By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktivisti rus Pivovarov thotë se opozita ruse dhe ukrainasit kanë synime të njëjta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Aktivisti rus Pivovarov thotë se opozita ruse dhe ukrainasit kanë synime të njëjta
Ballina 2Rajon / Botë

Aktivisti rus Pivovarov thotë se opozita ruse dhe ukrainasit kanë synime të njëjta

Kosova Times
Last updated: 2024/08/12 at 7:47 AM
Kosova Times Published August 12, 2024
Share
SHARE

Përgjatë kohës sa ka qenë në burg në Rusi, Andrei Pivovarov, e ka dashur vetëm një gjë: lirinë.

“Të lirohem. Jeni vazhdimisht duke numëruar ditët, orët, muajt. Dëshira e vetme është të lirohesh. Secili person, qoftë me qasje politike ose jo, që është në burg, dëshiron të jetë i lirë”, ka thënë Pivovarov për Current Time – projektin televiziv të Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës.

Pivovarov, 42-vjeçar, ka qenë pjesë e këmbimit më të madh të të burgosurve në mes të Perëndimit dhe Rusisë, prej Luftës së Dytë Botërore.

Në këmbimin e 1 gushtit, Rusia i ka kthyer tetë të burgosur, të mbajtur në Perëndim, përfshirë një anëtar të shërbimit rus të sigurisë, FSB, të dënuar për kryerjen e një vrasjeje në Gjermani, ndërsa 16 persona janë liruar prej burgjeve ruse dhe bjelloruse.

Aty është përfshirë Pivovarov, disidentët Vladimir Kara-Murza dhe Ilya Yashin, si dhe shtetasit amerikanë: Evan Gershkovich, Paul Whelan, dhe gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva.

Pivovarov, ish-drejtor ekzekutiv i lëvizjes tashmë jofunksionale për demokraci, Rusia e Hapur, është ndaluar në maj të vitit 2021, pasi është nxjerrë prej një aeroplani në Shën Petersburg, pak para se të nisej për në Varshavë.

Ai është dënuar me katër vjet burgim më 2022, nën akuzat se ka udhëhequr një “organizatë të padëshiruar”.

Ligji për “organizatat e padëshiruara” është miratuar më 2015, dhe ka qenë njëri prej vendimeve të Kremlinit, i cili ka goditur shumë organizata joqeveritare që kanë pranuar fonde të huaja prej Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas gjyqit të mbajtur në Krasnodar, Pivovarov, me origjinë prej Shën Petersburgut, është dënuar në korrik të vitit 2022, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe intensifikimit të fushatës së presidentit rus, Vladimir Putin, për të shtypur zërat kundërshtarë ndaj luftës.

Prej janarit të vitit 2023, Pivovarov ka qenë në izolim në një burg në rajonin Karelia të Rusisë.

Nga momenti kur është liruar, dhe është transferuar në Gjermani, Pivovarov ka dhënë disa intervista, dhe së fundmi ka thënë se dëshiron të gjejë pak kohë për të kaluar me familjen.

“Do të dëshiroja të pushoja. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam mundur të komunikojë me djalin tim, do të dëshiroja ta takoja, të kaloja kohë me të”, ka thënë Pivovarov për Current Time, duke shtuar se nuk e ka në plan të braktisë “jetën politike”.

Ai e ka pranuar se kundërshtimi i Putinit është punë më e lehtë prej jashtë, por efekti është ndryshe.

“Kur jeni në Rusi, secili unifikim, secili koordinim bëhet menjëherë vepër penale. Në të njëjtën kohë, kur keni një platformë jashtë shtetit, sikurse e kemi tani, në njërën anë, për të qenë i sinqertë, e zbeh peshën e fjalës, sepse është më e lehtë të thuash diçka teksa shijon rrezet e diellit, duke e ditur që asnjë zyrtar policer nuk do të të përndjekë”, ka thënë Pivovarov.

“Në anën tjetër, kjo na mundëson të themi diçka për popullin rus”.

Ai ka thënë se jeta e opozitës ruse, që Putin e shtyp vazhdimisht, do të jetë sfiduese, dhe që synimi nuk duhet të jetë te “bashkimi, por te krijimi i një dialogu, kontakti”.

“Natyrisht, do të kemi mosmarrëveshje”, ka thënë ai.

Pivovarov është pyetur edhe për komentet që ka bërë më 2 gusht, në një konferencë për media në Bon të Gjermanisë, kur ka sugjeruar se sanksionet perëndimore kundër rusëve, janë duke ndikuar padrejtësisht në jetën e rusëve të rëndomtë, deklaratë që ka nxitur kritika, sidomos në mesin e ukrainasve.

“Nuk kam folur për padrejtësitë e sanksioneve. Nuk i kujtoj të gjitha fjalët një nga një, mirëpo nuk kam folur për padrejtësi. Sanksionet janë efektive, funksionojnë. Po flas, shembull, për një amvise – një shembull koti – por që mund ta ilustrojë situatën. Le të themi që ajo e ka një fëmijë të vogël dhe gatuan në shtëpi. Kam folur që ajo të ketë mundësinë të blejë produkte normale, që përditshmëria e saj të jetë më e thjeshtë”, ka thënë Pivovarov.

Sipas tij, kundërshtarët rusë të Putinit e kanë një qëllim të përbashkët me ukrainasit.

“Synimet tona janë të njëjta. Ne duam të punojmë së bashku për t’i dhënë fund luftës, që regjimi në Rusi të ndryshojë, dhe që Putin të përfundojë në bankën e të akuzuarve. Ky është synimi ynë”, ka thënë ai.

“Ne vetëm duhet t’i shikojmë gjërat prej perspektivës së shoqërisë ruse, dhe në këtë kuptim, ne mund të jemi më të dobishëm”. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

TAGGED: #Opozita ruse, #Ukrainasit
Kosova Times August 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nis publikimi i rezultateve, PS fiton drejtimin e tri bashkive

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Hoxha pritet në takim nga drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, e falënderon për bashkëpunimin
Aktakuzë kundër 10 personave në rastin “Subvencioni IV”
Sulmet izraelite vrasin pesë persona në Bregun Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?