e një sulmi terrorist në Vjenë të Austrisë, e rastin, ndërsa të afërm të tij prapa kamerave shprehen të tronditur.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Gostivari, ekspertë të çështjeve të sigurisë fajësojnë klerin fetar mysliman për indokrtinimin e të rinjve nga rajoni.

Kjo është lagja Pitarnicë në dalje të Gostivarit në drejtim të fshatit Çajlë. Banorët thonë se këtu është shëpia e familjes Aliji që ka emigruar në Austri, siç bëjnë shumë banorë të tjerë në kërkim të një jete më të mirë. Për rastin e Beran Alijit banorët e këtushëm nuk kanë dëshirë të flasin dhe pothuajse nuk e njohin meqë është lindur dhe rritur në Austri.

Kushërinjtë e të dyshuarit shprehen me keqardhje për atë që ka ndodhur prapa kamerës sepse nuk duan të flasin publikisht.

Banorë të tjerë, siç është Muzafer Selmani, e kanë të vështirë ta besojnë se si një djalë i ri me origjinë nga ky rreth mund të përgatisë një akt terrorist, për çka akuzohet nga autoritetet austriake:

“Më vjen habi se si një fëmijë… më erdhi habi se si shqiptarët apo myslimanët kanë arritur në një gjendje të bëjnë terrorizëm… Ne shkojmë për një kafshatë buke atje të punojmë e jetojmë. Nuk më besohet… ne jemi të mësuar dhe përherë na kanë ngarkuar me sherre”, thotë zoti Selmani.

Të rinj që kalojnë kohën në një kafene të lagjes nuk kanë dëgjuar për rastin e as nuk e njohin familjen Aliji.

“Unë për atë rast dëgjoj nga ju dhe nëse është bashkëqytetar i yni është një gjë tragjike dhe duhet familjarët të shohin se a ka pasur ai ndonjë sëmundje apo pse ka ardhur deri tek ai rast. Ne nuk e njohim personin”, thotë Mevlan Zendeli, një ekonomist me profesion nga lagja Pitarnicë e Gostivarit.

Autoritetet komunale të Gostivarit, po ashtu nuk dëshirojnë të prononcohen lidhur me rastin, me arsyetimin se familja në fjalë nuk jeton këtu dhe se janë shtetas të Austrisë.

Sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, të rinjtë shqiptarë të besimit islam nga Maqedonia e Veriut, deri para pak vitesh kanë qenë pre e rekrutimit për nevojat e Shtetit Islamik apo strukturave të tjera në Lindjen e Mesme dhe ky numër ka shkuar në disa qindra, por me miratimin e ligjit nga Parlamenti në Shkup për dënimin e shtetasve që angazhohen nëpër ushtri dhe luftëra të huaja dhe me dobësimin e Shtetit Islamik, numri i këtyre personave vlerësohet se ka rënë dukshëm.

Profesori Mitasin Beqiri, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe ligjërues universiteti i të Drejtës Penale dhe Kriminologjisë, në një bisedë me Zërin e Amerikës e vlerëson rastin e fundit në Vjenë si “terrorizëm politik të jashtëm që merr përmasa më të mëdha”.

“Çështja e kriminalitetit politik apo e ekstremizmit, terrorizmit merr përmasa më të mëdha, fatkeqësisht dhe nuk zgjedh as moshën e re e as kufijtë. Terrorizmi i kalon kufijtë e territorit nacional të një shteti apo vendi. Fatkeqësisht, tentuesi për një akt të pahijshëm në Vjenë ndodhi të jetë (me origjinë) nga këtu dhe kjo tregon se ekstremizmi nuk njeh as vend e as kufij”, thotë zoti Beqiri.

Eksperti e shikon mungesën e bashkëpunimit dhe bashkërenditjes midis shkollës, pushtetit vendor, atij qendror dhe vetë familjes si burim i vënies nën ndikime ideologjike dhe devijimit të të rinjve.

Zoti Beqiri, i cili është dhe banor i komunës së Gostivarit, vlerëson se kleri fetar e nxit indoktrinimin, apo nuk angazhohet për largimin e të rinjve nga këto veprime.

“Burimi i ideologjisë mund të thuhet se vjen nga Lindja e Afërt; dikush thotë nga Irani, Iraku, apo Siria. Sido që të jetë, burimi vjen nga aty ku është, por këtu kur gjejnë hapësirë veprimi është më e keqja se kur dikush që është i thirrur ta parandalojë këtë lloj dukurie negative – ata janë të kyçur në këtë lloj kriminaliteti. Faktikisht, edhe kleri, nëse e ka për detyrë të merret… edhe në ajetet kuranore thuhet se ndalohet dhe nuk lejohet terrorizmi, vrasja, maltretimi, keqpërdorimi, etj.”, shprehet zoti Beqiri.

Mitasin Beqiri bën thirrje që shoqëria të jetë më aktive në parandalimin e këtyre sjelljeve dhe veprimeve ekstremiste.

“Paralelisht duhet të merren disa institucione me këtë dukuri negative të kriminalitetit, si: organet e rendit, gjyqësorit, shoqëria në tërësi dhe politika e vendit”, thekson eksperti i çështjeve të sigurisë.

I dyshuari kryesor për përgatitjen e aktit terrorist në koncertin e këngëtares amerikane, Taylor Sëift, 19-vjeçari Beran Aliji planifikoi të sulmonte shikuesit e mbledhur jashtë stadiumit Ernst Happel, deri në 30,000 çdo natë, me 65,000 të tjerë brenda stadiumit, me thika ose mjete shpërthyese artizanale.

Komploti, sipas autoriteteve austriake ishte frymëzuar nga grupi Shteti Islamik dhe nga al-Kaida, teksa i dyshuari kryesor, si dhe 18-vjeçari i arrestuar të enjten, “u betuan për besnikëri” ndaj Shtetit Islamik.

You Might Also Like

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?

TAGGED: #Austri, #Gostivar, #Taylor Swift
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ngjarjet për sot

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Kurti thirrje prokurorisë të bëjë më shumë për masakrën e Podujevës
Armenia fillon stërvitjet ushtarake me Shtetet e Bashkuara; përkeqësohen marrëdhëniet me Rusinë
Irani pretendon se ka dërguar me sukses një satelit në hapësirë
Xavi e pranon: Reali e meritoi titullin e kampionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?