By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një lajm i rremë dhe trazirat në Britaninë e Madhe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Një lajm i rremë dhe trazirat në Britaninë e Madhe
Ballina 2Rajon / Botë

Një lajm i rremë dhe trazirat në Britaninë e Madhe

Kosova Times
Last updated: 2024/08/10 at 8:11 AM
Kosova Times Published August 10, 2024
Share
SHARE

Për ditë me radhë ka pasur trazira me motiv ksenofobinë në disa qytete britanike, të nxitura prej një lajmi të rremë në rrjet. BBC ka mundur të gjurmojë burimin e lajmit.

E gjitha nisi me një lajm të rremë. Në Southport një 17 vjeçar sulmoi disa vetë në një shkollë baleti – tre fëmijë vdiqën. Shumë shpejt u përhap në rrjet informacioni, se dorasi ishte një i ri azilkërkues, mysliman dhe që kishte ardhur vitin e kaluar me anije përmes kanalit të Lamanshit. Por ky informacion ishte i rremë. Dorasi i pandehur ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar si fëmijë emigrantësh. Informacioni i rremë u shpërnda në rrjet duke nxitur shumë njerëz të protestojnë rrugëve në disa qytete për ditë të tëra. Si mund të ndodhte kjo? Në një investigim BBC ka gjurmuar burimin e informacionit, ku ai u publikua pë herë të parë. Informacioni i rremë është publikuar në një portal lajmesh: Channel3Now. Kjo faqe është e specializuar për tema të kriminalitetit. Në një deklarim për BBC-në një pjestar i menaxhmentit, pranoi se publikimi i informacionit për dorasin e Southport ka qenë një gabim i paqëllimshëm. Një punonjës i portalit tha, se sipërmarrja është komerciale, synon të publikojë sa më shumë ngjarje që të jetë e mundur. Lidhjet me Rusinë BBC nuk ka mundur të verifikojë.

Dezinformatë online me pasoja offline

Një informacion i rremë, që përshtatet me botëkuptimin e shumë njerëzve, të cilët e përhapin atë në rrjet. Në Telegram, në X (dikur Twitter) me pasoja konkrete: “Ajo që përjetuam këtu është, se një lajm i rremë në rrjet përhapet duke nxitur dhunë e trazira offline”, thotë Sander van der Linden, profesor psikologjie në Universitetin Cambridge dhe ekspert për fake-news. Informacionet e rreme përhapen shpejt, sepse kushdo mund t’i publikojë ato në rrjet. “Informationet janë pa dëshmi, të paverifikuara. Këto publikime mund të bëhen virale”, thotë van der Linden. “Koncernet mediatike kanë verifikues faktesh, redaktorë, producentë, të gjithë verifikojnë. Ndërsa këto platforma nuk kanë mekanizma kontrolli.”

Pushteti i medias zhvendoset tek koncernet e internetit

Javën e kaluar pikërisht edhe gazeta britanike “The Sun” i kushtoi vëmendje kësaj teme. Në titull shkruhej: “Media anti-sociale” – një lojë fjalësh me konceptin media sociale. Krahas titullit ishte printuar edhe një gurëhedhës. Nëntitulli ishte: “Si Facebook e të tjerë nxisin dhunën në rrugët tona.” Titulli tërheq vëmendjen edhe sepse kjo është një gazetë që i përket perandorisë mediatike të Rupert Murdoch, që po nxjerr në pah kthesën. Nuk janë më tabloidët, gazetat e përditshme të bujshme, që japin tonin në Mbretërinë e Bashkuar e bëjnë politikë, por janë koncernet e mëdha të internetit. Elon Musk, pronar i platformës X, javën e kaluar sulmonte vazhdimisht kryeministrin britanik Keir Starmer. Një luftë civile është e pashmangshme, shkruante ai.

Musk akuzoi Starmer p.sh., se po mban qëndrim krejt ndryshe ndaj “protestuesve të bardhë” në vend që t’u kundërvihet dorasëve me prejardhje migracioni. Por për këtë ai nuk jepte asnjë dëshmi. Politikanë britanikë të skajit të djathtë e përdorën këtë argument – edhe ata pa ofruar prova. Shefi i X Musk e lejoi sërish në platformën X aktivistin ekstremist të djathtë Tommy Robinson, i cili ka 900.000 ndjekës dhe poston Tweets me përmbajtje djathtiste dhe informacione të rreme duke i nxitur protestuesit e dhunshëm.

Përpjekjet për rregullimin nga shteti të këtyre platformave janë në fillimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Hannah Rose, eksperte për ekstremizmin në Institutin për Dialogun Strategjik, e quan këtë si një shembull për ligjin Online Safety Act: “Ky ligj duhet t’i detyrojë platformat që të shuajnë përmbajtjet ilegale. Kush nuk e bën këtë duhet të gjobitet. Por rregullorja ndodhet ende në fazë fillestare.” Se sa efikas është ky ligj, kjo është ende e paqartë. Do të varet nga pozicioni i strukturës rregullatore shtetërore. /dw/

You Might Also Like

A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

TAGGED: #Brirani, #Lajm i rremë, #Trazira
Kosova Times August 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken: Kina po përshpejton planet për bashkim me Tajvanin

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Kurti për Ukrainën: Premtojmë mbështetje derisa fitorja të jetë e tyre
Zemaj: Në krye të `qeverisë së unitetit` mund të jetë edhe emër jopartiak
Drone, avionë apo fenomene natyrore. Çfarë ka fluturuar në qiellin e SHBA prej javësh?
Prishtina kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit të ri-luhet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?