By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse disa kompani serbe janë regjistruar sipas ligjeve të Kosovës e disa jo?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pse disa kompani serbe janë regjistruar sipas ligjeve të Kosovës e disa jo?
Ballina 1Lajme

Pse disa kompani serbe janë regjistruar sipas ligjeve të Kosovës e disa jo?

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 7:49 AM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Posta e Serbisë funksionon në Kosovë që nga paralufta dhe ofron lloj-lloj shërbimesh për komunitetin serb, por edhe për komunitetet tjera në Kosovë. Për dallim prej disa ndërmarrjeve tjera publike të Serbisë, ky institucion – degë të të cilit u mbyllën këtë javë nga autoritetet e Kosovës në veri të vendit – nuk ka aplikuar kurrë për licencë në Kosovë. Cilat janë arsyet? 

Në Kosovë ekzistojnë dy ndërmarrje publike serbe, të cilat veprojnë sipas ligjeve të vendit: MTS d.o.o. dhe Elektrosever.

MTS d.o.o. ka licencë për të ofruar shërbime në fushën e telekomunikacionit, ndërsa Elektrosever për furnizimin me energji elektrike të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e rrymës atje.

Të dyja këto kompani serbe në Kosovë operojnë me euro dhe në këtë valutë i lëshojnë edhe faturat për pjesëtarët e komunitetit serb.

E përbashkëta e tyre është që detajet për to janë negociuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Pse nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Postën e Serbisë në Kosovë?

Logoja e Postës së Serbisë në Kosovë (Foto: Radio Evropa e Lirë)
Logoja e Postës së Serbisë në Kosovë (Foto: Radio Evropa e Lirë)

Kryetari i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad, Aleksandar Popov, përmend mosgatishmërinë e palëve.

Më 5 gusht, autoritetet e Kosovës i mbyllën në veri të vendit nëntë degë të Postës së Serbisë, me arsyetimin se kjo ndërmarrje nuk është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në kohën e negociatave për Elektroseverin dhe MTS-në, Edita Tahiri, nuk deshi të komentonte për çështjen e Postës, duke thënë se nuk i përket fushës së saj.

Serbia dhe Bashkimi Evropian insistojnë që për shërbimet postare duhet të diskutohet në Bruksel, ashtu siç janë marrë vesh palët në të kaluarën.

Sociologu dhe analisti politik në Prishtinë, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu në Bruksel është përshkuar me mungesë të madhe të transparencës, dhe se askush nuk i di me saktësi arsyet e vërteta të moszgjidhjes së kësaj problematike.

“Përvojat e deritashme rrëfejnë që vetëm zgjidhjet e pranuara mes tri palëve kanë stabilitet afatgjatë. Tentimet për imponime mund të tingëllojnë triumfaliste, mirëpo kostot përfundimtare i zhbëjnë pretendimet fillestare”, thotë ai.

Ekonomisti dhe kryeredaktori i platformës Strateo në Beograd, Sasha Gjogoviq, beson që dialogu është çelësi.

“Nuk është e mundshme që të gjenden zgjidhje të njëanshme, është e rëndësishme të ketë komunikim interaktiv mes palëve dhe BE-së. Por, e shoh që [i dërguari evropian për dialog, Mirosllav] Lajçak është shumë pasiv në këtë periudhë vakumi mes zgjedhjeve në BE dhe atyre në ardhje në Shtetet e Bashkuara”, thotë Gjogoviq.

Prandaj, ai pohon se duket sikur ekziston një “marrëveshje e pashkruar” Prishtinë-Beograd, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta çojë përpara agjendën e tij në këtë kohë vakumi, dhe, sipas Gjogoviqit, në fund Serbia dhe serbët e Kosovës do të detyrohen ta pranojnë realitetin e ri.

Rëndësia e Postës për serbët në Kosovë

Nëpër degët e Postës së Serbisë, e cila ofron edhe shërbime financiare jobankare, qytetarët serbë në veri të Kosovës mund të kryenin pagesa të ndryshme për institucionet që punojnë sipas sistemit paralel serb, të pranonin ose të dërgonin letra, si dhe të merrnin pagesa prej buxhetit të Serbisë, sikurse pensionet, apo ndihmat për fëmijë, në dinarë serbë.

Degët e kësaj Poste, në pjesën jugore, vazhdojnë punën.

Megjithatë, sigurimi i ndihmave përmes Postës është vështirësuar këtë vit, pas fuqizimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ta bërë euron si valutë të vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Si rrjedhojë, u ndalua qarkullimi i dinarit serb.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar disa runde negociatash në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për dinarin.

Nëpër ato bisedime u tha se pala serbe ka shtyrë përpara mundësinë e licencimit në Kosovë të bankës Kursimorja e Postës, por se pala kosovare nuk është pajtuar, me arsyetimin se Banka Qendrore e Kosovës, si institucion i pavarur, vendos për licencim.

Bankënotë e dinarit serb. (Foto: Reuters)
Bankënotë e dinarit serb. (Foto: Reuters)

Me mosfunksionimin e Kursimores së Postës dhe të Postës së Serbisë, analistët në Serbi besojnë se jeta e serbëve lokalë në Kosovë është vështirësuar, por që asnjëra palë nuk është e interesuar për mirëqenien e tyre.

Gjogoviq e përmend si mundësi shkuarjen e serbëve në Serbi për t’i kryer punët e tyre, por thotë se ajo alternativë mund të bëhet e kushtueshme dhe të mos jetë praktike për ta.

Ndërkaq, Popov beson që Asociacioni i komunave me shumicë serbe – për çka palët kanë arritur dy marrëveshje që nuk janë zbatuar kurrë – do të mund t’i mbulonte gjithë këto aspekte.

Në një draft-statut të Perëndimit, që iu prezantua palëve vitin e kaluar, si bazë për formim të Asociacionit është paraparë që ky trup të ketë buxhetin e vet në një llogari në ndonjërën nga bankat e licencuara nga BQK-ja.

Muhaxhiri vlerëson se “përfshirja e të gjitha kompanive serbe që funksionojnë në Kosovë, nën ombrellën institucionale shtetërore, është e pashmangshme”, por thotë se të dyja palët tani janë duke synuar përfitime maksimale prej procesit të dialogut.

Disa serbë në veri, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se janë të dëshpëruar për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë, dhe se veprime të tilla “nuk çojnë drejt paqes”.

You Might Also Like

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Gashi: Qytetari duhet të rikthehet si gjykatës

Tri të mitura tentojnë të arratisen nga Strehimorja në Lipjan

Vdes atdhetari Rexhep Balidemaj

TAGGED: #Kompani serbe, #Kosovë, #Ligje
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Loriana Kuka e nis me fitore në ‘Paris 2024’, mund sllovenen

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
Kievi akuzon Rusinë se ka sulmuar një tjetër central bërthamor
IHMK: Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Haradinaj: Sportistët dëshmuan se janë ambasadorët tanë më të mirë
Gërvalla: Shqipëria, partneri më i dashur i Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?